Home / Lajme /

28 Dhjetor 2018
(Procesi gjyqesor kunder Sadri Rambajes, Behxhet Luzhes…)
Per vete nuk kisha asnje dyshim se organizata “Syri i Popullit” ishte sajuar perhesape politike, per qerim hesapesh me kundershtaret politike… Njeri me te pershtatshem (per shkak te gjendjes se tij te renduar shendetesore dhe emocionale) se Murat Jasharin nuk mund te gjenin ata qe e kishin stisur kete organizate “terroriste” qe paska pas planifikuar hiç me pak se “vrasjen e (krye)zyrtareve te Republikes se Kosoves! Mirepo, per çudi, Murat Jashari, “kryeshefi” i kesaj organizate(!), nuk e nisi me zyrtaret e larte te Republikes, por se pari e plagosi kryekolaboracionistin e Kosoves se pushtuar, Azem Vllasin! Kush e “inspiroi” dhe kush e drejtoi te dera e Azem Vllasit Muratin? Ndriqimi i kesaj te vertete do te ndriqonte shumeçka!… Pastaj, kryeçeshtja, kush e shperdoroi kaq kriminalisht shendetin dhe gjendjen e renduar emocionale te Muratit per te stisur nje organizate “terroriste”? Ndriqimi i kesaj te vertete do ta zgjidhte lemshin e ketij procesi tragjikomik qe po zhvillohet ne ate qe padrejtesisht po quhet “pallati i drejtesise”!…
Sot paska deshmuar edhe i pari i vendit, Kryetari i Republikes, Hashim Thaçi bashke me te dytin, kryetarin e Kuvendit te Republikes! Deri ne kete shkalle ka degraduar institucioni i Kryetarit te Republikes dhe Kuvendit!… Kryetari i Republikes paska kerkuar nga trupi gjykues qe te mbyllen dyer e dritare (te ulet perdja!), sepse paska per te “zbuluar” nje sekret shteteror!!!… Per te miren e drejtesise se Kosoves, per te miren e te akuzuarve pa te drejte dhe per te miren e “mireqenies” se shoqerise sone Kryetari i Republikes do te bente mire t’ia thoshte “sekretin”, – te verteten trupit gjykues per kete proces fund e krye te sajuar e te montuar, sepse ky nuk eshte “sekret shteteror”, por sekret i shume sekreteve…

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...