Home / Lajme / KUSH IA JEP TË DREJTËN EVROPËS TË VENDOS PËR FLAMURIN TONË ?

KUSH IA JEP TË DREJTËN EVROPËS TË VENDOS PËR FLAMURIN TONË ?

Ylli Mece

 

KUSH IA JEP TË DREJTËN EVROPËS TË VENDOS PËR FLAMURIN TONË ?

Ose Evropa nuk njeh historinë e popullit shqiptar dhe trojeve të tij, ose ajo është e ngelet po aq raksionare si para fillimit të luftës së parë botërore. Ndryshe nuk ka si të kuptohet.!

Duke qenë se jam shqiptar, unë e akuzoj atë, se ka nëpërkëmbur indetitetin tonë kombëtar duke na ndarë në dy pjesë me dy flamuj të ndryshëm. Ashtu sikurse ndodhi dhe më 1913-tën, ku Konferenca e Ambasadorëve të saj, na bëri ne plaçkë tregu, për të kënaqur orekset e fqinjëve; ashtu edhe sot, ajo po mba të njëjtin qëndrim duke nëpërkëmbur dëshirat dhe aspiratat e shqiptarëve në trojet tona, për të qenë të lirë e të pavarur. Nëse Europa do të ish aq demokratike sikurse pretendon, nuk do i kishte lenë shqiptarët të ndarë, në tokë e në flamur. E them me gjithë bindjen time të plotë se ajo “na do” ose për qëllimet e saj strategjike, duke shtyrë sa më tej kufijtë drejt lindjes të superfuqisë Ruse, ose na përdor si ”As” në bixhos, që në momentet të përshtatëshme, të manovrojë për situatat ballkanike, që për të, asnjë herë nuk kanë qenë të qeta.

Kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë, Evropa i përkrahu ato shtete brenda ish Federatës të cilat luftuan për pavarsinë e tyre, sikurse po kjo Evropë e dinte fare mirë se luftën dhe përpjekjet për liri kishin filluar prej kohësh shqiptarët që në kohën e Titos, në pranverën e vitit 81 dhe sidomos mbas viteve 90-të në kohën e Milosheviçit. Nëse shtetet përbërse të ish federatës ajo i përkrahu, shqiptarët i mbante peng me të ashtuquajturat të kujdesit për “Ruajtjen e stabilitetit të rajonit”… të mos kthimit të Ballkanit në” fuçi baroti”… të luftës “kundër irredentizmit e separatizmit” e të tjera. Por të çudit fakti se po këto parulla i përdorte edhe vet Milosheviçi kundër vëllezërve të mi në Kosovë. Kur të tjerët e fituan lirinë, pse ajo ish në sinkronizim të plotë me Serbinë, për çështjen shqiptare dhe bënte çmos duke ledhatuar “Milon” dhe porositur atë, apo dhe disa lidera tradhëtarë( për fat të keq tonin) që me shqiptarët të zbutet qëndrimi dhe tu jepen më shumë të drejta” në kuadrin e kushtetutës jugosllave ?!.. Pra qysh në atë kohë, ajo nuk ka qenë për lirinë dhe pavarsinë e shqiptarve të Kosovës dhe rrjedhimisht dhe të Shqipërisë. Por “Evropa e kulisave dhe ngjyrave rozë të mantenutave” harron se kur një popull ngrihet i tëri si një trup i vetëm për liri , nuk ka forcë në botë që ta ndali atë.

Dhe ashtu ndodhi, shqiptarët dijtën me zgjuarsi të kapërxenin pengesat”Ghandiste” të ruajtjes së frymës revolucionare…por pa aksione revolucionare, të ruajtjes së qetësisë dhe vetpërmbjatjes për tu ruajtur nga raprezaljet e shovinizmit serbo- madh..etj..etj- parulla këto, të hedhura nga disa “ filozofë shqiptarë”e më shumë sahan lëpirsa të guzhinës serbe, që me përulsinë dhe shërbimet që i bënin Serbisë të maskuara këto me “ urësi patriotike” u shkonin më shumë për shtat pushtimit serb dhe qendrimit të tij në trojet tona, se sa në inters të zgjidhjes drejt të çështjes tonë kombëtare. Krahu politik i cili këmbëngulte në luftën popullore, organizoi luftën e armatosur dhe pa kompromis kundër repartve të ushtrisë së rregullt por edhe asaj paramilitare serbe. Zjarri i luftës popullore që shpërtheu, Evropën e vuri në mendime të thella. Ata e vrejtën se kjo luftë nuk ish luftë kaçakësh dhe sporadike, por ish kthyer në një fenomen të pashmangshëm ndaj vrapuan të na dilnin përkrah. Natyrisht kishin interesat e veta. Kohëzgjatja e luftës, mund të bënte që urat e zjarrit ti afroheshin edhe vet asaj dhe ky do të ish një rrrezik i madh për të dhe për më tepër pikëpamje separatiste ishin manifestuar edhe brenda për brenda vet Evropës. Gjithashtu kohëzgjatja e konfliktit mund të bënte që Rusia të mos qëndronte indifernte, por të afrohej me trupa në territorin e miqtve të saj ”gjenetikë”. Koha nuk priste shumë, ndryshe prishej ekuilibri i saj. Në këto situata, Evropa për çudinë e të gjithëve na u afrua duke i gëlltitur (paksa me zor- por i gëlltiti) të gjitha ato porosi që na pati dhënë dikur që ne të rrinim të nënshtruar, shkurt, të zbatonim vendimet e Konferences imperialiste të Londrës. Natyrisht si lozonjare që është dhe për të mos e prishur me Rusinë që e ka në krah, koordinoi me aleatët e saj përtej Atllantikut që të fillonin operacionet sëbashku të cilët kishin një qëllim stratgjik të mirë menduar nga ana e tyre. Lufta e vëllezërve tanë atje, e bijve bijave më të mira të popullit nuk i lëshuan armët nga dora dhe repartet e armatosura të Ushtrisë Çlirimtare e çuan misionin tyre deri në fund. Natyrisht që USA dhe Evropa ndihmuan në arritjen dhe përshpejtimin e fitores (Luftën de fakto e bënë bijtë tanë). Atëhere pse ndërhyjtën ata dhe cili ishte qëllimi mos me të vërtetë Evropa dhe Amerika do vrisnin bijtë e tyre për shqiptarët?!..

Kurrë se si jo – përkundazi ata u futën për qëllimet e tyre gjoe-stratgjike por dhe shumë planëshe. Së pari – krijonin idenë se vendet e mëdha janë ato që vendosin për të vegjlit- Së dyti – për tu treguar se janë “kampionë të paqes” dhe ata futen në luftë në emër të saj…dhe – së treti – me këtë rast, njëkohësisht edhe për të parandaluar çdo valë të shpërthimit të luftrave me karakter çlirimtar që mund të bëjnë popujt.

Dhe Kosova a e fitoi pavarsinë ? Sipas mendimit tim, ajo vërtetë e hoqi zgjedhën e shovinizmit serb, por liria e saj është liri me kusht (si teoria e “ sovranitetit të kufizuar” të Brezhnjvit) sepse të gjitha vendimet krysore nuk i marrin liderat e Kosovës por Evropa. Nuk ka se si të spiegohet ndryshe. Jam i sigurt se atdhetarët e vërtetë ( ashtu si Isa Boletini) janë ndeshur me Evropën për flamurin kombëtar dhe për bashkimin me Shqipërinë, sikurse jam dhe po aq i bindur se ata janë tërhqur përpara presionit Evropian.( Çfarë doni ? Ja pavarsinë e fituat nuk ka shumë rëndësi flamuri se do bashkoheni me Evropën!!…) . Pse a nuk e ka njohur ajo (Evropa) betimin e “UÇK”-së që e deklaronte pavarsinë e Kosovës dhe bashkimin me trungun amë ? Po flamurin shqiptar, që valvitej në Kosovë dhe repartet ushtarake të UÇK-së( bile edhe në kohën e Titos krahina autonome kish flamurin e saj shqiptar pavarësisht atij të Jugosllavisë që e mbante e imponuar me forcë), .Sikundër e ka deklaruar edhe vetë Titua( pavarësisht se më vonë ai gënjeu dhe Enver Hoxhën po ashtu edhe komunitetin ndërkombëtar ) në një intervistë dhënë gazetës më të madhe amerikane Assocaidet press më 1946 se..Kosova dhe disa vise të tjera janë shqiptare do ti kthehen Shqipërisë, sikurse edhe vet Eduard Kardel këtë gjë ja pat konfirmuar edhe Stalinit…Atëhere pse kjo Evropë bën sikur nuk e di ?! Të mos ketë vërtetë njohuri se dardanët janë shqiptarë dhe se një komb përcaktohet nga territori ku historikisht është i vendosur në shekuj, që flet të njëjtën gjuhë, që dallohet nga doktet zakonet tradita, folklori, toponimet, të dhënat arkeologjike etj..tj..etj. Në cilat pika nga këto shqiptarët e dardanisë paskan ndryshim me trungun amë ? Asnjë studjues i huaj shkencëtar i mirëfilltë i Evropës, nuk e ka mohuar indetiteni shqiptar të dardanëve, paçka se ajo qëndoi e pushtuar prej shekujsh nga Serbia. Mos vallë dhe ne, që qëndruam për gati pesë shekuj nën pushtimin turk i lind e drejta e oreksit edhe turqëve të thonë se Shqipëria është e Turqisë ?

Dhe për më tepër, ky flamur nuk ka asnjë gjë të përbashkët qoftë edhe një element të vetëm me Flamurin tonë Kombëtar, përjashto shtizës, por shtiza e flamurit nuk është elment domethënës. Kaq idjotë i quan ajo shqiptarët ?! Vendosja e gjashtë yjeve në sfondin blu mbi një territor krahine gjasme si simbol edhe i harmonisë me pakicat kombëtare( malazes-serbë- romë- arumunë etj) nuk është aspak argument, përkundrazi ky flamur dhuratë e Evropës, duket sikur i përkëdhel më shumë serbët duk u thënë,q ë ja dhe ne Evropa nuk e njohim si tokë shqiptare, thjesht një territor tjetër që ska aspak të bëjë me Shqipërinë. Kjo është fyerje në indetitetin tonë kombëtar jo vetëm i vëllezërve tanë në trojet tona që na ndanë me kufij, por edhe për vet shqiptarët e Shqipërisë. Çuditërisht diplomacia reaksionare Evropës, tashmë nëpërmjet emisarëve të vet nuk po pushojnë ecjaket nga Brukseli në Prishtinë dhe mbasi mbaruan punë me flamurin po merren me kufinjtë tanë, duke ndarë tokën e tokës tonë duke bërë pazare si me shkëmbimin e robërve të luftës. Po çfarë bëjnë qeveritarët e Shqipërisë dhe të Dardanisë ? Ata presin se çdo tu thotë Evropa e cila nuk është fare e intersuar për bashkimin e shqiptarëve, por përkundrazi ajo vepron po me aq egërsi mos dhe më keq sikurse para një shekulli. Të ngrihesh në demostrata për pesë shtëpi, bile edhe vetëm për një, kur ta prishin është e drejtë, por të ngrihesh për Atdhun e flamurin e kombit është e shenjte për këdo . Si nuk pamë një lider si përkendej kësaj toke por dhe për andej, të dalë me flamur në dore për bashkimin me Shqipërinë !?..

Është detyrë atdhetare e vëllzërve tanë si të Shqipërisë dhe Dardanisë dhe çdo shqiptari në botë të mos lejojë askënd të na nëpërkëmbë flamurin. Pa flamur kombëtar mund të jetosh, por ke humbur indetitetin tënd. Flamuri është “geni” dhe ADN-ja një Kombi. Prandaj e deklaroj botërisht se..Nuk e njoh Kosovën shtet pa flamurin tonë kombëtar dhe pa u bashkuar me Shqipërinë !

Mos vallë jam në harmoni Vuçiçin dhe shovinizmin serbo-madh?

Jo aspak ! Jam mik i çdo populli në botë përfshi këtu dhe popujt që kam fqinj, por jam armik i betuar shovinizmit të madh kushdo që e manifeston ndaj vendit tim.

Prandaj duke i kujtuar diçka Brukselit të Evropës po i shkruaj :

A e di ti moj Evropë
Se flamurin kam Atdhe?
Nëse ti ma heq shqiponjën
Kot që rrojmë, përmbi dhe !

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...