Home / Opinion / Më 7 Nëntor 1917, 101 vjet më parë u krye Revolucioni Socialist i Tetorit

Më 7 Nëntor 1917, 101 vjet më parë u krye Revolucioni Socialist i Tetorit

Fotografia e Iliriana Koleka
Rroftë revolucioni i tetorit, që i ndryshoi njëherë e përgjithmonë mëndësitë dhe fatet e proletarëve në mbarë botën!

Në 7 Nëntor 1917, 101 vjet më parë u krye Revolucioni Socialist i Tetorit (në Nëntor sipas kalendarit Grigorian), i cili krijoi shtetin e sovjetëve të drejtuar nga Lenini.
U krijua një sistem i ri jo-kapitalist, në të cilin të fundit u bënë të parë dhe më në fund u krijua barazia e shumë pritur nga të varfërit gjatë një historie të gjatë shekullore shfrytëzimi.
Sipas idesë së Leninit, që ndryshonte nga ajo e Marksit që ishte mbarë botërore, revolucioni socialist mund të fitonte aty ku zinxhiri i kapitalizmit ishte më i dobët dhe jo vetëm tek ato vende që kanë sistem industrializimi më të madh po dhe në vënde në prapambetje të thellë, siç ishte Rusia e fillimit të shekullit njëzetë.

Lenini, ndërtoi sistemin socialist në Rusi, duke paralajmëruar, se Sistemi i ri që do të rezistonte në se do të ishte ekonomikisht më i fortë.
Stalini i madh vazhdoi rrugën e Leninit dhe Bashkimi Sovjetik rezistoi me lavdi për disa dekada ndaj sistemit kapitalist të hurit dhe litarit.
Fatkeqësisht agjentë, tradhëtarë e të shitur për para tek kapitali e hëngrën nga brënda pas vdekjes së Stalinit, pasuesit të Leninit.
Ne patëm fatin e madh të njihnim e të jetonim në këtë sistem të bekuar të barazisë sociale, falë marksist-leninistit të madh, Enver Hoxhës. Po dhe tek ne socializmi u mposht , i brejtur nga brënda nga tradhëtari Ramiz Alia e veglat e tij.

About admin

x

Check Also

  Intervistë me Elmaz Ademin 

I nderuari zoti Ademi,  Jam studente e Gazetarisë dhe mediumeve në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe për temë të Masterit kam zgjedhur “Format specifike të komunikimit të organizatave patriotike shqiptare gjatë periudhës së monizmit jugosllav”.  Qëllimi kryesor i këtij hulumtimit është të nxirret në dritë fakti se krahas formave të ndryshme të veprimtarisë së fshehtë si bisedat në rrethe të besueshme, shpërndarja e mesazheve përmes trakteve dhe komunikatave, botimi dhe shpërndarja e gazetave ishte formë e domosdoshme e komunikimit. Shtypja dhe e shpërndarja e gazetave paraqitet si njëra nga format kryesore të përhapjes së ideve të këtyre organizatave që vepronin në klandestinitet të thellë.  E shoh shumë të rëndësishme të bëj intervistë me ju, sepse jeni nga njerëzit që kanë kaluar një gjysmë shekulli në organizimin e rezistencës për realizimin e aspiratave tona kombëtare. Nëse jeni dakord po ua nisë një numër të caktuar pyetjesh dhe pasi të më ktheni përgjigje do të formuloj pyetje të reja nëse e shoh të nevojshme për të hedhur dritë në ndonjë aspekt të temës që jam duke hulumtuar.         Rudina Zeqiri:  Zoti Ademi  në  Prill të vitit 1972 u themelua Organizata “ Kushtrimi i Lirisë” ku ju ishit një ndër anëtarët  e ...