Home / Opinion / E VËRTETA HISTORIKE TË THUHET DHE TË SHKRUHET TROÇ!

E VËRTETA HISTORIKE TË THUHET DHE TË SHKRUHET TROÇ!

Shkruan: Fadil SHYTI
(Nëse Europa, Rusia dhe Amerika e pranojnë në heshtje, korrigjimin e kufijëve midis Kosovës dhe Serbisë, pse po e pengojnë dhe nuk po e pranojnë hapur ribashkimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare, që i lanë jashtë shtetit, Amë; me Shqipërinë?!)
Z, mos harroni!
Ka një zgjidhje të parë që s’ do të kishte fare nevojë pēr “zgjidhjen sipas drejtësisë” të Nastradin Hoxhēs, apo zgjidhje të tjera europiane, allë greiane; tē vitit tē mbrapsht, 1913-tē, të fillimshekullit 20-të, cila shqiptarët i ndau territorialisht me shekuj…
Kjo zgjidhje ēshtë, E VETMJA ZGJIDHJE E DREJTË E ÇËSHTJES SHQIPTARE:
1. RIBASHKIMI I SHQIPËRISË, SIPAS PARIMIT NJË KOMB, NJĒ GJUHË, NJË FLAMUR, NJË SHTET.
Europa, Rusia, Amerika dhe mbarë bota; duhet të mos i përsërisin gabimet historike tē së kaluarës tragjike nē rajonin e Gadishullit Ilirik, (Ballkanit); të përgjakur dhe të përflakur.
Shkrimi qenka mjaft me peshē argumentuese, mirëpo  i paplotësuar, përderisa, autori nuk  e ka shtruar qartë dhe gjer në fund, sesi mund të merrr kjo çështje zgjidhje njëherë e përgjithmonë; vallē pse artikullshkruesi, Veton Surroi, nuk e thekson qartē DREJTËSINĒ SHQIPTARE?!
3. Problemi qëndron tek Nastradin Hoxha. Apo të jem më preciz te ftesa që iu bë Nastradin Hoxhës në Bruksel, te Komisioni Evropian. Qe ftuar një herë Nastradin Hoxha të ndajë drejtësi mes dy palëve dhe dëgjoi njërën palë e i dha të drejtë, pastaj dëgjoi tjetrën dhe i dha të drejtë po ashtu.

 

Artikullshkruesi, nuk është i huaj;  ai e njeh mirë historinë tonë,-s’ dua tē besoj qē, ky gazetar i njohur, ende punon për interesa të huaja; të Serbisē, apo të miqve të saj euro-rusë dhe më tej si në Konferecën e Rambujetit, kur me çdo kusht, pavarësisht humbjeve të luftës politike-diplomatike e kërkonte nënshkrimin Marrëveshjes nga delegacioni shqiptar, bashkē me të tjerë gazetarucë, pushtetarë apo ndonjë shkrimtarë llaskucë, të cilët binin ndesh me kërkesën e bacit, Adem Demaçi që, me asnjë çmim djerse as gjaku, nuk pranonte pazare në kurriz tē trojeve shqiptare.
Shpalosja e sē vërtetēs né politikën serbe-koso-var(m) e, euro-ruse-atlantike; sipas parimeve: vendnumëro, paqëso rajonin vetēm përkohësisht; e ka bërē rajonin ilirik të njohur madje dhe të emërtuar nga bota imperialiste si, “fuqi baruti”, ku në radhë të parë po digjen shqiptarēt; pastaj, edhe popujt tjerë liridashës nē veçanti popujt jo sllavë. Pa paragjykuar aspak nga aspekti fetar; mirëpo e vērteta ēshtë shpatē kastriotiane; për më tepër, drejtësi enveriane, qē nuk falē neglizhencë, harresë apo tradhëti të brendshme apo të jashtme; të vogël apo të madhe.
3 Nëntor, 2018

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...