Home / Lajme / URDHËRDHËNËSI, VRASËSI DHE MBROJTËSI të BASHKUAR në VEPRIM!

URDHËRDHËNËSI, VRASËSI DHE MBROJTËSI të BASHKUAR në VEPRIM!

Billedresultat for sami kurteshi

Sami Kurteshi

 

Me grafitet në Prishtinë e rrethinë, me tekstin në gjuhën anleze „unë nuk jam armë“, (përkthim) duke aluduar vrasjen e Astrit Deharit në burgun e Prizerenit, tani doli sheshit, u aktivizuan urdhërdhënësi – krerët e pdk-së dhe shik-ut Thaçi dhe Veseli, vrasësi(t) – institucioni i burgut bashkë me krerët e policisë në krye me Sh. Maxhunin, nën mbrojtjen e ministres së drejtësisë Dh. Hoxha, me shpurën e tyre kriminale në prokurori dhe gjyqësor -S. Hoxhën me kompani, pësuan një katarzë.
Fshehtësinë e krimit e mban të ndrydhur edhe për shumë kohë, por jo një jetë të tërë. E „gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi“ – kjo lukuni vrasësish, pikërisht me grafitin dhe tekstin në të, përfundimisht treguan, dëshmuan dhe pranuan krimin dhe armën me të cilën e vranë Astrit Deharin.
Kjo shpurë kriminelësh as gjumin nuk e bën dot rehat. Nuk ka shpëtim, veç vonim. Koha e ndryshimeve nuk ndalet me dhunë. Drejtësia po vjen! Madje edhe për sqarimin e krimeve tjera politike. Ky është tmerri i shpurës së urdhërdhënësve, vrasësve dhe mbrojtësve të tyre.
Me porosi e kërcënime kriminale, as frikësohen e ndalen aktiviste/ët, as ndalet hovi i rritjes dhe as ndalet fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

About admin

x

Check Also

“Për sjelljen e Ramës, studentët dhe gjirizet e sistemit anti-sistem”

il December 16, 2018  Nga Arkiva Pse Rama i mëshon gjithnjë e ...