Home / Të ndryshme / Kur s’ju deshi në Dhjetor rinia, si do t’ju dojë tani Shqipëria?!

Kur s’ju deshi në Dhjetor rinia, si do t’ju dojë tani Shqipëria?!

January 25, 2019 

Kur s’ju deshi në Dhjetor rinia, si do t’ju dojë tani Shqipëria?!

(S’ngjall kjo opozitë as shpresë, as besim!)

Po bien daullet,
fshati është në festë,
se gjithë opozita,
do të bëjë protestë!

E ka seriozisht,
opozitë e ndritur,
një muaj të tërë,
për t’u përgatitur!

Duket opozita,
s’e ka terezinë,
që njerëzit t’i mbledhi,
me një fishkëllimë!

PD-ë veç në letër,
është demokratike,
se në fakt është bërë,
një kërmë politike!

U duhet një muaj,
për gjithë Shqipërinë,
që të bindin njerëzit,
në protestë të vinë!

Me Monën dhe Lulin,
asnjë shpresë s’ka lindur,
ndaj duan një muaj,
njerëzit për t’i bindur!

Po ne mirë e dimë,
kush ka hall vërtetë,
s’ka nevojë ta bindësh,
në protestë vjen vetë!

T’i shkosh pas Palokjes,
dhe Petrit Vasilit,
duhet që të jesh,
kokrra e debilit!

Shqiponja Monikë,
mortja Lulëzim,
te asnjë nuk ngjallin,
shpresë dhe besim!

Në fakt Socialistja,
s’është fare pa vlera,
po Mona me Lulin,
janë fare betera!

Tani mbi të bardhë,
me të zezë është shkruar,
kjo klasë politike,
ka degjeneruar!

Po nëse fiks nesër,
votat do t’i hedhin,
njerëzit përsëri,
socialisten zgjedhin!

Njerëzit Socialisten,
zgjedhin përsëri,
se Lulin e duan,
si kripën në sy!

Monika me çizme,
gati u tërbua,
po njerëzit e duan,
si gjembin në thua!

Gjithë opozitarët,
flasin si idiotë,
se po s’hoqën Ramën,
gjithçka është e kotë!

Po si do ta hiqni,
o majmunë të zgjuar,
po si do ta hiqni,
fare pa votuar!

Injorancën tuaj,
çdo ditë promovoni,
se një tranzitore,
qeveri e doni!

Kjo është pa dyshim,
shpikje e Lulashit,
që pret sa të bien,
dy topet e dashit!

Që nuk ka probleme,
s’ka burrë që e thotë,
por çdo gjë do zgjidhet,
me të shkretën votë!

Ndaj dhe Tranzitorja,
është një handikap,
votat i ka Rama,
s’të lë të bësh xhap!

Protesta të bëhet,
qoftë dhe një orë,
po për të ndryshuar,
sistemin zgjedhor!

Mos shkojnë aleatët,
si derri në thes,
me këtë sistem,
nuk kanë interes!

S’e kupton as Dashi,
që s’është budalla,
se votat ja marrin,
partitë e mëdha!

Me këtë protestë,
gjë s’fitoni dot,
dhe njëqind të bëni,
prapë e kini kot!

Vendi s’ka nevojë,
për një Tranzitore,
po për një reformë,
të thellë zgjedhore!

Përfundimisht vetes,
do t’i nxirrni sytë,
nëse dy palë zgjedhje,
bëni në një ditë!

Luli me Monikën,
dhe mund të nxitojnë,
se nga ky sistem,
mund të përfitojnë!

Tek këta të dy,
do të bjeri gogla,
e fare do digjen,
gjithë partitë e vogla!

Po Luli me Monën,
krejt falimentuan,
që kur gjithë studentët,
në shesh s’i pranuan!

Tani unë po pyes,
kur s’të do rinia,
si mund të të dojë,
tani Shqipëria?!

A.DUKA

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...