Home / Lajme / Shkencëtarët pranojnë se Greqia e Lashtë është shpikur prej tyre, kërkojnë falje?!

Shkencëtarët pranojnë se Greqia e Lashtë është shpikur prej tyre, kërkojnë falje?!

Shkencëtarët pranojnë se Greqia e Lashtë është shpikur prej tyre, kërkojnë falje?!

 Një artikull i shkruar nga the Onion dhe disa media të tjera amerikane dhe britanike, në korrik të vitit 2010, pretendon se civilizimi grek është krejtësisht i sajuar nga një grup shkencëtarësh.

Pavarësisht se është shkruar 8 vjet më parë, ky shkrim po tërheq vëmendje të madhe edhe sot e kësaj dite. Në vijim po paraqesim artikullin e plotë të përkthyer dhe përshtatur nga Oculus News, siç është shkruar nga mediat amerikane:

Një grup shkencëtarësh të njohur mbajtën një konferencë shtypi të hënën e kaluar pranë National Geographyc Society për të deklaruar se “kanë fabrikuar” tërësisht Greqinë e lashtë, një kulturë e cila mendohet se është baza e intelektualëve të civilizimit perëndimorë.

Ky grup shkencëtrësh pranon se ideja e një shoiqërie të sofistikuar dhe shkëlqyer që egzistonte më shumë se 2000 vjet më parë, në fakt është krejtësisht një trillim i sajuar që është krijuar nga një grup historianësh, antropologësh dhe klasikësh që punuan “nonstop” nga viti 1971 dhe deri në vitin 1974 për të falsifikuar dokumentet dhe artefaktet “greke”.

“Sinqerisht, nuk e mendonim se gjërat do shkonin kaq larg,” thotë Prof. Gene Haddlebury, i cili ka ofruar dorëheqjen nga pozicioni i tij si udhëheqës i Studimeve Helenike në Universitetin Georgetown, SHBA. “Ishim të rinjë dhe u përpoqën të bëjmë përpara në karrierë, kështu që nisën të bënim gjërat: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, retorika, etika, të gjitha shtyllat…, çdo gjë.”

Sipas Haddlebury, ideja e shpikjes së një kulture të lashtë erdhi kur ai dhe të tjerë shkencëtarë as që nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur në Europë gjatë viteve 800 pasues. Të frustruar nga hendeku i të dhënave dhe gjurmëve, dhe pasi zbuluan se “arkeologët nuk u vinin aq shumë në ndihmë,” e çuan më tej problemin tek kolegët, të cilat më pas u orvatën për të gjetur se nga vinin fjalët astronomi, demokraci dhe kartografi.

Kështu, brenda disa orësh lindi civilizimi më i madh dhe me ndikues i të gjitha kohërave.

“Një natë dikush bëri një shaka duke folur thjeshtë mbi gjithë këto ide, duke i bashkuar bashkë dhe tha se grekët i kanë bërë të gjitha 2000 vjet më parë. Një gjë të çon tek tjetra, dhe përpara se të njihesh me to, në fakt ne kemi bërë gjithçka, që nga raporti i floririt e deri tek Iliada,” thotë Prof. Haddlebury.

“Ishte një lavire, por duket se goditi,” vazhdon ai duke ju referuar poemave epike që besohet se kanë themeluar bazat e letërsisë perëndimore.

Gjatë të njëjtës kohë, një kurator i institutit “Smithsonian” raportohet të ketë kërkuar ndihmën e Haddlebury: Muzeumi kishte marrë donacione të mëdha për të krijuar një ekspozitë mbi botën e lashtë por “në fakt nuk kishte shumë gjëra për të ekspozuar. Pastaj historianët nisën menjëherë punën duke falsifikuar me ngut të dhënat e një civilizimi të lashtë – krejtësisht me poetët dhe filozofët e tyre, me zotët dhe heronjt – të cilat do t’u bënin tekstet kryesore të librave shkollorë, kolegjeve dhe tërë njerëzimit.

Emily Nguyen-Whiteman, një nga akademikët e rinj, i cili punoi në këtë projekt shpjegon se e gjithë arkitektura e civilizimit grek ishte e bazuar tek ndërtesat e Uashingtonit, përfshirë vendet për mbledhje përgjatë rrugës e kafenetë, për të “rrahur idetë rreth mitologjisë dhe çdo gjëje.”

“Përzgjodhëm grekët sepse menduam se asnjëri nuk do të shkonte atje për të kontrolluar,” thotë Nguyen-Whiteman. “E keni vizituar ndonjëherë atë vend? Është një pirg plehrash. Është si një gropë me zall e abandonuar dhe e mbushur me mace.”

“Njerëzit nisën të shohin rreth e rrotur për diçka nga këto gjërat e lashta, është ndërtuar një pantenon për të mbuluar gjurmët.”

Nguyen-Whiteman pranon se i ishte ngarkuar detyra e ndryshimit të dokumenteve që nga Bibla e lashtë dhe tek shkrimet e Tomas Xhefersonit për të reflektuar influencën e “grekëve klasik” – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin e një gjuhe nga asgjëja, duke u bazuar në greqishten moderne, që të duket sikur ishte pasardhëse e së lashtës.

Historianët u thanë reporterëve ndër të tjera se të ashtuquajturat “ide greke,” në fakt janë marrë nga romakët, dhe më pas i janë atribuuar grekëve të lashtë. Por ata i pretendojnë si të vetat.

“Gjeometria? Është e gjitha e Kevin-it,” thotë Haddlebury, duke ju referuar studentit të shkëlqyer Kevin Davenport. “Njerëz, ai djalë ishte në pikun e tij ato ditë. Tani nëpër shkolla mësojnë gjeometrinë e tij, megjithëse e quajnë ‘Euklidiane.”

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...