Home / Lajme / Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq

Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq

Liburn Aliu

 

Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013 kur iu vunë themelet ‘Zajednicës’. Jemi i vetmi subjekt që asokohe e kundërshtuam këtë me vendosmëri.

Listës Serbe i prinë Radojçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira kryeministri Haradinaj dhe Vuçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira presidenti Thaçi. Këta bashkë sundojnë dhe e zhvatin Kosovën.

Ne nuk ua kërkojmë nënshkrimet dhe nuk bëjmë pazar me deputetët e Listës Serbe. Ne duam rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të reja në Kosovë. Nëse kjo qeveri sundon e vjedh bashkë me Listën Serbe, pse nuk bën që asnjë votë e tyre të kontribuojë në rrëzimin e qeverisë?!

Ne nuk besojmë që Lista Serbe voton për rrëzimin e qeverisë aktuale. Në verën e vitit 2017, vetë Vuçiqi thoshte më mirë Haradinaj se Kurti. Veçse largimi i këtij regjimi që vjedh buxhetin e pasuritë e Kosovës së brendshmi dhe fal shtetësi e territor të republikës sonë së jashtmi, gjithsesi imponohet si prioritet.

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...