Home / Të ndryshme / Iku dhe ky vit, për faqe të zezë!

Iku dhe ky vit, për faqe të zezë!

December 30, 2018 12:39

Iku dhe ky vit, për faqe të zezë!

Iku dhe ky vit,

ditët i bitisi,

iku dhe mbaroi,

më keq se sa nisi!

 

Gjithkund varfëria,

po kafshon si gjarpër,

të varfërit u bënë,

edhe më të varfër!

 

Ndërsa pasunarët,

balli i Dovletit,

u bënë më të pasur,

me paratë e shtetit!

 

Sipas KLSH-së,

që e kam besuar,

Një miliardë euro,

janë shpërdoruar!

 

“Janë shpërdoruar”,

është gjuhë e zgjedhur,

sepse saktësisht,

ato janë vjedhur!

 

Ca nga PPP-të,

ca nga konçensionet,

por asnjëra palë,

për dreq s’i ul tonet!

 

Mbetëm për gjithnjë,

vend të tanzicion,

dhe ligjin e bën,

Zoti Korrupsion!

 

Edhe opozita,

ishte fare kot,

se gati gjashtë muaj,

ishte në bojkot!

 

Kur rolin s’e lot,

opozitë këllira,

duart e kusarëve,

janë fare të lira!

 

Janë fare të lira,

kudo për t’u zgjatur,

diku për të vjedhur,

diku për të zhvatur!

 

Nëse do vazhdojë,

të trashet zullumi,

neve që të gjithëve,

do na marri lumi!

 

Për Vitin e Ri,

sa të soset festa,

studentët do nisin,

kudo me protesta!

 

Qëllimin e tyre,

jo veç unë e dija,

nuk janë tetë pikat,

po është qeveria!

 

Të gjitha kërkesat,

tani po plotësohen,

po qiqra në hell,

përsëri kërkohen!

 

S’është e vetmja shtresë,

që është në hall,

se ka shumë të tjerë,

edhe më batall!

 

Mbase është dëshira,

po s’është hiç kollaj,

se të gjitha gjërat,

do na shkonin vaj!

 

 

As dhe drejtësia,

dot s’u promovua,

se në fund të vitit,

ajo u bllokua!

 

Reforma e nisur,

do mbetet në kthesë,

nëse opozita,

s’do të bëhet pjesë!

 

Në fillim të vitit,

do ta presim kot,

se kjo opozitë,

do vazhdojë bojkot!

 

Si ky vit që shkoi,

do të jetë muzika,

do të sabotoi,

Luli dhe Monika!

 

A.DUKA

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...