Home / Opinion / SHKOLLA E MESME USHTARAKE DHE RËNDËSIA E SAJ

SHKOLLA E MESME USHTARAKE DHE RËNDËSIA E SAJ

Dilaver GoxhajNë një intervistë të kohëve të fundit dhënë nga z.Sali Berisha, kur i është bërë pyetja: “Pse e mbyllët shkollën e mesm të përgjithshme ushtarake “Skënderbej”?”, Ai dha afërsishtë këtë përgjigje: “Është anti humane t’i edukosh fëmijët në moshën e adoleshencës me një disiplinë të tillë spartane”.
Për fat të keq, shumë intelektualë, politikanë të majtë e të djathtë, madje dhe ushtarakë, e quajnë të drejtë këtë përgjigje të z.Berisha, duke harruar edhe vetë z.Berisha, se qeveria e tij, kur ai ishte edhe president, dërgoi me dhjetra e qindra djem shqiptarë në shkollat e mesm ushtarake në Turqi.
Mirëpo, z.Berisha, dhe gjithë ata që mendojnë se ai, nuk e dinë që këtë lloj shkolle e kanë pothuajse të gjithë shtetet seriozë, si p.sh: SHBA ka 22 shkolla të tilla; Rusia – 8; Franca -6; Italia e Turqia nga 4; Anglia -3; Kanada e Portugali nga 1, e kështu me radhë. A mund të pranojmëse të gjithë këta shtete janë antihumanë?!
E paraqesim këtë shkrim shkrim, ku flitet jo vetëm për përvojën tonë, por trajtojmë edhe përvojën shekullore të shumë shteteve në Evropë, Amerikë dhe gjetkë, për të bindur politikanët dhe qeveritarët tanë, për rolin që luan shkolla e mesme ushtarake në zhvillimin social dhe intelektual jo vetëm të ushtrisë, por të gjithë shoqërisë, pasi nga kjo shkollë e jona kanë dalë shkencëtarë, strategë ushtarakë, shkrimtarë, sportistë, historianë, poetë me shpirt ushtari, diplomatë, analistë, mjekë, politikanë etj.

Domosdoshmëria e shkollave të mesme ushtarake është e lidhur organikisht me edukimin dhe elitat e ushtarakkëve

Ndoshta, me pranimin e Shqipërisë dhe të Ushtrisë së saj në NATO, është momenti që të rrisim në opinionin publik ndërgjegjen e atyre institucioneve të mëdha shtetërore me të drejtë vendim-marrëse në interes të riaktivizimit të një institucioni të madh formues, i cili vepron përgjithësisht në fushën ushtarake, por që përmes metodologjisë dhe programeve moderne të mësimit të arrijmë të formojmë hierarki të reja ushtarake, por edhe protagonistët e rinj të jetës civile. Kuptohet se, sa herë flitet për formimin ushtarak, mendia të shkon menjëherë te Akademitë Ushtarake dhe të paktë janë ata politikanë, për mos të thënë se në këto dy dekada nuk kemi parë apo dëgjuar politikan, që të llogarisin rëndësinë që ka shkolla e mesme ushtarake, funksionale jo vetëm në pranimin e kadetëve në akademitë e ndryshme ushtarake të vendit dhe të shteteve të tjera antare të NATO-s, por edhe në kërkesat specifike të profesionalizmit që vinë direkt nga bota civile e punës.
Parë nën një këndvështrim të veçantë në pjesën më të madhe të shteteve antare të NATO-s, por edhe në ato të Lindjes, mund të themi se shkollat e mesme ushtarake kanë qenë prej shekujsh dhe vijojnë të jenë forma e parë e institucionit publik të mesëm për t’iu përgjigjur faktikisht nevojave gjithnjë në rritje për njerëz të kualifiuar për Forcat e Armatosura që shtetet si Franca, Spanja, Italia, Anglia, Portugalia, Austria, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, Rusia, Turqia etj., kanë ngritur shkolla të tilla ushtarake që janë njohur përgjithësishtë me emrin: “shkollat e kadetëve”.
Po t’i hedhim një shikim historisë së këtyre shkollave, shohim se fillesat e tyre, të strukturuara posaçërisht për ushtrinë, nisin qysh nga viti 1600, ndaj të cilave gjithnjë është rezervuar një vëmendje e madhe, më shumë se ndaj shkollave të tjera të mesme që krijonin profesionistë të ndryshëm. Regjistrimi në këto lloj shkolla, në shtetet e lartpërmendura, prej para 400 vjetësh dhe deri në ditët e sotme, ka qenë dhe është privilegj i madh për familjet e nxënësve që pranoheshin në to. Mjafton të kujtojmë sforcon e madhe të Karl Bonopartit, i cili me shumë vështirësi morri nga marshalli i Korsikës një rekomandim që zyra e heraldikës t’u dorzonte Bonopartëve dëshminë e fisnikësrisë, se vetëm në këtë mënyrë mbreti Luigj kish të drejtën ta lejonte ta bënte një nga djemtë e familjes oficer1, dhe “pas shumë ndërhyrjesh, në vitin 1779 arriti ta regjistronte Napoleonin, atëherë dhjetë vjeç, me bursë të shtetit, në shkollën e Brienit, në lindje të Francës”2.
Por historia tregon se përgatitja për komandantë lufte qysh në moshën fëminore është trashëguar të paktën 4 shekuj para Krishtit, ku historiani gjerman Artur Vajgal sqaron se, “Në atë kohë kur Aleksandri ishte gati 12 vjeç (viti 367 p.e.r, DG), duket se Filipit iu ngjall interesi për djalin…Filipit i interesonte shumë ta shkëpuste Aleksandrin prej ndikimit të mbretëreshës, Olimpiadës, prandaj, ai tok me Aristotelin vendosën që shkollën e re ta ndërtonin pak larg nga kryeqyteti. Për këtë zgjodhën qytetin e vogël të Miezas… Godinat e shkollës i ndërtuan në një pyll të lashtë nimfash”3. Edhe Skëndërbeu ynë, “që pa mbirë qime në faqet e tij tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqisë”4. Po ashtu edhe Suvorovi, qysh 15 vjeç regjistrohet në shkollën ushtarake, ndërsa Kutuzovi në vitin 1757, kur ishte 12 vjeç5. Kjo traditë jo vetëm që ekziston ende në Evropë, por është përhapur pothuajse në shumicën e shteteve antare të NATO-s. Për shembull, Kolin Pauell regjistrohet në kolegjin ushtarak kur ishte 17 vjeç: “Kolegjet si ai që studjova unë qenë Harvardi dhe Princetoni i të varfërve”6, shkruan ai.
Duke u qëndruar besnikë traditave kulturore të trashëguara, vijimisht këto shkolla janë konsideruar dhe konsiderohen pararoja e ushtrive përkatëse si dhe në të njëjtën lidhje me proceset që karakterizojnë shoqërinë e sotme moderne. Këto shkolla kanë qenë dhe janë pararoja e korpusit të ushtarakëve, por edhe në drejtime të tjera, sepse në këto shkolla janë të rrënjosura tepër thellë vlerat themelore dhe parimet e besnikërisë si dhe shpirti i kolektivitetit, të vlerësuara sëbashku me respektin, sikundër shprehet kryetari i dhomës së deputetëve të parlamentit Italian, Xhan Frako Fini: “Në ato shkolla nuk mësohet vetëm regulli dhe bindja ndaj regullave, por kërkohet që të maturohet tek ta bindja që vetëm ai që di të bindet sot, brenda një kornize korrekte të të drejtave dhe detyrave, do të dijë nesër të komandojë sisteme komplekse”7.

Vëshrtim historik i ndërsjelltë për shkollat e mesme ushtarake në planin kombëtar dhe ndërkombëtar
“Ushtria e kaprojve, e udhëhequr nga luani, është më e fuqishme se ushtria e luanëve e udhëhequr nga kaprolli.” Fjalë e Urtë Ushtarake Angleze e vitit 1644

Po e nisim me fqinjën tonë më të afërt, Italinë. Ajo ka aktualisht 4 shkolla të mesme ushtarake, si ajo “Nunziatella” në Napoli, themeluar qysh më 18 Nëntor 1787, nga Mbretëria e Napolit; shkolla e mesme ushtarake navale “Françesko”, në Venecia, e themeluar prej vitit 1937; shkolla e mesme ushtarake “Teueli”, në Milano, themeluar prej vitit 1839; shkolla e mesme ushtarake e aviacionit “Giulio Douhet”, në Firence, themeluar në 15 Maj 2006. Pranimi bëhet me konkurs. Në fund të çdo viti shkollor studentët frekuentojnë edhe një kamp ushtarak pranë një reparti të Forcave të Armatosura për të përfituar elementë praktikë të përgatitjes për luftim, ku përfshihen dëndur edhe qitjet me armë në poligon, përgatitje sanitare, luftim trup me trup etj. Në këto shkolla pranohen prej moshës 15 vjeç, por edhe nxënës që mund të kenë kryer një apo dy vite shkollën e mesme civile, por që këtu hyjnë e fillojnë prej vitit të parë. E veçanta e Italisë është se 20% e vendeve në Akademinë Diplomatike Shtetërore rezervohen për maturantët e këtyre shkollave ushtarake8.
Franca ka 6 shkolla të mesme ushtarake, të cilat thirren Lice Ushtarak, për të tre llojet e armëve, ku studjojnë rreth 4000 nxënës. Pranohen kryesishtë nxënës të familjeve franceze që jetojnë në Francë dhe jashtë saj, ku përparësi kanë fëmijët jetimë të ish-ushtarakëve, dhe familjet e ushtarakëve. Një prej këtyre shkollave ka kryer edhe “Ariu i Luftës”, Norman Shvarckof, deri sa shkoi në Uest Point9. Në shenjë respekti pse Shvarckof pat kryer shkollën e mesme ushtarake në Francë, ndaj dhe Legjoni i Huaj Frances, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Gjirit kundër Irakut e ftoi në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe i dorzuan titullin e nderit “Kapural”, i pari dhe i vetmi amerikan i nderuar me një titull të tillë nga Legjioni Frances10. Është vendi ta theksojmë se Liceu Ushtarak në Sarthe mban sot e gjithë ditën emërin që i pat vënë Napoleoni qysh në 24 mars1808, pavarësisht se është krijuar prej vitit 1604: “Prytane Natonal Militaire”, duke iu referuar liceut klasik grek Prytaine, një institucion ekskluziv që përbënte zemrën politike dhe fetare të qyteteve-shtet të Greqisë antike, ku pat filluar mësimet Aleksandri i Madh në vitin 367 p.e.r në shkollën e filozofit të madh, Platonit11. Studentët që bëjnë pjesë në këta lice thirren “brutions”, si referim klasik i rajonit Brutium, në Romën e Lashtë, banorët e të cilit dalloheshin për ashpërsinë dhe shpirtin e tyre luftarak12. Në këto shkolla franceze kadetët pranohen qysh në moshën 10 vjeçare.
Anglia ka një veçori, i ka në dy varjante. Një varjant është ai që i merr në moshën 16 deri 18 vjeç, dhe quhet kolegji “Welbeck” dhe ka dy të tillë, themeluar prej vitit 1953 dhe për të dy vitet çdo kolegj ka 150 studentë, duke pranuar çdo vit 50 studentë në shtator dhe 25 në janar. Bëjnë vetëm përgatitje ushtarake dhe përgatiten si oficerë teknikë. Këtë lloj kolegji e kanë edhe SHBA. Ndërsa shkolla tjetër e mesme quhet “Duke of Yorks Royal Military School”, themeluar në vitin 1803 dhe i pranon nxënësit prej moshës 11 vjeç deri 18 vjeç.13
Portogalia e quan “Kolegjio Militare” dhe ndodhet në Lisbonë, i themeluar prej vitit 1803. Në këtë shkollë hyjnë fëmijë prej moshës 10 vjeç deri në 18 vjeç, kur bëhen gati për Akademi Ushtarake dhe Universitet. Nga kjo shkollë kanë dalë 5 presidentë të Portogalisë14.
Austria ka një shkollë të mesme ushtarake, themeluar qysh në kohën e të qenit perandori.
Kanadaja ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake me emrin “Robert Land Academy”, në Ontario, themeluar në vitin 1917 dhe nxënësit i merr prej klasës së 7-të deri në të 12-ën15.
Turqia ka 4 shkolla të mesme ushtarake, ajo “Denis Lisesi”, në Stamboll, themeluar në vitin 1773 dhe e ka katër vjeçare, pasi vitin e parë mësojnë anglisht, ndërsa tre vitet e tjera turqisht. Sholla tjetër është “Bursa Ipyklar Askeri Lisesi”, në Bursa dhe vijon prej vitit 1844. “Kuleli Militare High School”, edhe kjo në Stamboll, themeluar prej vitit 1845, ndërsa “Izmir Maltepe Askeri Lisesi” , në Izmir, është themeluar në vitin 1928.
Rusia diponon 8 shkolla të mesme ushtarake “Suvorov” dhe një për marinën “Nakhimov”, dhe nxënësit i marrin prej moshës 14 vjeç16.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një veçori nga të gjithë shtetet e lartpërmndura, si në sasi edhe në larmi. Jo vetëm që ka 22 shkolla të tilla në 17 shtete të ShBA, por shkojnë në shumicë edhe vajza, dhe nxënësit merren prej moshës 10 vjeç deri në 17 vjeç. Prej andej shkojnë në Uest Point. Në këto shkolla kanë filluar karjerën ushtarake Xh. Xh. Pershing, D. D. Ajzenhauer17, i cili arriti deri President i SHBA si dhe shumë personalitete të tjera të shquara ushtarake dhe politike. Veçori tjetër është se në këto shkolla të mesme, sikundër u shprehëm më lart, pranohen edhe vajza, me të njëjtat kritere si dhe djemtë, dhe që mësojnë në klasa të përbashkëta, stërviten po në klasa të përbashkëta dhe, e veçanta për vajzat është se nuk ua presin flokët deri në maturë, dhe në hyrjet e fjetinave të tyre shkruhet me gërma të mëdha: “Bukuria e juaj nuk qëndron tek flokët, por tek sjellja juaj.”18
Në Amerikë, në pragun e konkurimit për në këto shkolla, familjarët që dërgojnë fëmijët pezantohen me njoftimin: Djali ose vajza e juaj që do të pranohet kadet, jeta e tyre do të ndryshojë për mirë. Ata nuk do të mësojnë vetëm disiplinën, regullin dhe punën e strukturuar, ata do të mësojnë të jenë të pavarur dhe të mendojnë për veten e tyre në çfardo rrethane, larg të qenit robot, por do të bëhen individë të ndjeshëm, të cilët do të kujdesen për veten e tyre, për familjet e tyre dhe për kombin amerikan”19.
Fillesat e shkollave të mesme ushtarake në SHBA nisin prej vitit 1842, ndërsa ajo më e reja është hapur në vitin 1916. Njëzetedy shkollat e mesme ushtarake ndodhen si më poshtë: Dhjetë shkollat e mesme ushtarake që marrin vetëm djem prej klasës së 7-të deri në të 12-ën, një tjetër i merr prej klasës së 5-të, ndërsa një tjetër prej klasës së 4-t, të cilat ndodhen në: Carlsbad, CA; Camden, SC; New Bloomfield, PA; Waynesboro, VA; Fork Union, VA; Chatham, VA; Mexico, MO; Gainesville, GA; Anaheim, CA; Salina, KS; Delafield, WI; Wayne, PA.20
Ndërsa 10 shkollat e tjera të mesme ushtarake që pranojnë djem dhe vajza, prej klasës së 7-të, të 8 dhe të 9-të deri tek e 12-ta, ndodhen në: St. Petersburg, FL; Culver, IN; Melbourne, FL; Howe, IN; Woodstock, VA; Rosëell, NM; Oak Ridge, NC; Front Royal, VA; San Antonio, TX; Lexington, MO.
Po t’i referohesh objektivave të të gjitha shkollave të mesme ushtarake amerikane, por edhe atyre të vendeve të tjera që përmendëm më lart, rezulton se objektivat i kanë të njëjtë dhe përmblidhen në gjashtë pika:
a) Të bëhen qytetarë të mirë, me dije të thella dhe patriotë.
b) Të zhvillojnë vetëbesimin, lidërshipin dhe përgjegjshmërinë.
c) Të zhvillojnë aftësi të mira në komunikim dhe në të shkruar.
d) Të zhvillojnë dhe t’i japin rëndësi përgatitjes fizike.
e) Të rrisin respektin për rolin e ushtrisë në mbështetje të objektivave kombëtare.
f) Të zhvillojnë aftësitë për të punuar në grup dhe në drejtim të teknikave ushtarake21.

Po Shqipëria a ka një traditë të tillë?
“Kur e kaluara pushon së hedhuri dritën e saj mbi të ardhmen, mendja e njeriut endet në errësisrë.” Tokëvili

Edhe në Shqipëri ekziston tradita e funksionimit të shkollës së mesme ushtarake e tipit klasik-shkencor, e njohur me emrin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake – Skëndërbej”, e themeluar prej 28 Marsit 1945 dhe e mbyllur pas 47 vitesh, në Nëntor 199222, në Tiranë. Fillimisht ajo u quajt “Shkolla e pionerëve ushtarakë”, dhe në vitin 1947 morri emrin e mësipërm. Në vitin 1963 ajo u shndërua në shkollë e mesme e tipit klasik-shkencor-teknik dhe arte, pasi filloi të dërgojë nxënësit e saj në të gjitha shkollat e meme të Tiranës, përfshi edhe Liceun Artistik, përjashtuar mjekësoren. Bashkëkohesit civilë të këtyre kadetëve, në shkollat e të cilëve në Tiranë shkonin Skëndërbegasit e vegjël me uniformën e bukur ushtarake, flasin me respekt dhe nostalgji, duke u shprehur se “skëndërbegasit ne i kishim si pikë orientimi për gjithçka pozitive dhe, veçanërisht për ecurinë në mësime dhe gjallërinë fizike”. Për një shkollë të tillë dhe me këtë emër ëndëronin dikur Rilindasit tanë, e shprehur kjo edhe nga eruditi dhe staticieni Sami Frashëri tek libri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Deri në vitin 1950 në këtë shkollë pranoheshin prej moshës 10 deri 18 vjeç dhe, pas këtij viti filluan të pranoheshin në moshën 14 deri 18 vjeç. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë një president i Shqipërisë, 8 shefa të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë sonë dhe dhjetra ministra të të gjitha lëmive, pa folur për mjekë të shquar, shkrimtarë dhe poetë me emër, pilotë, oficerë marine, inxhinjerë etj, mjeshtra sporti të të gjitha drejtimeve nga më të shquarit në vend, si dhe piktorë e artistë me famë si Mentor Xhemali me plejadën e tij. Janë rreth 200 personalitete shkencore të të gjitha fushave. Nga që në këtë shkollë kultivohej sensi i drejtësisë dhe sinqeriteti, ndaj dhe ka patur 112 të dënuar politikë, midis tyre edhe të pushkatuar si oficeri poet Trifon Xhagjika23 etj, si në asnjë shkollë tjetër të vendit tonë. Dhe kjo ndodhi sepse skëndërbegasit udhëhiqeshin nga parimi që, po e di të vërtetën thuajë haptas, ndryshe mbetesh gjithmonë një shkurtabiq i mjerueshëm.
Thuajse gjithë gjeneralët që ka sot ushtria shqiptare kanë dalë nga bankat e asaj shkolle. Niveli i përgatitjes së nxënësve të saj ishte i tillë sa në konkurset kombëtare të shkollave të mesme, kjo shkollë merrte pjesë jashtë klasifikimit, pasi mund të zinte pa diskutim vendin e parë me çdo ekip të saj, për mos të folur se gjithë ekipet e të rinjve klubit sportiv “Partizani” dilnin nga kjo shkollë. Nuk mund të quhet rastësi që nga pesë oficerët e Ushtrisë Shqiptare, që shkuan vullnetarë në radhët e UÇK-së, brenda në territorin e Kosovës, para se të angazhohej NATO në atë luftë, katër prej tyre ishin Skëndërbegas. Të gjitha këto fakte që sollëm për vendet e lartpërmendura dhe ish shkollën tonë të mesme ushtarake shpjegojnë pse SHBA, Francë, Itali, Angli e shumë vende të tjera e mbajnë dhe e zhvillojnë me shekuj këtë lloj shkolle ushtarake, e cila është shndëruar në traditë kombëtare dhe, ku ekzistencën e ushtrisë nuk mund ta kuptojnë pa ekzistencën e shkollës së mesme ushtarake. Në vend që kjo traditë atje të vinte duke u reduktuar, ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta. Madje Italia prej vitit 2009 ka filluar që në shkollat e mesme ushtarake të pranojë edhe vajza. Parë në këtë retrospektivë, do të ishte më shumë se marrëzi që, riaktivizimin e shkollës sonë të mesme ushtarake, dikush ta quaj nostalgji për sistemin shoqëror, vetm pse funksionoi në gjysmën edytë të shekullit që kaloi..
ë në këtë shkollë kultivohej sensi i drejtësisë dhe sinqeriteti, ndaj dhe ka patur 112 të dënuar politikë, midis tyre edhe të pushkatuar si oficeri poet Trifon Xhagjika23 etj, si në asnjë shkollë tjetër të vendit tonë. Dhe kjo ndodhi sepse skëndërbegasit udhëhiqeshin nga parimi që, po e di të vërtetën thuajë haptas, ndryshe mbetesh gjithmonë një shkurtabiq i mjerueshëm.
Thuajse gjithë gjeneralët që ka sot ushtria shqiptare kanë dalë nga bankat e asaj shkolle. Niveli i përgatitjes së nxënësve të saj ishte i tillë sa në konkurset kombëtare të shkollave të mesme, kjo shkollë merrte pjesë jashtë klasifikimit, pasi mund të zinte pa diskutim vendin e parë me çdo ekip të saj, për mos të folur se gjithë ekipet e të rinjve klubit sportiv “Partizani” dilnin nga kjo shkollë. Nuk mund të quhet rastësi që nga pesë oficerët e Ushtrisë Shqiptare, që shkuan vullnetarë në radhët e UÇK-së, brenda në territorin e Kosovës, para se të angazhohej NATO në atë luftë, katër prej tyre ishin Skëndërbegas. Të gjitha këto fakte që sollëm për vendet e lartpërmendura dhe ish shkollën tonë të mesme ushtarake shpjegojnë pse SHBA, Francë, Itali, Angli e shumë vende të tjera e mbajnë dhe e zhvillojnë me shekuj këtë lloj shkolle ushtarake, e cila është shndëruar në traditë kombëtare dhe, ku ekzistencën e ushtrisë nuk mund ta kuptojnë pa ekzistencën e shkollës së mesme ushtarake. Në vend që kjo traditë atje të vinte duke u reduktuar, ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta. Madje Italia prej vitit 2009 ka filluar që në shkollat e mesme ushtarake të pranojë edhe vajza. Parë në këtë retrospektivë, do të ishte më shumë se marrëzi që, riaktivizimin e shkollës sonë të mesme ushtarake, dikush ta quaj nostalgji për sistemin shoqëror, vetm pse funksionoi në gjysmën edytë të shekullit që kaloi..

 

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...