Home / Lajme / SHQIPTARËT DHE ÇËSHTJA E REFERENDUMIT NË MAQEDONI

SHQIPTARËT DHE ÇËSHTJA E REFERENDUMIT NË MAQEDONI

Abdulla Mehmeti

Ka përfunduar koha kur shqiptarët në Maqedoni janë vënë para dy alternativave të gabueshme, duke u servuar atyre filma bardhë e zi; nga njëra anë, pushteti dhe partitë e tyre politike të korruptuara dhe në anën tjetër, shërbimet e huaja sekrete me ndihmën e argatëve dhe mercenarëve të tyre vendës, së bashku në shërbim të politikave dhe strategjive afatgjata të qarqeve nacional-shoviniste sllave në këtë shtet dhe për interesat serbe e ruse, në dëm të shqiptarëve dhe të drejtave natyrore e të ligjshme të tyre.

Kësaj radhe, shqiptarët janë duke e sendërtuar alternativën e tyre të tretë, opsionin që shpresojmë të dominojë ndër shqiptarët, të cilin e kanë projektuar ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, përmes një platforme dhe strategjie të re, me të cilën:
– nuk dëmtohen interesat e qytetarëve të këtij shteti dhe reformat e qeverisë së tij;
– nuk cënohen interesat e shteteve fqinje;
– nuk janë në kundështim me interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të faktorëve ndërkombëtarë relevantë, SHBA, BE dhe NATO, por në interes të tyre;
– nuk cënohet procesi i eurointegrimeve të Maqedonisë;
– nuk dëmtohet interesi kombëtar i shqiptarëve, tradita shtetformuese, identiteti, historia, kultura dhe gjuha shqipe, por do të avancohet pa kusht statusi juridik-kushtetues dhe politik i tyre në shtetin e përbashkët të Maqedonisë, si dhe do të forcohet faktori shqiptar në rajon, në kuadër të Ilirikut (Ballkanit) Perëndimor.

Është mirë gjatë kësaj periudhe, deri më 10 shtator kur fillon fushata për referendumin dhe gjatë saj, të gjithë të jemi të kujdesshëm ndaj qytetarëve, sidomos me krijimin e opinioneve të gabuara, apeleve individuale dhe grupore të papërgjegjshme, pa alternativë, pa zgjidhje konkrete të ofruar, pa qartësi, vizion dhe perspektivë, që mund t’u shërbejnë vetëm propagandave të huaja për dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të shqiptarëve si aleatë, mbështetës të fuqishëm dhe të pakompromis të NATO-s, SHBA dhe BE-së.

(18 gusht 2018)

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...