Home / Opinion / TRADHTIA DHE KOMPLOTI MASIV I PRONTOMAFISË POLITIKE DHE EKONOMIKE NDAJ INTERESAVE TË POPULLIT DHE SHTETIT TË KOSOVËS

TRADHTIA DHE KOMPLOTI MASIV I PRONTOMAFISË POLITIKE DHE EKONOMIKE NDAJ INTERESAVE TË POPULLIT DHE SHTETIT TË KOSOVËS

  Nga, Lirim Gashi

 

Në momentin që Thaç tradhtari me bekimin e LDK-së e ka nënshkruar marrveshjen e vitit 2013 në Bruksel për Asociacionin e Komunave Serbe me ingerenca ekzekutive, ka vdekur plani i Ahtisarit së bashku me idenë e tij për Kosovën multietnike në kufijtë e AVNOJ-it dhe është futur në Kosovë kanceri Serbia, përmes metastazes shoviniste Lista Srpska, apo Republika Srpska.

Kjo marrveshje e kishte për qëllim bllokimin e funksionimit të shtetit dhe krijimin e rrethanave për coptimin e Kosovës.

Edhe pse plani i Ahtisarit qëndron mbi Kushtetutën e Kosovës, kjo nuk i ka penguar teknokratet e uritura për karrierë politike evropiane Ashton dhe Mogerini, për t’a shkelur, ashtu siç nuk i ka penguar tradhtarët vendor dhe bythlëpirësit e Vuçiqit Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, për t’i bindur prontomafitë e tyre politike dhe ekonomike, për t’a miratuar këtë marrëveshje kancerogjene në Kuvendin e Kosovës dhe për t’ia futur në këtë mënyrë zjarrin shtetësisë së Kosovës.

Coptimi i Kosovës ka filluar më Demarkacioin e heshtur dhe tinzarë me Maqedoninë ku Kosova i ka humbur dhjetëra mijëra hektarë tokë, pastaj ka vazhduar me regjionalizimin e shtetit dhe formimin e komunave fantome dhe famoze serbe, si dhe me demarkacionin me Malin e Zi ku Kosova i ka humbur 8300 hektarë tokë dhe do të përfundojë me demarkacionin me Serbinë ku Kosova do t’a humb 30% të sipërfaqës së saj të përgjithshme.

Sabotimin e shtetit të Kosovës e ka filluar Franca përmes instalimit të marionetës së shërbimit të saj sekret DGSE Hashim Thaçit në krye të UÇK-së dhe e ka vazhduar me vendosjen e kufirit në urën e Ibrit.

Hashim Thaçi e ka vazhduar komplotin ndaj shtet-ndërtimit përmes marrveshjeve anti kombëtare në Bruksel, përmes plaçkitjes së pronës publike, buxhetit, donacioneve, fondeve, ndihmave, doganave dhe përmes privatizimit mafioz si dhe pronësimit të dhjetëra individëve dhe familjeve të tyre mafioze me plaçkën e lartpërmendur.

Këto familje mafioze e kontrollojnë de jure dhe de fakto jo vetëm shtetin, por edhe pronën publike, buxhetin, doganat, donacionet, shoqërinë civile dhe jetën mediale e publike në Kosovë.

Rezultat i mënyrës së tillë të sabotimit të interesave kombëtare dhe shtetërore është papunësia e madhe, mjerimi social, shëndetsor, arsimor, kulturor dhe edukativ, korrupsioni i jashtëzakonshëm, drejtësia e kapur, institucionet e uzurpuara dhe izolimi i popullit.

Pasojë e problemeve të lartpërmendura është egzodi masiv i pjesës më vitale të popullit rinisë dhe zbrazja e Kosovës nga shumica e të pakënaqurve, potencial ky që do të mund t’ia rrezikonte prontomafisë politike, ekonomike dhe sociale pushtetin përmes protestave masive.

Fakti që populli i Kosovës reagon me pasivitet të çuditshëm ndaj keqbërësve të kësaj republike në pushtet, lidhët pikërisht me Kosovën e zbrazur nga potenciali protestues dhe me qetësinë sipërfaqësore sociale, që sigurohet nga donacionet e mërgatës.

Vetë Albert Rohan, njëri prej përpiluesve të planit të Ahtisarit, është pafundësisht i dëshpëruar me mendjelehtësinë, naivitetin dhe diletantizmin e negociatorëve kosovar në negociatat e Brukselit, të cilët në kontinuitet e kanë dëmtuar shtetësinë e Kosovës dhe i kanë tradhëtuar interesat e popullit të saj.

Sabotimit të planit të Ahtisarit i është bashkangjitur edhe Bashkësia Ndërkombëtare, në momentin që ka lejuar që marrveshja e vitit 2013 të vendosët mbi tavolinë.

Ajo në këtë mënyrë e ka lejuar pa kurfarë arsye relevante dhe pa kurfarë logjike të shëndoshë politike, krijimin e rrethanave të rrezikshme gjeopolitike, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjërë.

Krijohet përshtypja që BE më qëllim e ka sabotuar shtet-ndërtimin e Kosovës, këtij projekti amerikan, mirëpo e vërteta është se EU është një konstrukt politik jokompakt i përbërë nga shtetet që kanë interesa të ndryshme gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike dhe sociale, të cilat Kosovën e kanë shndërruar në një laborator politik të secilës veç e veç.

Prandaj, nuk pasqyrohen rastësisht interesat e tyre kontradiktore në kualitetin e ulët të shtetësisë së Kosovës dhe nuk eksperimentohet rastësisht me dinjitetin dhe durimin e popullit të saj, por për t’a provokuar një kryengritje masive vëllavrasëse të masave të gjëra dhe të pakënaqura, apo një luftë qytetare, në mënyrë që këto shtete që hezitojnë t’a pranojnë shtetësinë e Kosovës dhe që janë nën ndikimin e Rusisë dhe Serbisë t’a arsyetojnë pastaj, jo vetëm moralisht, por edhe politikisht qëndrimin e tyre, sipas motos ” e kemi ditur që shqiptarët e Kosovës nuk janë të pjekur politikisht, për ta menaxhuar shtetin ”.

Simptomatik është fakti, që Serbisë dhe prontomafisë së Thaçit, gjithnjë e më tepër po i ngutët që synimet e tyre anti shqiptare t’i arrijnë pikërisht tani, kur në krye të USA është një individ diletant, kontradiktor dhe i paparashikueshëm, të cilit nuk i beson as populli amerikan.

Plani i Ahtisarit që e parashihte një Kosovë multietnike në kufijtë e AVNOJ-it dhe pa të drejtë për bashkim kombëtar me Shqipërinë, gjë që vlente edhe për Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, është përmbysur politikisht nga ata që e kanë konstruktuar dhe nuk na obligon në asnjë mënyrë, kështu që është i domosdoshëm një ridefinim dhe ri-përpilim i interesave tona kombëtare, që do t’i përshtatej rrethanave të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shqiptarë të dashur :

Duke i pasur parasysh të gjitha këto intriga, kurthe, pengesa dhe rreziqe të brendshme dhe të jashtme me të cilat po konfrontohet populli dhe shteti i Kosovës, apeloj në vigjilencën, maturinë dhe pjekurinë tuaj.

Çdo protestë kundër pushtetit kuisling dhe mafioz është një test i pjekurisë, maturisë dhe vigjilences sonë politike e kombëtare, e sidomos për nga mënyra se si e organizojmë dhe se si i përpilojmë, artikulojmë dhe koordinojmë kërkesat tona ndërmjet nesh, e sidomos me ata partnerë ndërkombëtar që i’a duan sinqerisht të mirën popullit dhe shtetit të Kosovës.

Duke e pasur parasysh faktin që Serbia e ka arritur qëllimin e saj, që përmes aktivitetit destruktiv e komplotist të marionetave të saj shqipëfolëse dhe ndërkombëtare t’i përçajë shqiptarët si në aspektin politik, ekonomik e social ashtu edhe në aspektin ideologjik dhe religjioz, si dhe duke e pasur parasysh faktin që Serbia pikërisht përmes marionetave të saj shqipfolëse ka arritur që t’a sabotoj dhe bllokoj konsolidimin institucional të shtetit të Kosovës dhe prosperitetin e popullit të saj, është i nevojshëm si kurrë më parë, një unitet i thellë kombëtar jashtë interesave të ngushta partiake, farefisnore, klanore e klienteliste për t’a mbrojtur atdheun nga kthetrat e Serbisë fashiste që na ka vrarë, dhunuar e masakruar me shekuj kurrë pa u penduar dhe marionetave të saj shqipfolëse, sepse këtë ia kemi borxh martirëve, dëshmorëve dhe heronjve tanë, që u sakrifikuan pa pyetur për çmimin, për lirinë tonë dhe pavarësinë e atdheut tonë të dashur.

Këtë mund t’a bëjmë më së miri duke i braktisur jo vetëm individët që i tradhtuan interesat e popullit dhe shtetit, por edhe bandat e tyre mafioze e tradhtare të vetëquajtura parti dhe duke ia dhënë besimin individëve dhe partive politike që tërë këto vite ishin në shënjestëren e tyre.

Pa i shpronësuar të gjithë këta individë tradhtar dhe bandat e tyre politiko-mafioze që e sabotuan dhe tradhtuan shtetësinë e Kosovës dhe interesat e popullit të saj nga plaçka financiare e publike dhe pa i çrrënjosjur nga strukturat e pushtetit së bashku me vartësit dhe shërbëtorët e tyre, kurrë ditë të bardha s’kemi me pa.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...