Home / Lajme / Lamtumira për atdhetarin dhe partizanin e LANÇ, Orhan Frashëri

Lamtumira për atdhetarin dhe partizanin e LANÇ, Orhan Frashëri

U këput e ra një lis!

Disa ditë më parë u nda nga jeta një nga figurat më të shquara të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, Orhan Frashëri.I nderuari Orhan Frashëri ishte një kolos i fjalës, guximit e trimërisë, i cili gjatë gjithë jetës së tij mbrojti vlerat e LANÇ-it dhe popullit shqiptar. Kontributet e tij në mbrojtjen e vendit tonë ishin të shumta, teksa pas çlirimit të Shqipërisë ai kreu disa funksione të rëndësishme ushtarake e civile gjatë jetës së tij. Orhan Frashëri është shquar gjithashtu si një njeri i fjalës e i letrave. Për shumë vite me radhë ai ishte një bashkëpunëtor e mik i mirë i gazetës “Telegraf”, në të cilën janë botuar shumë shkrime të tij. I shprehim familjes, të afërmve, miqve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të mikut tonë të vyer, Orhan Frashëri ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta. Ëngjëll Musai Drejtor i gazetës “Telegraf”

Nga Enver Cakaj

Siu rrëzua e kush e rrëzoi atë lis të hershëm,që as bombat,as predhat e topave nuk e rrëzuan dot? Ai luftoi maleve, punoi maleve, mori pamjen e tyre dhe mbeti një mal i tërë. Djersën dhe gjakun i amalgamoi dhe ato u shndërruan në flamur.Atë flamur nuk e lëshoi nga dora, sepse ai me shokë i kishte dhënë ngjyrën e gjakut. I ngjeshur me një brez fishekësh në brez,armën në dorë dhe një çantë të mbushur me fishekë e pak bukë në krah,ecte drejt vdekjes.Të mos keqkuptohemi,në luftë o do të vritesh,o do të vrasësh.Në kokë mbante një kapele partizane me yll të kuq dhe në buzë një palë mustaqe,që tregonin burrërinë e tij.Partizan i kompletuar,njeri kurajoz.Ky ishte një fragment i jetës së Orhan Frashërit,atij burriqë e ka prejardhjen nga Frashëri i Përmetit,kish lindur në Tiranë dhe banonte në Berat.Ky ishte stacioni i fundit,që qëndroi e punoi,se ai u përket disa rretheve,ku luftoi e punoi.Së brendshmi ka një jetë tjetër,por eshprehur shkurtazi,po ta shtrydhësh ai lëshon vetëm patriotizëm.Nëse bëjmë ndonjë përcaktim,Orhan Frashëri mbante flamurin për shumë vepra.Ai i përkiste atij brezi,që i kanë pritur bombat në dorëdhe ua ka kthyer t’u pëlcisnin atyre që ia dërgonin.Më shkoqur e ka thënë një poet lab:

“Gjak e djersë tok i pëzjeu,

Ashtu siç e desh Atdheu.”

Unë dua t’i kërkoj ndjesë personazhit tim,që u këput e ra si një lis,sepse nuk e di a do ta përshkruaj dot portretin e tij ashtu siç e ka formësuar ai. Dikur pata menduar të shkruaja një libër për mikun tim Orhan Frashëri,por kur e kishim në këmbë ai na dukej si një libër pa fund,që do ta kishim pëjetësisht. Orhani është e do të jetë endenë luftë,edhe pse i ka vënë krahët dheut e po çlodhet. I mori me vete ato lule të bukura që vaditeshin e rriteshin me gjakun e shokëve të rënë!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...