Home / Opinion / I TJETËRSUARI!

I TJETËRSUARI!

Fotografia e Avdi Ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

(Në vend të dialogut me një shqiptar të tjetërsuar në një komb tjeter)

Gjatë luftës çlirimtae për liri e të drejta kombëtare në Kosovë, u bë shum pak që krahas çlirimit nacional të realizohet edhe ai për mirëqenie sociale.
Kjo pas përfundimit të luftës i ka goditur më së shumti idealistët e ndershëm. Këta intelektualë idealistë pane në praktikë se njeriu mund ta ketë atdheun e vet, shtetin e vet, qeverinë e vet, dhe të jetoj prap në skllavëri dhe mjerim. Dëshprimi po bëhet edhe më i tmerrshëm kur pseudointelektualët i mbyllin sytë para së vërtetës që në fakt egziston, ne qeverisjen demokratike që është në fuqi e quajnë “demokraci të ndritshme”, paçka se në këtë mjedis jetojnë njerëz në skamje e mjerim të skajshëm si në kohen e Migjenit, megjithatë këta pseudointelektualë po besojnë verbërisht se jetojnë të lumtur në demokraci! Duhet theksuar se kjo pjesë pseudointelektuale, po i bëjnë një shërbim të keq të jetuarit në liri demokratike duke e ngushtuar gjerësinë e realizimit për mirëqenie sociale.
Ky udhëtim i idealistit prej intelektuali të ndershëm me pseudointelektualin është për trishtim dhe i frikshëm, thuaja se na kanë zënë mallkimet e të flijuarve brez pas brezi nëpër shekujt e përflakur pë lirinë e trojeve shqiptare. Ky atdhe flijimesh vazhdon të udhëtojë në kohë, në hapsirë, në pafundësi, që nxjerrin në shesh këtë kohë të demonizuar, nga klane njerëzish të përçudnuar që në luftën çlirimtare u rreshtuan për marrjen e pushtetit e për përfitime materiale, e jo për lirin e atdheut.
Duket ditën për diell se demokracin në trojet shqiptare e ndërtojnë të huajt për interesat e tyre kombëtare, për këtë kemi demokraci të brisht e të dyshimt, këto shoqëri llogaritaresh, u pane qysh në zanafillë se janë lidhje mafiozësh të mbrapshtë, me dredhi e tradhti po bëhet vendi ynë vendkalim i mënxyrave, që po deformon demokracin autentike, duke e vjedhur atdheun edhe ashtu të varfër për kah zhvillimi ekonomik.
Të gjitha këto pseudo liri përshkojnë atmosferën përkatëse të kësaj kohe që po e jetojmë tregojnë realitetin dhe të vërtetën. Në një anë udhëheqja politike që është duke jetuar në superluks, në anën tjetër populli shum i varfër që mezi siguron kafshaten e gojes, por që reziston e nuk pranon ta humb identitetin kombëtar, që çohet peshë sa here që dikush mundohet t’ja ndërroj identitein e të qenurit shqiptarë, nga njerëz të papërgjegjshëm, që krrokasin si korbi, nga këta profiter paqeje e lufte populli po distancohet, kuptohet se nuk mund të sillen më si titistët, kinse janë shpëtimtarë të atdheut, me qëndrimet, me veprat, me sjelljet e tyre këta janë tjetërsuar që madje edhe emri shqiptar po u tingëllon si i huaj dhe më shumë u flenë në hater emri “Kosovar”. Kur këtyre pseudointelektualëve ua shtojmë edhe gjakëpirësinë ndaj kundërshtarëve të tyre, këta pseudointelektualë të etshëm për para dhe pushtet, këta autokrat Makiavelist, ambiciozë të sëmurë dhe të tmerrshëm në pamundësi që ta bëjnë për vete popullin, katandisen në shpirtligë të paarsyeshëm dhe janë bërë si furtunë shejtanësh , që tremben nga rrufetë bubulluese që u duken si kërcënim qiellor, që po u hakmerret, që duket se janë e ardhmja e jetës së tyre, ku do ta pësojnë disa herë më keq për sherbimet që i kanë bërë të hujait në dëm të kombit e atdheut.
Njeriu që i ka shitur shpirtin djallit, njeriu që ka mohur kombin e tij dhe ka kaluar vullnetarisht në një komb tjetër, i ka rrëshqitur toka nën këmbë, ai njeri mezi mbahet, shkon drejt rënies e shkatërrimit të tij shpirtëror. Ky njeri han dheun (vetëvetën) me dhëmbë e ka kapluar paniku, paranojizmi, s’di ç’të bëjë nga zemërimi. Nuk e mban dheu i tokës shqiptare, nuk e duron, nuk i pranon kurrsesi veprimet e tij të ulta, sjelljen e tij të keqe ndaj popullit dhe atdheut, veprimet e tij të fshehura kanë qenë për një tokë të djegur të truallit shqiptar, për një botë të shkatërruar nga rënia e ndonjë asteroidi qiellor.
Këto situata aktuale dhe të ndodhura nga e kaluara, flasin për atë se historia nuk përsëritet, këto veçse janë analogji evidente që burojnë nga situata konkrete, të kohës që jetuam e po jetojmë. Situatën e tillë mund ta ndryshojnë njerëzit që kanë ideal lirin kombëtare, të liruar nga dogmat, nga zhurmë e thatë, nga fjalë e thatë, nga prangat klanore. Atdheut i duhen njerëz që kanë vizion, që kanë shikim të pastër, me besim në ardhmëri.

Më 15.01.2010

About admin

x

Check Also

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

July 31, 2019 Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani ...