Home / Lajme / Konjufca: Në ditët e ardhshme do ta shihni pse PSD-ja u largua nga LVV-ja!

Konjufca: Në ditët e ardhshme do ta shihni pse PSD-ja u largua nga LVV-ja!

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka hedhur kritika ndaj partisë së PSD-së për bashkëpunimin me qeverinë rreth dialogut me Serbinë.

Konjufca i quajti ‘pazare’ bashkëpunimin mes PSD-së dhe qeverisë.

“PSD qe dy vite është nën sqetull të Qeverisë “Haradinaj”. Për ju që keni pas dilema se pse kanë dal nga LVV në ditët e ardhshme keni me pa në mënyrë të gjallë arsyen pse këta njerëz kanë dal prej LVV-së.”

“Brenda LVV-së këta njerëz as në ëndërr se kishin pas këtë Pazar që po e bëjnë me Hashim Thacin dhe Qeverinë e Kosovës.”

Interesat e tyre ideale ishin arsyet pse e lëshuan subjektin politik. Por e pafalshme është që me I marrë votat në kauzë të VV-së dhe me ja keqpërdor votën dhe me kthye këtë votë për dialogun që i ka sjellë dëme, dëmin me ndarje të territorit.”

“Prandaj, këto janë arsyet pse LVV nuk do të merr pjesë në seancën e Kuvendit. Edhe LDK-ja nuk do të marrë pjesë.”, përfundoi Konjufca

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...