Home / Lajme / Lufta speciale kundër Lëvizjes Vetëvendosje sikurse propaganda e “Tanjugut”, kundër UCK-së në vitet 1997-1999.

Lufta speciale kundër Lëvizjes Vetëvendosje sikurse propaganda e “Tanjugut”, kundër UCK-së në vitet 1997-1999.

 –
Ofanziva mediatike e luftës speciale kundër Lëvizjes Vetëvendosje të kujton luftën speciale të “Tanjugut” të Serbisë, kundër UCK-së në vitet 1997-1999.
 
“Gazetaria jonë” është e përqëndruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqëndrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politke nga këta njerëz të qeverisë së Kosovës, “gazetarët” shkruajnë e përqëndrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë këto vendimmarrje për minstrat e për individët partiak.
“Harrohet” populli i varfër, “harrohet”, shkelet e përbuzet femra shqiptare, “harrohet” e manipulohet me fshatin dhe fshatarët… pak flitet për 60% të popullsisë sonë – për fëmijët dhe rininë tonë. Harrohet gjaku i derdhur për liri e për bashkim. Nuk ka debate shkencore për kufirin e kërcënuar të Kosovës, nuk ka debate e as analiza intelektuale për coptimin e për Serbinë që po depërtonë në Prishtinë e në Tiranë.
 
I dashur lexues,
Gazetaria e mirë politike duhet të jetë e orientuar në pasojat, por në pasojat që do përballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila është “e merakosur” për pasojat “fatale” të individëve partiak. Retorika e tillë të përkujton diktaturën dhe mediat e Titos dhe Leninit dhe sistemin e tyre të etshëm për kultin e personalitetit.
 
Sot, propaganda e orkestruar kundër Lëvizjes VetëVendosje është në ofanzivë. Gazetarët e redaktorët e gazetarisë shqipe (lirisht mund ti quajmë edhe ativistë partiak dhe biznismen të natës) janë duke bërë çmos që kjo Lëvizje të paraqitet në publik si parti “humbëse”.
 
Kjo gazetari dhe këta gazetarë, edhe njëherë, po dëshmojnë se janë të këqinjë, të pashkolluar dhe të shitur dhe shërbejnë për interese materiale, e hiq për interese kombëtare.
Mund të theksoj se gazetaria në Kosovë, në një masë të madhe, ka të bëjë rreth personave/individëve, e jo për proceset politike që po kalon Kosova sot.
 

E këtë gazetari të keqe, të njëanshme, joprofesionale, gazetari biznesi e partiake, me të madhe ështe duke e prodhuar dhe lansuar portali personal i dardan molliqaj dhe i ilir mirenës, Periskopi, dhe natyrisht, RTK-ja dhe portalet serbe.

Nga redaksia e “MekuliPress”

About admin

x

Check Also

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

July 31, 2019 Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani ...