Home / Lajme / Manjani ka pajisur Balilin, me dëshmi penaliteti false si “i padënuar”, kur Ilir Metaj e bëri drejtor transporti… droge

Manjani ka pajisur Balilin, me dëshmi penaliteti false si “i padënuar”, kur Ilir Metaj e bëri drejtor transporti… droge

Edhe ky fakt, tregon se gjurmët e “Eksobarit”, çojnë në gjurmët e “dhelprës” që struket në Presidencë, i cili u shfaq në Lezhë me fytyrë të zverdhur, prej nga përshëndeti prangosjen e kryetrafikantit të tij, me zë të dridhur si “miu në çark”, ndërkohë që frika dëshmisë së tij, ka mbërthyer edhe katër ministrat Vasili, Panariti, Haxhinasto e Manjani, të cilët kanë firmosur koncesione e letra të paligjshme për Balilin, në shkëmbim të shpërblimeve

Vetëm 1 muaj, pasi LSI u ul në kolltukët e pushtetit “Rama-1”, pronarët e partisë “morri i kuq” Ilir Metaj e Dr Monika Kryemadhi, u dhanë urdhër ministrave Manjani, Panariti, Haxhinasto, Gjosha e Koka, të emëronin urgjent, drejtorët e pjesës së pushtetit të partisë, nëpër zona.

Në krye të listës së ministrit Edmond Haxhinasto, ishte emri i “juristit” Kelment Balili, për postin Drejtor i Transportit Rrugor të Rrethit Sarandë, ku bashkëngjitur listës, me shënimin “Saranda me përshpejtim”, shef Likja i kishte çuar dhe këtë kërkesë, të firmosur nga vetë “Eskobari”:

– “Unë Kelment Balili, jam diplomuar për “Drejtësi” në Fakultetin “Kristal” në vitin 2009, me titullin “Jurist”, kryer studimet me rezultate të mira, si dhe kam kryer, Master Niveli i Dytë MND, Dega “E Drejta Civile” Profili Shkencor. Përsa më sipër, mendoj se kam aftësitë dhe shpreh dëshirën, të punoj në Drejtorinë e Transportit Rrugor Sarandë, në detyrën “Drejtor”.

Ministri Haxhinasto, firmosi vendimin e emërimit brenda sekondës, ndërkohë që porositi drejtor Balilin, të merrte formalisht një Dëshmi Penaliteti, sa për ta patur dokument në dosje, mbasi edhe ai e dinte më mire, se ishte Jurist me “Master”, diplomuar me rezultate të larta.

Ndërsa tani, që Balili u prangos si trafikant droge, çifti Metaj-Kryemadhi e Elona Guri, që i merrte Balilit “pjesën” dhe e dorëzonte tek Monika, po bëjnë sikur nuk e njohin fare Eksobarin, përpjekje mjerane, që Ilir Metaj e nisi nga Lezha, i shfaqur me zë “lepuri” dhe fytyrë “mehiti”.

Sikur nuk e njeh, po bën edhe Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë, i cili, kur Ilir Metaj e emëroi drejtor transporti në Sarandë, ai e pajisi Kelmend Balilin me Dëshmi Penaliteti false, si “Person i pa dënuar”, kur në fakt, Manjani kishte në zyrë, letrat e kërkimit ndërkombëtar, depozituar nga drejtësia greke e 3 shtete të tjera, për trafik droge, etiketuar si “Eksobari Ballkanit”.

Të gjithë horat e LSI, ish shefa të Balilit, po bëjnë sikur nuk e njohin Kelmendin e sikur, nuk kanë asnjë lidhje me të, ndërkohë që i kanë dhënë afro 2 milionë euro tendera për policinë private “Balili CO”, i kanë inaguruar super hotelin “Santa Quaranta”, morën dhuratë nga 1 apartament në Sarandë dhe kishin në dispozicion falas, nga një suitë private brenda super hotelit, ku shkonin çdo fundjavë… me dashnoret dhe trafikantët.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...