Home / Opinion / Kurdo ne Rusi zhvillohej histeria e vertete e urrejtjes ndaj shqiptareve

Kurdo ne Rusi zhvillohej histeria e vertete e urrejtjes ndaj shqiptareve

Kurdo ne Rusi zhvillohej histeria e vertete e urrejtjes ndaj shqiptareve, ne rradhe te pare ndaj Kosoves. I quanin “gjakpires”, “tregtare me organe njerezore”, “teroriste islamike”, “fashiste” e shume epitete te tjere te “dashurise se pafundshme”. Serbet e kishin mbeshtetin e padiskutueshme dhe e flakte, ruset ishin gati per te shkuar ne Kosove qe t’i vrare shqiptaret. Vepronin disa organizata nazifashiste drejtperdrejti te “profilit antishqiptar”, dmth Fronti kosovar e Vellezeria serbe (Serbskoje bratstvo). Keshtu ishte shume vjet nga viti 1998.
Po sot gjendja u ndryshua plotesisht. Fjalimet e furtunes u kane shuar, diplomacia ka preokupuar me gjerat e tjera (Ukraina, Siria etj.). Pas rastit te Krimese “integriteti teritorial i Serbise” filloi te luaje nje rol pengese per ta paraqetur politiken ruse jashte. Qeveria s’di c’te bere duke paragjykuar “standarde te dyfishte” e shkuar nen flamurin e ketyre standardeve per shkak te Krimese. Prandaj antishqiptarizmi u shua.
Eshte e habitshme po popullsia gjithashtu u ndryshua. Kur propaganda antishqiptare u zhduk nga ekranet e televizoreve njerezit fillimisht harruan per Kosoven, pastaj qendronin indiferent disa vjet e… nen ndikimin e vizitave ne RSH ne statutin e turisteve dhe propagandes se vertetes shqiptare filluan te ndricohen!
Ne epoken e internetit madje ne rusisht u be e lire kjo te vertete. Nje pjese te ruseve ne Moske e konsiderojne Kosoven shqiptare, nje pjese e tjeter mendon se “kjo eshte ceshtja e atyreve qe jetojne aty ne shumice” (po kush eshte shumica e di tere bota!), nje pjese e trete tani “nuk e di e s’do ta dije sepse ka shume probleme me te rendesishem ne Rusi” (edhe neutraliteti eshte i rendesishem per ne – a jo?). Vetem nje pjese e vogel po vazhdon te jete pro Serbise, e numri i kesaj pjese bie poshte e poshte njekohesisht me nivelin e mbeshtetjes ndaj qeverise aktuale. Mund te konkludojme se pansllavet s’ishin vete ruset po qeveria e propaganda e saj.
Nese regjimi pansllav kurdo do te zevendesohet me ate socialist a liberal pro Evropes asnje gjurme s’do te mbetet nga politika e ideologjia antishqiptare ne kete vend! Rusia ne kete rast do ta mirenjohe Kosoven shtet zyrtarisht e do t’i jape shkjaut doreheqje. Mund ta me kunderviheni historine shekullore po ju perkujtoj epoken staliniane: Rusia mund te jete mik, minimalisht – ta mos pengoje ceshtjen shqiptare, te gjithe varet nga forcat qe e udheheqin kete vend e jo nga “urrejtja gjenetike” a “armiqesia shekullore”. Do shikojme si te perfundoje ky pushtet e kush do te vije pas tij. Ne cdo rast e kami mundesine e madhe per mirenjohje…

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...