Home / Lajme / Vajza e Hamëz Jasharit publikon zërin e babait të saj, dëgjohet rrëfimi patriotik i tij

Vajza e Hamëz Jasharit publikon zërin e babait të saj, dëgjohet rrëfimi patriotik i tij

Besarta Jashari, e bija e heroit legjendar Hamëz Jashari ka publikuar një audio-regjistrim i cili flet për guximin, sakrificat si dhe përkishtimin për lirinë e vendit të babait të saj.Megjithëse kanë kaluar 20 vite që kur ka përfunduar lufta, Besarta thotë se fjalët e Hamzës janë dëshmi se si duhet atëdheu e liria.Mes tjerash, gjatë këtij rrëifmi ajo thotë se përjeton edhe harmoninë familjare që dikur kishin si familje!

hkrimi i saj i plotë:…zëri që më qetëson shpirtin !Sot, pas më shum se 20 vjet, fjalët e babushit përbëjnë një dëshmi se si duhet atëdheu e liria, dëshmon për familjën tonë…

Në këtë audio regjistrim, që është i publikuar vetëm pjesërisht, mund të dëgjoni fjalët e babushit përmes të cilave e kuptojmë guximin e përkushtimin për liri, sakrificën për shumë vite që bënte familja jonë, presionin sistematik që përjetonim… por mbi të gjitha të palëkundur dashurinë dhe besimin në lirinë që po na priste…Gjatë këtij rrëfimi të babushit, mes tjerash përjetoj edhe harmoninë familjare që dikur kishim dhe sot më përcjellë si një kujtim i mire.

Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri.

Shtazët janë krijuar me epsh e pa intelekt, engjëjt me intelekt e pa epsh, ndërsa njeriu me të dyja. Duke poseduar të dy komponentet, ekzistenca i ofron mundësinë të ngrihet më lartë se engjëjt ose të bie më poshtë se shtazët. Pozitat në namaz janë pozitat e engjëjve që Profetit të Bekuar iu shfaqën në Miraxh. Në qiellin e parë engjëjt qëndronin vertikalisht, në qiellin e dytë ishin të përkulur, në qiellin e tretë ishin përulur në sexhde, në qiellin e katërt ishin të gjunjëzuar, në qiellin e pestë shprehnin përkushtimin e tyre duke e ngritur Lavdinë e Tij të Përjetshme, në qiellin e gjashtë e shprehnin përkushtimin për Madhështinë e Tij, në qiellin e shtatë shprehnin vetëm urime për Atë, dhe të gjitha këto i bënin qëkur ishin krijuar. Duke i përbashkuar këto shfaqje madhështore të universit, njeriu harmonizohet me lëvizjet e natyrshme të krijimtarisë dhe dëshmon me intelegjencën, vullnetin dhe të folurit e tij se Ai që e ka krijuar “…nga një pikë farë e përzier, për ta sprovuar…” (76/2), është Realiteti i Vetëm te i Cili do të kthehet nëpërmjet vdekjes. Dunjaja, figurativisht është paraqitur si një bark i madh nga i cili do të dalin qeniet njerëzore për tu ballafaquar me realitetin tjetër, ashtu siç e ndërrojnë mënyrën e jetesës kur dalin nga barku i nënave në këtë botë. Me vdekjen e trupit, vdesin të gjitha sëmundjet trupore dhe mbeten të gjitha sëmundjet shpirtërore si padituria, gënjeshtra, lakmia, mendjemadhësia, shpifja, mashtrimi, përgojimi dhe gjërat e tjera të neveritshme me të cilat shpirti është mësuar të jetojë me to në dunja por do t’i mungojnë përjetësisht në ahiret (jetën e përtejme). Në mungesë të tyre, qenia digjet dhe nuk ka dënim më të dhembshëm se sa të duash diçka që nuk mund ta kesh më kurrë, ose më drejt, ta duash relativen duke e marrë për absolute, veprim ky, që në Kuran është përshkruar “…si mirazhi në shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë, por, kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgjë.” (24/39).
Zemrat e gjalla nëpërmjet diturisë arrijnë të realizojnë namazin dhe nëpërmjet namazit arrijnë të zbulojnë urtësinë që fshihet brenda tyre, prandaj, zemra është quajtur edhe xhan. Fjala xhan vjen nga folja xhenna që do të thotë fshihem (me u fshehë). Embrioni në bark quhet xhanin. Nga e njëjta rrënjë vjen edhe emri xhenet me të cilën është emërtuar parajsa. Me fjalën xhenet janë emërtuar edhe kopshtet, për shkak të dendësisë së drunjve që kanë mbuluar tërësisht tokën dhe ajo nuk është parë. Zemra meriton emrin fshehtësi sepse është vendbanimi i dashurisë, kurse dashuria është fillimi i çdo lëvizjeje. Aq sa ka zemra, ka edhe dashuri dhe aq sa janë të ndryshëm njerëzit aq janë të ndryshme dashuritë. Në botë ka dashuri që me ndarjen e të dashuruarve vjen mërzia. Ka dashuri kur nga ndarja vjen pikëllimi. Mërzia shfaqet me humbjen gjërave materiale, ndërsa pikëllimi me humbjen e gjërave shpirtërore. Në botë ka edhe dashuri që me takimin e të dashuruarve shuhet malli, por ka edhe dashuri që me takimin e tyre shtohet malli. Zemrat që janë mësuar të jetojnë me Të Vërtetën, nuk mund ta durojnë ndarjen nga Jetdhënësi, prandaj, çdo ditë qëndrojnë në pozitat engjëllore për ta shmangur vetminë e jetës së dunjasë dhe përulen përvujtnisht duke kontempluar përmallshëm për takimin me Atë. Namazi është takimi që atyre ua shton mallin për Vizionin e Bukur të Fytyrës së Atij që nga Dashuria e ka shfaqur ekzistencën me një “Bëhu!” por nuk e ka zhdukur me një “Zhbëhu!” Nga dhimbja dhe malli që ka shkaktuar ndarja, njëri nga të përmalluarit pshertinë:

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...