Home / Të ndryshme / KUJTIME TË PAHARRUARA!

KUJTIME TË PAHARRUARA!

 

 

 

Billedresultat for foto te Fadil Shyti

Kjo familje e këtyre dy burrave trima atdhetarë, që u nisën të shkojnë në Prekaz, në luftë t’ua bëjnë ndihmë dy pushkë më tepër jasharëve çlirimtarë, ishin të njohur për mua. ​
Pjesërisht, ishin dhe janë nipërit tané. Nëna e tyre, Tahirja;-ndjesë pastë; ishte një malësore, burrërore, si ato malësoret, Lokemadhet e moteve të mëdha, ishte mbesë jona.​
Ajo, ishte njohëse e shkëlqyer e folklorit popullor të Drenicës, rrethinës së Vushtrrisë dhe më gjerë…​
-Më kujtohet, kur e kam përgaditur provimin e lëndës, Letërsia Popullore, bashkë me një kushëri të respektuar, shkuam në odën e tyre, nga mbesa jonë; nga ajo plakë malësore, mora shumé këngë të bukura popullore drenicake dhe më gjerë: këngë të lindjes dhe të rritës; ninulla,(këngët e djepit), të shkuesve, të  fejesave, të kanaxheqeve, të dasmave; të punës dhe të luftës; të gjitha:  të lindjes dhe të vdekjes. Ishte viti, 1977/1978, në odën e tij, me bujari shqiptare na priti, Isaku.​
Kur shkuam u gëzuam dhe për faktin që, aty rastësisht qëlloi musafir edhe nipi ynë bujar, vëllai i Tahires, Hysi, një burrë i urtë, i shquar për rromuzet dhe humorin e tij të sinqertë, popullor.​
-Vërtet, e “dërrmonte”, me shpotitje, nipin e tij Isakun, me ato rrëfimet popullore, “meselet”, i quajmë ne andej nga anët tona; ato, zakonisht janë satira, të lehta, o ca më të rënda, janë ca të ngrohëta, o ca të vala!…​
Ne, atëbotē ishim té rinj, rreth 20 vjeçarë, përbesë as që na shkonte ndërmend që, Ay plaku “çerrata”, me mjeshtri të hollé, mund ta kishte hedhur ndonjë, “minë”, satirike edhe për ne studentët gjurmues të folklorit tonë shekullor.​
Mirëpo, Isaku i thoshte: “Dajok, uné, për vete të duroj…,-por, ama dajokat e nënës mos gabo me m’ i ngucé, se qe besa nuk të fali!…Hahaha!​
Ajo naté, për mua dhe kushëririn tim të nderuar, Hilmiun; qe natë e paharruar.​
-Mé pastaj, provimin në lëndën Letërsi Popullore, e kam dhënë me sukses të larté.​
Ato vite të paqes së përgjakur me titisto-fashisto jugosllavët, ikën.​
Lufta Çlirimtare, shpërtheu si vullkan!​
Njëri nga vëllezërit halilaj ra në fushën e nderit. Isaku, até dité té ndërrim historisé sonë të stuhishme ra për të mos vdekur kurrë. Sadiku, përkrah tij, u plagos rëndë.​
Isaku, né vitet 70-ta, -ishte punëtor i mrekullueshëm, fjalëpak, por zemërzjartë; punonte, (mësa më kujtohet), në Organizatën Punuese Ndërtimore, “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë. ​
Ky, Plisbardhi, që po flet në video, është Sadiku, në atë betjejë gjigande, bëri rezistencë heroike.​
-Dhe, shihni goditjen që, tash e 20 vite, ia bëri reaksioni i brendshëm, shkijët pushtetarë; renegatët, tradhëtarët dhe titistët opozitarë, kosovaristë: vuajtjet e idealistëve dhe familjarëve të tyre, s´kishin dhe ende s’ kanë tē ndalé…​
-Vajza e Isakut, nga gjendja e rëndē ekonomike në dimrin e vitit 2015 si mijëra familje të tjera shqiptare skamnore, detyrohet me   ikë né Hungari. Pas ca muajsh, kthehet në atdhe. Tash, burri i saj, është i papunë, për të mbajtur familjen, bën punë të ndershme si murator, blegtor, bletar, e të tjera…,-me një fj, rropatet me jetèn-lufté për ekzistencë, në këtë paqe të brishtë, demon-kratiko-feudal-kapitaliste,-pra,mezi ia dalin t’ i thyejné sfidat e kohës…​
-Poashtu, si xhaxhai i saj, Sadiku; me familjen e tij atdhedashëse, që, po heqin të zitë e ullirit nga papunësia wë sjellë vetëm skamje dhe ikje nga atdheu!…​
Idealistët luftuan!… ​
Lufta e tyre heroike, as sot e sot, nuk po shpërblehet, madje as me një jetë niormale, do ta quaja, një jetë dinjitoze,-por kjo po zëvendësohet e katandisur katrane, me pabarazi, me pasdrejtësi skandaloze…​
Nga grupet dhe klanet mafioze:​
 Liria, Barazia! Drejtësia! Që prej “çlirimit” nga  Serbia, po shkilen përdité, nga Shkinia, kosovariste!…​
Faqezinjtë dhe faqezezat, borgjezë reaksionarë/e, përfituan, nga kjo gjysmë, apo më pak se gjysmé-liri, tē cilët aspak, zuzarèt, lakmiqarët dhe bashkëpunëtorët e armiqve shekullorë-mizorë, s’ e kanë merituar dhe aspak nuk e meritojnë!…​
Turpet dhe tmerret demon-kratike, po e sundojné, Kosovën dhe Viset tjera shqiptare të Shqipërinë Heroike.​
Lavdi luftës heroike të vëllezërve trima, halilaj! ​
Lavdi dēshmorëve të atdheut!

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...