Home / Opinion / FENOMENI ” PACIFIZËM” I IBRAHIM RUGOVËS DHE DËMI QË SHKAKTOI

FENOMENI ” PACIFIZËM” I IBRAHIM RUGOVËS DHE DËMI QË SHKAKTOI

image.png
Në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar veçanërisht të krahinës së Kosovës për t’u çliruar nga pushtimi i Serbisë një vend ze edhe qëndrimi i njerit prej themelusve të LDK – Ibrahim Rugova.
Problemi që do të analizoj, natyrisht mund të mos i kënaqe simpatizantët e tij .por unë dua të jem i sinqertë me ta, me vetëveten por edhe me disa parime filozofike të cilat janë të rëndësishme për t’u njohur mirë.
Kush është Rugova dhe çfarë fizionomie paraqet dhe si dhe çfarë roli ka luajtur ai në një periudhë historike e me ngjarje të stuhishme në Krahinën Autonome të Kosovës gjatë periudhës se Titos dhe mbas Titos ?
Natyrisht që nuk do merrm me të dhënat biografike të tij, sepse më mirë se unë atë e njeh Kosova , por do të përqëndrohem te fakti se çfarë paraqet platforma dhe mendimi i tij teorik dhe në çfarë filozofie mbështetet
…. Në këtë rast Ibrahim Rugova na paraqitet në dy aspekte : Së pari – NË HUMBJEN E EKUILIBRIT ATDHETAR dhe këtë mungesë të ekuilibrit që e ka dëmtuar shumë çështjen shqiptare pse jo edhe atë kombëtare , është munduar ta mbulojë me një aureolë dhe ta shes si ” Patriotizëm të kulluar”…. dhe
Së dyti – Në vetitë e karakterit të tij individual. Përse Ibrahim Rugova e ka ëemtuar çështjen shqiptare dhe përse ai po aq ka dëmtuar edhe atë Kombëtare ? Rugova lindi dhe është rastësi në atë periudhë historike, apo është një fenomen që u shfaq në kushte të caktuara?!! Nëse u shfaq pse… ku qëndrojnë rrënjet dhe pikëpamjet e tij të gabuara , që i kundërvihen asaj pjese e cila nuk ka qenë dhe nuk ishte d’accord me të ?!! Është me vend të cilsojmë se çështja ” Rugovë ” nuk lindi dhe nuk është fenomen i rastësishëm i lindur në vakum . Jo ! “Rugovizmi” është një rrymë e caktuar e cila perfaqsohet nga elementë të caktuar dhe pikërisht nga ata që për të ruajtur privilegjet e tyre u bënë “urë vazhdimësie” e shërbysve të ish pushtetit dhe admistratës Jugosllave të Titos dhe pas Titos në Jugosllavi. Ai është vazhdimësi e renegateve të tjerë që hëngrën në stalla të Tito- Rankoviç- Miloshevicit, që hidhnin tek- tuk ndonjë parullë gjoja në interes të Kosovës ( për të qetësuar situatat revolucionare) por edhe për tu shitur si Atdhetarë. Të tillë në Kosovë ka pat që nga F.Hoxha- S. Hasani – M.Bakalli- A .Vllasi e disa të tjerë.
Deri këtu kam folur në përgjithësi por nëse problemin e shikojmë në thelb duke i bërë një analizë nën prizmin e filozofisë së lëvizjeve shoqërore të proceseve dialektike që shoqërojnë njerzimin, do të vrejmë se pikëpamjt e I.Rugovës puqen si dy pika uji me pikëpamjet e shërbëtorve të regjimeve dhe kastave në fuqi, që kur piqen situatat revolucionare, kur popujt ngrihen për të shkëputur vargonjte e skllavërisë , atëhere edhe nga gjiri i popullit dalin elemente të tillë, te cilët i kundërvihen pikërisht këtij hovi luftarak e revolucionar .Këta zakonisht janë elementë të trembur të cilët kërkojnë që jo vetëm të ruajnë pozitat që u ka dhënë pushteti ( sepse po i humbën i mori lumi !!…) por edhe të maskohen me lloj- lloj teorish kundër-revolucionare duke dashur t’i hedhin ato për konsum publik e duke i shitur si revolucionare.
Zakonisht kur një popull në rrethana historike të tilla që karakterizohen nga levizje të mëdha me karakter shoqëror dhe që kërkohet zgjidhje, atëhere në skenën politike dalin si “lidera” të ndryshëm por dhe përfaqsues të cilët në platformat dhe mendimet e tyre parashtrojnë pikërisht intersat e këtyre shtresave të ndryshme të shoqërisë brenda popullit. Psh: bijtë e popullit që u burgosën u zhdukën u perekutuan, që UDB-ja i ndiqte dhe gjithë masa e popullit e rrebeluar nuk mund ta duronte më zgjëdhën dhe kjo shtresë zgjodhi rrugën luftarake pa kompromis. Por sikurse u nënvizua brenda popullit ekzistonte dhe ajo shtresë e pasigurt ajo që jo vetëm kish frikë nga humbja e privilegjeve, por edhe mos besim te rruga luftarake dhe te fitorja.Po sikur të humbisnin ?!…Bobooo na mori lumi ! ( Prandaj prisni o djema se nuk janë pjekur ende kushtet !) Kështu që:
“Rugova” si pacifist si rrymë antiluftarake njihet mirë edhe nga qarqet politike evropiane të cilit edhe i janë kundërvenë.
Në fund të fundit, Rugova është ( nëse do më lejonin të shprehesha) ” I fundit i servildardaneve” sepse mësimet e para ai i pat marrë nga udhehëqsit e tij shpirtërorë para-ardhës si F.Hoxha- S.Hasani. M.Bakalli- Nimani e deri te sahanlëpirsi tjetër A .Vllasi. Këta janë dhe i perkasin asaj shtrese që iu tremben luftës çlirimtare sepse do të humbisnin privilegjet e tyre që u kish garantuar regjimi titist dhe më vonë ai i Milosheviçit.Por ata përseri ngelen në hall të madh midis dy zjarresh, sepse situatat revolucionare për luftë çlirimtare ve në ne provë njëkohësisht edhe ndienjën e atdhedashurisë.Kështu që ata edhe duan ta kenë mirë me regjimin ( duke u shkelur syrin e dashurisë ) por nga ana tjetër edhe duan të përdorin kartën e ” atdhedashurisë”. Te kjo e dyta, nuk jua u mba të bëjnë thirrje për kryengritje të armatosur sepse do prisheshin me regjimin. Atëhere kërkojnë një “modus vivendi” një mënyrë tjetër. Bëjnë thirrje e betohen se e duan atdheun, por ama ska ardhur ende koha per luftë. Ta rrezojmë regjimin shtypës…por ama me rrugë paqësore me rezistencë pasive sa te lodhet kundërshtari ( ndër kohë që me teoritë e tyre jo që nuk lodhet kundershtari, por lodhet dhe humbet fryma revolucionare në popull) . Ja pse Rugova ishte tipik”pacifik” i mbrojtur me një kostum aureole te ” një atdhetari të madh”, Ai ishte vetem nje frikacak i madh !
Duke qenë se pikepamjet e I.Rugoves edhe në periudhat e flakës se revolucionit popullor në Kosovë, ishin pikëpamje” pacifiste” i sollën një dëm të madh mobilizimit popullor. “Pacifizmi” si nocion i mirfilltë nuk ka të bëjë aspak me njerzit dhe dashurinë e vërtetë të tyre ëer paqe, përkundrazi ,në njërën apo tjetrën mënyrë predikon nënshtrimin ndaj okupatorit, ndaj sundusve te jashtëm( por edhe atyre te brendshëm) në emër të së ashtuquajturës : ” të ruajtjes së paqes në rajon”… në emër të ashtuquajturës qe “Ballkanin të mos e kthejmë në fuçi baroti”… në emër të ruajtjes së ” stabilitetit” në emër t ” evitimit të gjakederdhjes” kundër gjoja të ashtuquajturit ” seperatizëm” e ” irredentizëm” dhe duke proklamuar me të madhe një ” zgjidhje paqësore” në kuadrin e kushtetutës Jugosllave duke ju lutur pushtuseve që ti jepen pak më shumë të drejta. Natyrisht në fund ata deklarojnë se janë pr ” zgjidhjen e drejtë të çështjes” por ama me rrug paqësore, me bisedime ,sepse vetë armiku dhe pushtuesi do të heqë dorë nga pushtimi… e përralla pacifiste të çoroditura si këto.
Për fatin tonë të keq ketyre parullave i’u bashkuan edhe zyrtarë të lartë të Tiranës mbas viteve 90-të,( sepse tashme atë vigan atë trim të rrallë Enver Hoxhën që dinte të ngrinte në këmbë e të mobilizonte një popull të tërë, e që dinte tu vinte ” kufirin te thana” armiqve e patën rrëzuar, e pat rrëzuar vetë tradhëtia ).
Këto e pikëpamje , e të tjera si këto, nuk bëjnë gjë tjetër veçse direkt apo indirekt pranojnë zgjidhjen paqësore dhe kompromise me pushtusin. Këto zgjatin pushtimin dhe i japin kohë pushtusit të marrë masat për të forcuar diktaturën, përndjekjet ndaj elementëve revolucionarë, zhdukjen e tyre pa lenë gjurmë , burgimet persekutimet internimt deri në ekspeditat ndëshkimore , sikurse nga ana tjetër pikëpamje të tilla helmojnë në një farë mënyre edhe shtresa të caktuara të popullatës duke e prishur unitetin duke luajtur rolin e ” kolonës së pestë” brenda rradhëve tona.
Rugova është tipik ndjekës i rrugës së Ghandit të Indisë, i cili po aq shumë dëm i solli çlrimit të popullit indian nga heqia dhe këputja e zinxhiëeve të kolonializmit englez. Nëse në vend të Ghandit ” pacifist” do kishim një” Ghand- revulucionar” të gatshëm për beteja, India, do e kishte fituar me kohë edhe pavarsinë e saj. Dhe për rrjedhojë nëse në vend të ” Rugovës Pacifist” – do të kishim një Rugovë revolucionar duke ju bashkangjitur atyre forcave që kërkonin kryengritjen e armatosur dhe luftën pa kompromis kundër pushtusve serbë edhe vet fitorja nuk do ishte shtyrë deri në vitet 99-të por zhdukja e zgjedhës shoviniste serbe do të ish realizuar më herët . Pikërisht këtu qëndron thelbi i gabuar i teorisë së tij e cila e tulati përkohësisht këte vrull revolucionar të rinisë heroike kosovare e të vetë popullit shqiptar të Kosovës .
Doktrina e Rugovës” të evitojmë luftën dhe veprimet revolucionare ” ,apo konfrontimin e armatosur me ushtrinë serbe, nuk bëri gje tjetër vecse i shërbeu zgjatjes së pushtiimit të shovinizmit serb. Proklamimi i tij që :…. ” të ruajmë idenë revolucionare “( por pa veprime revolucionare dhe pa luftë të armatosur, pra vetëm revolucion moral ,revolucion teorik pa armë e luftë totale të armatosur kundër pushtuesit)) është çarmatim jo vetëm ideologjik, por edhe politik- e ushtarak .Ështe kapitullim para armikut .
Ja përse Rugova për mendimin tim e pat braktisur çështjen e madhe kombëtare. Do të duhet kohë që edhe idëetarët e tij ta kuptojnë dëmin e madh që ai i ka sjellë çështjes ,sepse në fund të fundit nëse do të kish popull që të fitonte i pari lirinë nga skllavëria serbo- madhe, do të ish krahina shqiptare e Kosovës . Këtë e tregojnë faktet sepse nuk ka patur asnjë komb apo krahinë brenda për brenda ish Jugosllavisë që të kishin ngritur krye aq shumë sa shqiptarët…. Qysh mbas luftës anti fashiste shqiptarët e Jgosllavisë ishin të parët që refuzuan shtypjen Jugosllave….por për ironi të fatit e fituam lirinë të fundit. Në këtë pikë, që përse shqiptarët e fituan lirinë të fundit, historia do t’i gjykoje ” pacifistët” të cilët kanë përgjegjësi të madhe para Atdheut !

 

 

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...