Home / Lajme / Arvanitasi ish-ministër i Greqisë, mesazh për shqiptarët e vjetër?

Arvanitasi ish-ministër i Greqisë, mesazh për shqiptarët e vjetër?

Ai di si të shkaktojë ‘tërmet’ në vendin fqinj me qëndrimet e tij pro shqiptarëve. E si për një ish-ministër, këto deklarata nuk mund të kapërdihen lehtë nga grekët.

Ai di si të shkaktojë ‘tërmet’ në vendin fqinj me qëndrimet e tij pro shqiptarëve.

E si për një ish-ministër, këto deklarata nuk mund të kapërdihen lehtë nga grekët.

Bëhet fjalë për Theodoros Pangalos.

Pak kohë më parë ai shprehej:

“Krenar që jam arvanitas.Arvanitasit që janë pjesë e familjes time dhe jam shumë krenar për të. Nëse grekët kanë kushërinj, ata janë shqiptarët”.

Por, ish-ministri ka shkruar edhe për suliotët me postimet në profilin e tij në Twitter, teksa i është referuar aktit heroik, që gratë suliote bënë 215 viteve më parë, ku ndër të tjera ai shkruante:

“Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala “λουλούδι” (lule) vjen nga gjuha shqipe? Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, gratë suliote hodhën foshnjat e tyre nga shkëmbinjtë dhe më pas u hodhën dhe vetë. Për to vdekja ishte më e preferueshme se poshtërimi. Si mund të thoshin gratë suliote lule në rërë, ndërsa ishin tërësisht shqiptare? “

E si të mos mjaftonin të gjitha këto, ish-ministri grek me orgjinë shqiptare, ka dalë në mbrojtje të policisë shqiptare për rastin e Kostandino Kaçifas, që u vra më 28 tetor në fshatin Bularat nga forcat speciale RENEA.

Ai u shpreh se: ‘Kushdo që qëllon policinë, duhet të vritet.’

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë rrëzoi gjithashtu pretendimet se 35-vjeçari Kaçifas u provokua nga policia për flamurin grek.

“Kjo pistë nuk është e vërtetë, u shpreh Pangalos.

Ai tha se në fshatin Bularat ka parë fotografi të flamujve grekë të vendosur edhe në festën kombëtare të Greqisë më 25 mars, aq sa ish-ministri thotë se është e tepruar.

“Ky djalë shkoi që të vendoste flamujt grekë. Por unë kam parë fotografi në internet të Bularatit edhe më 25 mars dhe rrugët kanë qenë plot me flamuj grekë deri në neveri”, theksoi ish-ministri Pangalos.

Duke kritikuar sjelljen e qeverisë greke për rastin në fjalë, Pengallos shprehet:

“Nuk bëhet politikë e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë.”

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...