Home / Lajme /

Viti 2018 ishte me skandale e dështime

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi në një konferencë për media theksoi se viti 2018 ishte plot sfida e vështirësi, skandale e dështime.

Bislimi theksoi dështimin për anëtarësim në INTERPOL, mos liberalizimin e vizave, mungesën e njohjeve të reja etj.

“…Ishte një vit, për të cilin shumica prej nesh do të kishte vetëm një urim: Të mos na përsëritet më kurrë”, tha ai.

Nënkryetari i Vetëvendosjes theksoi se këtë vit dështuam për anëtarësim në INTERPOL, për liberalizimin e vizave dhe në vend të rritjes së numrit të shteteve që e njohin pavarësinë tonë, po përballemi me tërheqje të këtyre njohjeve.

“Një vit gjatë të cilit kriteri kryesor për matjen e të arriturave të qeveritarëve u bë shpejtësia e vrapit të kryeministrit dhe ecjet nëpër bjeshkë të presidentit. Dhe rritja e numrit të ministrave nën akuzë. Një vit ku 11 muaj dështime e skandale u përpoqën t’i mbulojnë me një simbolikë të riemërimit të forcës së sigurisë në një ushtri pa buxhet, me heqje të kushedi satës herë të kontrolleve të dyfishta doganore me Shqipërinë, dhe më taksën e vendosur për importet nga Serbia e Be”, u shpreh ai.

Bislimi duke folur për papunësinë në Kosovë, tha se janë 45.000 të rinj që kërkojnë punë në vazhdimësi e nuk gjejnë.

“Prej tyre 1/3 ende pa mbushur 25 vite bëhen veteranë të papunësisë, meqë hynë në kategorinë e të papunëve afatgjatë. Ata bëhen të papunë strukturorë ende pa e filluar karrierën e tyre në treg të punës Nëse në Kosovë je familjar në moshën mbi 50 vjeç dhe e humb vendin e punës, gjasa për të gjetur një punë të re janë më pak se 10%, përderisa 90% e tyre mbeten të papunë më shumë se 1 vit”, tha nënkryetari i VV-së.

Sipas tij, statistikat e Republikës së Kosovës sugjerojnë se numri mesatar i anëtarëve të një ekonomie familjare sillet rreth 6, ndërsa nëse kjo shifër krahasohet me numrin e të punësuarve i bie që një më shumë se 80% të ekonomive familjare kemi një ose asnjë të punësuar.

“Të nderuar qytetarë, mund të themi të sigurt se viti 2018 ju ka kalitur aq shumë sa që viti 2019 mund të vie lirisht. Viti i ri nënkupton një shpresë të re, mendime të reja dhe rrugë të reja. E ne, Lëvizja VETËVENDSOJE ju dëshirojmë fillim të mbarë. Le të jetë ky vit i kthesës së mbarë për gjithë që e duan dhe promovojnë vendin e kundërt për ata që na zhvatin të tashmen e helmojnë të ardhmen”, tha më tej Bislimi.

Ai ka folur edhe për anëtarët e rinj në VV, duke thënë se për këtë vit janë forcuar shumë si subjekt. “Kemi mbi 5.000 anëtarë të rinj në shumë pika të reja anekënd Kosovës. Po zgjerohemi me shpejtësi edhe në mërgatën tonë… “tha ai

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...