Home / Lajme / MBI DIKTATORËT E VEGJËL ME DOSJE TË MËDHA HAJDUTËRIE

MBI DIKTATORËT E VEGJËL ME DOSJE TË MËDHA HAJDUTËRIE

Ekskluzive: Kush e kërkon dhe kush e mbron Nikolla Gruevskin?

 

Ata që i rekrutojnë, i përgatitin dhe sjellin në pushtet kryeministrat, presidentët, ndonjë ministër apo shef të shërbimeve sekrete në disa shtete satelitë, nuk interesohen asnjëherë për shtet demokratik dhe ligjor, për shkeljen e të drejtave të njeriut, për mënyrën e qeverisjes në ato shtete, por për kapitalin që akumulojnë këta pushtetarë vasalë, për resurset që ua venë në dispozicion këtyre shërbimeve, për shumat e parave që i vjedhin dhe me ndihmën e tyre i nxjerrin jashtë shtetit.

A ju kujtohet që Nikolla Gruevski, para se të emërohet kryeministër i Maqedonisë ka shërbyer një kohë të gjatë kinse si „këshilltar“ në qeverinë e Serbisë? A keni dëgjuar sa para janë vjedhur pastaj në Maqedoni, gjatë qeverisjes së tij?

Nëse ky alamet politikani ka arritur të vjedhë me bashkëpunëtorët e tij mbi 6 miliardë euro, e ardhmja e jetës së tij është e planifikuar në detaje. Ai edhe mund të largohet nga pushteti, të dënohet, të burgoset apo të aratiset, por koka e tij dhe dora për të nënshkruar peshojnë rëndë dhe mbrohet me shumë kujdes nga ata që e kanë sjellë dhe mbajtur në pushtet, për aq kohë sa u është dashur atyre.

Ngritja dhe rënia e Sadam Huseinit, Gadafit, Millosheviqit etj., janë vetëm disa nga modelet e këtyre skenarëve të përgatitur dhe zbatuar me kujdes nga shërbimet e njëjta apo të ngjashme. Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe kompania e tij, janë vetëm një eksperiment i vogël me përfitime të mëdha në këto lojëra të shërbimeve të huaja sekrete.

(12.XI.2018)

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...