Home / Histori / DEPËRTIMI I SLLAVËVE NË BALLKAN DHE VENDOSJA E TYRE NË TREVAT ILIRO-ARBËRORE

DEPËRTIMI I SLLAVËVE NË BALLKAN DHE VENDOSJA E TYRE NË TREVAT ILIRO-ARBËRORE

Fotografia e Ali Gashi
Ali Gashi për ARNAVUT.ARVANIT.ARBERESH@JAM SHQIPTAR!

 

.
Trevat iliro-arbërore të Kosovës, pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, e pastaj një kohë edhe bullgar, kaluan nën sundimin e shtetit të Rashës në krye me Stefan Nemanjën (1165-1195), që e pushtoi pjesërisht edhe Kosovën. Pushtimi i plotë i Kosovës u bë më 1216. Bashkangjitja e Rrafshit të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, në administratën shtetërore të Rashës shënon fillimin e ekzistimit të etnikumit serb në këto vise.
Duhet theksuar se në shekullin VI-VII, kur sllavët shkelën Ballkanin, shumë sllavë u dyndën në Ilirik dhe shkaktuan fatkeqësi të papërshkrueshme.
.
Pasi kaluan një kohë të gjatë me grabitje, ata mbushën rrugët me trupa, robëruan shumë njerëz, plaçkitën gjithçka. Në tokat ilire ata rrëmbyen e vranë me mijëra njerëz, duke depërtuar edhe në vendet më të fshehura të atyre anëve, prandaj banorët e këtyre vendeve u detyruan të marrin malet dhe të fshehen nëpër pyje. Kështu, duke u lënë lirisht të trashëgojnë të gjitha të arriturat kulturore e shpirtërore që nëpër shekuj i arritën vetë. Kudo që kalonin sllavët, plaçkitnin, masakronin, varnin, digjnin vendbanime etj. Kështu ata, me zjarr e me hekur, arritën të tkurrin ndjeshëm hapësirën e banuar nga banorët autoktonë të Gadishullit Ballkanik.
.
Popullata serbe erdhi në trevat shqiptare, përkatësisht në Kosovë si pushtues. Këtu gjetën popullatën iliro-shqiptare autoktone, e cila jetoi shumë shekuj më parë pandërprerë në këto troje.
.
Nga Rashka, serbët filluan të depërtonin në shekullin XI-XII, më parë në Fushë-Kosovën pjellore, madje në viset e rrjedhës së epërme të Moravës së Jugut dhe të Vardarit. Çetat serbe kanë shkatëruar çdo gjë. Zhupani i madh, Vukani ka djegur Lypianin dhe ka shkretëruar edhe viset tjera (1091). Kështu kanë vepruar edhe sundimtarët tjerë. I biri i Stevan Nemanjes, Stevan Pervovençani, ka shkruar më 1190: “Nemanja ka okupuar përveç qyteteve të Luginës së Strumës …. edhe Prizrenin, Shkupin dhe qytetin Leshtak të Pollogut të Poshtëm… Këto qytete i rrënoi dhe i çrrënjosi me themel, sepse nuk mbeti asnjë gur pa u rrënuar….; tokat e pasuritë e tyre ia bashkoi pasurisë dhe famës të sundimtarëve të vet….”. Pastaj, thuhet: “se në Serbi është shfaqur herezia e urrejtur dhe e mallkuar, Nemanja ka futur në kuvendin shtetëror përfaqësuesit e kishës e sundimtarët dhe ka vendosur që “herezia” të çrrënjoset me forcë. Nemanja ka dërguar ushtrinë dhe disa i dogji, të tjerët i dënoi me dënime të ndryshme, të tretët i dëboi nga shteti i vet, e shtëpitë e tyre dhe tërë pasuritë ua mori dhe ua dha denonciatorëve dhe bashkëpunëtorëve; mësuesit dhe kryeparit të tyre ua shkuli gjuhën në gërmaz…., kurse librat e tyre të pandërshëm i dogji dhe i ndoqi, duke u kërcënuar se ato rrëfejnë dhe përmendin në të gjitha anët atë emër të mallkuar, dhe në të gjitha anët çrrënjosi atë besim të mallkuar që të mos përmendet kurrsesi në shtetin e tij”.
.
Me invadimin e sllavëve në tokat shqiptare synim të përhershëm kishin spastrimin etnik të atyre trojeve. Që të ndërtonin këto synime, ata shfrytëzuan mënyra dhe forma të ndryshme të veprimit, të cilat kuptohet, vareshin nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, nga rrjedhat politiko-shoqërore, si dhe nga mundësitë tjera, që mund të ndikonin në sendërtimin e këtij synimi.
Vendosja e sundimit rasian në Kosovë shënoi fillimin e një prej periudhave më të vështira për popullsinë shqiptare të kësaj treve. Kjo e fundit jo vetëm që u privua nga çdo e drejtë politike, por iu nënshtrua edhe shfrytëzimit ekonomik të hierarkisë shtetërore rasiane-serbe dhe asimilimit.
.
Trysnia asimiluese arriti kulmin në kohën e sundimit të perandorit Stefan Dushanit. Një rol të veçantë luajti kisha serbe me seli në qytetin e Pejës (Patrikana e Pejës), e cila duke pasur edhe mbështetjen e pakursyer të shtetit, punoi sistematikisht për largimin e popullsisë shqiptare nga riti katolik, i përhapur gjerësisht në radhët e kësaj popullsie më se një mijë vjet më herët dhe orientimin e saj drejt ortodoksisë sllave. Në këto rrethana një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare të Kosovës u shtrëngua të përqafojë ritin ortodoks sllav.
.
Në kohën e Perandorisë së Dushanit, i cili e kishte shpallur vetën “mbret të serbëve, të grekëve dhe të shqiptarëve”, pushteti serbë, më parë edhe pushteti bullgar bën ndryshime toponomastike, ndërtuan objekte të veta (kisha e manastire), dhe marrë në përgjithësi, u përpoqën që viset e pushtuara t’i veçonin me tipare sllave. Gjithë këtë veprimtari ata e shoqëruan me përhapjen e propagandës së tyre, kinse për të drejtën e tyre historike dhe natyrore, veçanërisht në shtetet e krishtera. Duke vepruar kështu me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme forcuan synimet e spastrimit etnik dhe trasuan rrugë të tjera të thellimit të këtij synimi.
Pushteti mesjetar serb, në viset e pushtuara filloi të organizojë jetën fetare, duke marrë për bazë fenë ortodokse. Kisha ortodokse sllave, duke pasur aspirata të dominimit, fillon asmimilim e popujve të tjerë josllavë, e në radhë të parë të arbërve. Pushtetarët rasianë merrnin masa drastike të persekutimeve e ndëshkimit të atyre, që nuk ishin të fesë ortodokse. Kishat shqiptare filluan t’i përvetësojnë dhe t’i uzurpojnë si të tyre, ose bënë rrënimin e tyre dhe në themelet e tyre ngritnin kishat serbe, si psh. të Banjskës, Deçanit, të Graçanicës etj. Prandaj, politika e sotme serbe nuk mund të mbështetet në të dhënat se ato kisha dhe manastire janë të tyre, por të përvehtësuara. Këtë e mbeshtet edhe fakti se gjatë tërë kohës deri në ditët e sotme vetë popullata shqiptare i kishte ruajtur ato, pasi kishin qenë të tyre.
Me ardhjen e sllavëve në Ballkan, harta toponomastike e tij ndryshoi fytyrë rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllave. Pushtimet dhe sundimet e huaja së bashku me rrjedhimet e tyre kanë shkaktuar që hapësira gjeografike, që zinin shqiptarët në mesjetë të jetë rezultat i një ngushtimi territorial. Presioni i gjatë e i fuqishëm i shteteve dhe i kishave sllave, që shoqërohej edhe me kolonizim të trojeve shqiptare nga sllavët, veçanarisht të Kosovës, ka bërë që hapësira gjuhësore shqipe të vinte vazhdimisht duke u ngushtuar.
Megjithatë, orvatjet e mbretërisë mesjetare rasiane (serbe) për të ndryshuar fizionominë etnike të trevës së Kosovës nuk dhanë rezultatet e dëshiruara. Popullsia shqiptare i kundërqëndroi me sukses trysnisë serbizuese, duke mbetur shumicë dërrmuese në strukturën etnike të këtyre viseve. Vetë dokumentet e kancellarisë serbe të shek. XIV-XV si dhe ato raguziane vërtetojnë vijimësinë e pandërprerë të etnicitetit shqiptar të Kosovës gjatë sundimit mesjetar rasiano-serbë.

About admin

x

Check Also

“Për sjelljen e Ramës, studentët dhe gjirizet e sistemit anti-sistem”

il December 16, 2018  Nga Arkiva Pse Rama i mëshon gjithnjë e ...