Home / Opinion / Dr. Hakif Bajrami: Enver Hoxha dhe shqiptarët në maje të thikës, të dhunuar ideologjikisht nga Lindja dhe Perëndimi II

Dr. Hakif Bajrami: Enver Hoxha dhe shqiptarët në maje të thikës, të dhunuar ideologjikisht nga Lindja dhe Perëndimi II

Fillimi / Analiza / Dr. Hakif Bajrami: Enver Hoxha dhe shqiptarët në maje të thikës, të dhunuar ideologjikisht nga Lindja dhe Perëndimi II

Dr. Hakif Bajrami: Enver Hoxha dhe shqiptarët në maje të thikës, të dhunuar ideologjikisht nga Lindja dhe Perëndimi II

Enver Hoxha posa erdhi në pushtet kur edhe aprovohet Kushtetuta (1946), nga pozita politike aspiron nivelizimin social të tërë godinës shoqërore me një kolektivizim Bolshevik, të cilin e “njihte” nga librat e “blerta” të Leninit, pa e njohur fare rusishten. Me këtë fakt, shkaktoi  armiqësi brenda shoqërisë e cila në mënyrë perfide  sponzorizohet nga jashtë, me qëllimin ekstrem që Shqipëri mos të ketë fare: (Çerçilli,Ndarja e Ballkanit si prona ndikimi në një pako të cigares ku Shqipëria nuk figuron fare, kuptohet në prani të Stalinit dhe Ruzvelltit). Si duket tek të mëdhenjtë nuk janë kuptuar diskonvergjencat sociale me atrofinë nacionale ballkanike.

Po kush ishin shqiptarët për Çerchillin. Kështu socialja në rrafshin politik “filantrpoik”, e akuzon Enver Hoxhën për shumë padrejtësi fillestare, të cilat janë transferuar në armiqësi të kolektivitetit “kuq” me vuajtjen që ndrydhin botën që po trasplantohej në muskujt e Luftës së Ftoftë.

Në këto rrethana, nëse nacionalja “insuficiente”, nuk ka shprehur retorikë për valorizim të ideologjisë  (lexo: Enver Hoxha, Rreziku anglo amerikan për Shqipërinë…), atëherë duhet të nxirret një rrënjë katrore psikologjike se Enveri Hoxha ka jetuar me frikë të “hijeve afër tij”. Këtu shihet se çdo oponentit politik i qorrohet të pamunit dhe tërë realiteti shoqëror, kalon në atë fabulën e Ezopit: “Nëna dhe djali“-Nuk është tragjedi të të kam lindur të verbër, por është tragjedi që po rrenë dhe po kërcënon”!. Kjo e vërtetë u lakuriqua në shoqërinë shqiptare më egërsisht se kurrë më 1949-1954, kur fiktivisht Tiranës iu kurdisën tri fronte lufte:

1 arratisja e kundërshtarëve ideologjik në Jugosllavi dhe në Greqi;

2 Kurdisja e një qeverie kuislinge në Prizren dhe në Shkup, me kryetar dhe ministri komplete-“Zogolli II”;

  1. Me një qeveri në Nju Jork, që nuk dihej se kur dhe si do të kthehej pasi që Mid-hati ishte në “dializë” të CIA-s (lexo dokumente e deklasifikuara 2017).

Nuk shkruaj si politikan, as si i majtë e as i djathtë duke mbrojtur pazaret ideologjike të ditës për kohën  atëhershme.

Lidhur me librat suficitar për interesa të kombit, nuk mund të alternohen si deficit ndaj kërkesave bie fjala pse shteti njëqindëvjeçar shqiptar sot, nuk ka Enciklopedi kombëtare. Ky realitet e ka ndrydhë realitetin duke i dhuruar përparësi ideologjisë, e cila ka përjashtuar futjen në enciklopedi, e cila nuk do të ishte selektive në asnjë rrethanë, prandaj shumë konstatime këtu duken se janë “rrufe pre qiellit”. Jo, shumë çka kam mësuar në “Leksiogarfski Zavod” ( Enti leksikografik të Zagrebit), ku tuboheshin kokat e ditura dhe flitej hapur e shekncërisht, jo pra për hatër por me fakte arkivore që janë ruajtur me kujdes.

Këtu edhe fillon gjakimi I fajeve që duhet të objektivizohen, për çdo regjim të kaluar në histori. Në këtë drejtim pushteti dhe ideologjia janë transferuar në konkavitet në të gjitha shoqëritë komuniste, duku më tepër e diku më perfidshëm, duke kërkuar prej armiqve jo mendim të njëjtë e “ideologji ma të kuçe se gjaku i Leninit e Stalinit”. Madje në Zagreb është folur e shkruar për krimet e njërit dhe tjetrit me fakte, por botimi sikur mbeti në gjysmë të rrugës, sepse Jugosllavia për fat të Shqiptarëve shkoi në varr pa kthim. Kërkesa që të botohet çdo gjë, i ishte bërë M. Kërlezhës nga PKJ(LKJ?), por shkrimtari I madh kroat kishte thënë: “Enciklopedia është çështje shkencore rreth 98% e ata 2% është a na jepni para, e a na besojnë”. Punën do ta keni të kryer perfekt, por nuk do të ju pëlqejë në prezantim”.

Në rastin e Shqipërisë së kuqe, dihet publikisht se populli i ka kënduar Partisë dhe Enverit për 50 vjet. Këndim nga respekti, nga interesi dhe nga frika, pa alternativë sikurse ngjanë edhe sot për shumë pushtetar. Lidhur me këtë, kur na kritikojnë nga jashtë, se “shqiptarët komunistë kanë qenë stalinistë”, shtrohet pyetja, po të ndihmohej vendi i Shqiponjave vetëm 10%  nga ndihmat që i ka marrë Greqia apo Jugosllavia, ajo do të ishte sot një Zvicër e Ballkanit. Ose, pse Britania kishte të drejtë t` ia dhurojë Stalinit shpatën e artë dhe gradën generalisimus, e Shqipëria e cila më 1949/50 që ishte buzë invazionit jugosllav, apo ndarjes së saj me Greqinë (1953) të mos kërkoi ndihmë nga ata që ishin në pozitë të japin. Këtu shtrohet pyetja e mbylljes së vendit të Shqiponjave nga Brenda dhe nga jashtë. Në këtë rrafsh fatamorganë ka ekzistuar filozofia epistimologjike e “lodhjes së kundërshtarëve”, por moslejimin e lëvizjes së lirë brenda, e cila politikë nuk e arsyeton asnjë racionalizëm totalitar ‘shkencor’ filozofik.

Semantika e të gjitha kritikave të figurës së Enver Hoxhës mund të plasohet sot në moton se asgjë “nuk ishte meritore”. Madje, kjo “kritikë” ka shkuar aq larg sa që ia ka kaluar propagandës titiste dhe UDB-ës kriminale, në çdo aspekt. Erozioni i atij sistemi sikur përpiqet të bëjë dallime se në” sistemin e farkëtarit (Titos) “ka qenë më mire”, ndërsa sikur paska qenë më mire të fitonte në Tiranë teneqexhia, Koçi Xoxe  e jo intelektuali Enver, dhe atje dhe këtu do të bëhej më mire, sepse në të dy anët do të kishim terror të njëjtë titist, e ai që ishte enverist, ia ndiejmë peshën më tmerrshëm sepse është “ i yni, made in Albania”, kujtesë për kritikë që sa ishte gjallë ishin sekretar partie e çka jo, e pas vitit 1991 filluan me fraza demokratike, por më 1997 u pa aftësia e tyre, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. U provua të shkatërrohet Shqipëria, në mënyrë që Kosova të vdesë klinikisht përmes “korridoreve përplasëse të Milloshit dhe Gligorivit”.

Tani kur i kemi shkapërderdhur disa pyetje, shtrohet dilema: a ishte Enveri lojtar ma i madh në vitet 1949-1968, që Perëndimi kurrë nuk ia shtriu dorën si ia shtriu Titos. Këtu disi pushon faji i Enverit, sepse për çdo sulm eventual të UDB-ës, KOS-it,LKJ-ës, CIA, KGB etj. e kuptonte skenarin dhe sulmin,  së pakut nja 30 ditë më pare se sa që ishte planifikuar dhe informuar nga Hesi.

Shkojmë edhe më tej. A ka  pasur Enveri edhe bashkëmendimtarë të tipit Çe Gevara, që ishin informatë shtesë dhe shumë afër kufirit. Përgjigja është kur të dihen 51 përpjekje për atentate në Tiranë, e që nga dokumentet del, PO. Lidhur me këtë, ende nuk është shpjeguar se pse nga inati Enveri e pranoi dhe mbetën dokumente, se i ka “fundosur anijet britanike” (1946) e që nuk ishte e vërtetë fare. Ose si u shpëtua Shqipëria dhe nga kush më 1954/5, duke u pranuar në Paktin e Varshavës dhe në OKB. E vetëm në këto rrethana Enveri mund të ishte avokat i tërë kombit, edhe pse këtë pozitë e ka degraduar shumë rendë duke e kthyer në ideologji eklatante komuniste dhe kritikë të “guximshme” diplomatike, pa matur shumë fjalën dhe kohën. Po e them këtë, që e di se në IST RIVER, të dy blloqet ia kanë pasur frikën diplomacisë Tiranës, që shpërfillte çdo diplomaci majtas e djathtas. Lexoni faktet e mos flisni llafe llotarie: “fitoi, nuk fitoi”.

Shqiptarët në frigorifer të ideologjisë cioniste sllavo-komuniste

Shqipëria ishte në kohën e Luftës së Ftoftë, një faktor i bunkerëve që sot janë një relikt i “piramidave faraonike”, por me që janë të kohës së Luftës së Ftoftë, jo për t’ i arsyetuar krijuesit, po e prezantoj një bisedë që e kisha me një francez në Paris më 1976, kur më pyeti për “Bunkerët e Enver Hoxhës”. Dhe, pa menduar fare se francezi, për ndryshe intelektual mund të ishte provokator jugosllav, ose armik i “të kuqëve” i katapultuar për hetime ndaj shqiptarëve kudo, i thash pa frikë e në qetësi: Sa para i keni harxhuar, Ju francezët, për prodhimin, garazhimin dhe mirëmbajtjen e bombave atomike, hidorgjenike dhe termonukleare? U step. Por kërcënueshëm shpërtheu. Mund ta shkatërrojmë Evropën për 20 minuta. Ia plotësova përgjigjën:

Edhe Rusinë? U përgjigj, “E vërtetë”.

E kuptova se nuk ishte projugosllav, ku e kisha hallin dhe frikën. Po i thash Jugosllavia (Kosova) prej kah vij unë, kurrë nuk pushon sa bunkerë nëntokësorë i ka dhe sa kanë kushtuar kur dihet se është futur në borxhe në ma se 85 miliardë dollarë, dhe ju keni miqësi me ta nga koha e Ali bungut?!!!

Mbeti francezi frankofon, për ta lëvizë kokën për disa minuta. Por u përqendrua te burgjet e Enverit në vijim dhe liritë qytetare. Prapë isha i detyruar t` ia kujtojë se sa gjermanë i keni dënuar nëpër zonat e kontrollit (okupimit) 1954. Të dhënat do t` prezantoj me këtë rast dhe këtu.

Enver Hoxha ishte udhëheqësi me pushtet dhe funksionin më të gjatë në historinë shqiptare. Enver Hoxha sipas dokumenteve që i ka krijuar PKSh-PPSh është më meritori për çdo gjë në Shqipëri, në veçanti dhe në trojet shqiptare në përgjithësi. Sipas këtij parimi ai është edhe përgjegjës për çdo gjë që mund të kritikohet, kuptohet me fakte. E ndërtuar kështu, historia e këtij personaliteti deri në kult, nuk mund të cilësohet ndryshe vetëm se një drejtues shteti dhe politike që ka sunduar në emër të Diktaturës së Proletariatit, e që pas vitit 1991, zyrtarisht dhe “shkencërisht”, po cilësohet si diktator, që ka sunduar pa asnjë konkurrencë legale.

Tani shtrohet pyetja a ishte Enveri “Stalinist”, pasi që Leninizmi disi nuk “dhunohej” në shumë ish vende komuniste.

Në lidhje me këtë, në bazë të informatave që kanë liferuar ambasadorët e RSFJ nga Tirana, e që kohë pas kohe ajo ambasadë ishte në “pension”, por që thjerëzat konkave të Eduard Kardelit dhe Vladimir Bakariqit ishin aktive, pa ndërprerë, është për t` iu besuar figurativisht, se Enver Hoxha ishte një politikan i guximshëm dhe atdhetar nacionalist që kurrë çështjen e Kosovës nuk e ka venë në plan të dytë. Po mbrojtja e vendit, por edhe substanca popullore e viseve shqiptare që ishin jashtë pushtetit tij, si janë trajtuar. Së këndejmi të njëjtat analiza e cilësojnë se Enveri nuk ishte Stalinist kurrë, por iu imponua Stalini sepse duhej të mbrohej nga “vetvetja” (të brendshmit) dhe nga jashtë, nga i tërë establishmenti i Paktit të Varshavës në rend të parë.

Lidhur me këtë, shkrimet top “sekret” të Eduard Kardelit, është një analizë e “rruazave të kuqe”, ku thuhet se “Enveri më tepër ka droje nga Pakti i Varshavës se sa nga NATO”. Pse, sepse në shkallë perfide Nikita Hrushovi nuk e ka promovuar, por Leonid Brezhnjevi e ka bërë publik qëndrimin se BRSS: “ka të drejtë në sovranitet të kufizuar”, ndaj çdo anëtari të Paktit Varshavës, dhe aty ku rrezikohen intresat e tij. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, Enveri do t` i thotë Paktit të Varashvës më 1960: ADIO, de fakto, pas pesë vjet përvoje të hidhur në te, dhe de jure më 1968, në vitin revolucionar evropian. Enver Hoxha ka pasur autoritet në Kosovë, sepse nuk e nënshkroi kurrë Marrëveshjen e Helsinkut në vitin 1975, të cilën e prishën me të drejtë: BRSS,Jugosllavia, Çekosllovakia, Gjermania etj.

Kur të objektivizohet një etapë historike duhet të shtrohet pyetja: a mund të mbrohet çdo sukses dhe dështim i atij sistemi, dhe a mund të përjashtohen drejtuesit e atij sistemi ideologjik, kuptohet socialist-komunist (si premtim utopi) me nocionin se në kushtetutë figuron dhe obligon koncepti, DEMOKRACI.

Pra edhe komunistët edhe kapitalistët nga viti 1945 mbështeteshin në nocionin atraktiv shoqëror politik, demokraci. Por, kur të zbërthehen këto rrethana shoqërore politike, në kapitalizëm 90% së pakut janë të varfër, ndërsa afër 10% super të pasur. E vërteta, sot në shumë sisteme nuk figuron fjala kapitalizëm. Kjo shprehje disi është rralluar në nocionin konceptual demokraci, e cila virtualisht ka peshojë që ta zvogëlojë 90% te të varfërve, bie fjala në 70%. Krejt e kundërta, në socializëm koncepti fonetik i ekonomisë tregut, ku dirigjojnë dh sundojnë komunistët, nuk ka mendim të lirë, fjalë të lirë, veprim të lirë, pra as treg të lirë-pra nuk ka liri në kuptimin klasik të fjalës, por hapur duhet të thuhet se në masë ka sociale dhe “humanizëm” më tepër, sepse ka burokraci despotike, shumë më tepër.

Por, menjëherë shtrohet pyetja ku mund të jetojë njeriu në këtë hapësirë socialiste, me “vakum të ajrit lirë”, që mungon sepse është i ndaluar? Dhe, nëse krahasohet sot shoqëria shqiptare me atë të kohës së socializmit, rezultati është paksa në favor të demokracisë, por kur menjëherë t` i shtohet këtij realiteti se sa kemi humbur popull, që zor se do të “shqiptarizohet” nja 80% e tij që është shpërngulur nga vendet tona dihet se çka bënë sot droga dhe mafioziteti i oligarkëve, despotëve dha sadistëve privat me punëtor pa sigurim social dhe pa sigurim shëndetësor e pensional, atëherë nuk është larg sidomos të vjetrit që kanë bërë jetë “mini normale” të shprehin njëfarë nostalgjie ndaj socializmit.

E vërteta po punove me nderë dhe shëndetshëm në çdo shoqëri mund të prosperohet. Mendo se sa intelektualë kulmues sot janë prodhim i  atij sistemi. Kuptohet se ajo nostalgji do të vdes me vdekjen e tyre, sepse andej nuk ka kthim ma kurrë, sepse ai sistem për rrethanat evropiane ka shkuar në arkiv. Dhe për të dhe mbi te mund të thuren akuza të shumta, por edhe lëvdata solide.

Burgjet e shqiptarëve në Jugosllavi shans ëndrrash për Shqipërinë Etnike

Enver Hoxha për shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare është një paragjykim reaist i respektit, me përjashtim të titistëve që vet kanë jetar mirë dhe nuk janë hetuar kurrë nga ndonjë prokuror ideologjik, e ku të tjerët janë burgosur mbi 782 587 vjet vuajtje e mjerim, me 750 000 dosje udbeske. Po, vetëm Kampi I Goli Otokut, është më i egër dhe më mizor se sa e tërë Shqipëria të kthehej në burg, kur dihet se i ka pasur 19 burgje dhe kampe (raporti: Odile Danielit); në Bullgari ishin 86 burgje dhe kampe (Gullagëve bullgar me 187. 000 persona); në Jugosllavi 1945-1966 vlerësohet se ishin në burgje mbi 250 000 persona, prej tyre nga 49% ishin shqiptarë. Vetëm Hungaria dhe Rumunia ishin në këtë rangim shtete më repressive. Por kur të merret për bazë ndonjë shtet “demokratik”, bie fjala sa ishte Franca në luftë aktive koloniale në Algjeri, situate nuk ka qenë fare ma e  mirë, përkundrazi ishte shumë më trishtuese. Dhe kur t`i shtohet këtij realiteti Spanja dhe Italia (1946-1970) se si është pozita e të pastrehëve në vendet jashtë trojeve shqiptare, ne mund të kemi disi më shumë dëshirë për rreze dielli, mbi udhëheqësit tanë që na sundojnë dhe prapa ngecim, jo pa fajin tonë.

Fakti i dytë, shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare të janë ma të kënaqur me socializëm në RSFJ se sa në Mbretërinë SKS-Jugosllave është kulmor, sepse po të fitonte dinastia, shkollim shqip nuk do të kishte fare e dihet se kah shpe arsimimi dhe kush sot e ka nxjerr Kosovën nga humnera. E ka nxjerr pra shkolla e Kosovës, Universiteti i Prishtinës dhe emancipimi informativ i popullit, duke u bërë fuqi prodhuese intelektuale.

Asgjë nuk e arsyeton kapitalizmin sot, nga pozita e ekspolatuesit ekstrem e lërë më dje, madje nga pozita e shrytëzuesit kolonial në të dy etapat. Por, as socializmin nuk e largon nga faji i pozitës së të “fortit në fron”,sepse çdo individ në realitet kishte “sovranitet të kufizuar” , koncept ky që duke u forcuar BRSS u bë filozofi kolektive, që çdo anëtar i asaj familje të desovarnizohet, plus gara se në viset e nxehta afrikane nuk bëhej piknik, por luftë koloniale për t` i shfrytëzuar.

Enver Hoxha ka metastazuar politikisht me Jugosllavinë, kundër Jugosllavisë social imperialiste, me Rusinë, kundër Rusisë revizioniste; me Kinën, kundër Kinës antileniniste. Ky ndryshim ka ngjarë në evolucion, jo nga frika, por nga nevoja e diktatit të rrethanave shoqërore globale, kuptohet pa ndonjë racionalizëm ekstrem. Dhe nëse sistemi totalitar në Shqipëri, matet me atë në Jugosllavi, vetëvarsja e atyre që provojnë ta shfajësojnë titizmin është më tragjike se sa rankoviqizmi më ekstrem i viteve 1951-1964.

Veprat e Enver Hoxhës: Me Stalinin; Shënime për Kinën; Rreziku anglo amerikan për Shqipërinë; Hrushovianët; Titistët 1982, e shprehin një emërues të përbashkët, edhe pse rrahin tema të ndryshme. Në çdo libër autori shpalosë plagë, pa menduar kurrë se sa plagë i ka shkaktuar brenda kufijve që i pushtetonte. Në libera Enver Hoxha shprehte një siguri se kemi të bëjmë me një shoqëri harmonike, që nuk është imune nga ndikimet e huaja. Shikuar nga studimi që i kam bërë historisë Shqipërisë pas vitit 1944, intimisht më së shumti më është dhimbsur Sejfullah Maleshova (Lame Kodra), i cili në Programin e tij kishte qëndrim origjinal e jo taktik ndaj viseve jashtë Shqipërisë Bregdetare.

Zhgënjime kur shpërthenin aferat politike në Shqipëri

Vala e parë e burgjeve dhe “kampeve të hijeve”, sikur fillon me Lulën që u ekzekutua (1943), Sadik Premtja, i cili do të ekzekutohet nga Xhemal Cami në Francë,  më 1951. Më 1949 procesi kundër Koçi Xoxit  etj. ishte jo me pak tronditje, për të vazhduar më 1956 me Liri Gegën, gjeneral Dali Ndreun, Petro Bulin, drejtë dënimit të Koço Tashkos, Teme Sejkos( 1961) e deri te dënimi i Beqir Ballukut, Ministër i mbrojtjes, Petrit Dumes (shef i Shtabit të Përgjithshëm, më 1975, për të kulmuar me Mehmet Shehun më 1981. Të gjithë këta e kishin (me përjashtim të M. Shehut) në njërën dorë draprin e në tjetrën çekanin jugosllav (UDB-ës dhe KOS-sipas E. Kardelit, jo sipas meje sepse nuk jam burim, por mund të citoj).

Enver Hoxha në fushën e shkencës dhe kulturës, arsimit dhe edukimit mund të lavdohet deri në kulm, për dallim se çka ngjan dhe çka botohet nga viti 1991 e deri më 2018 në Shqipëri. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Shqiptarët sikur janë “liruar nga prangat” dhe pa kriter e pa ligje plagiatojnë dhe botojnë çka u vjen në dorë. Madje janë botuar edhe dy vëllime të librit të Hitlerit. Po, nuk mendoj se duhet zbatohet censura, por duhet të mendojmë fare mirë çka po i prezantojnë rinisë, nga abetarja e deri te veprat lavduese dhe krejt akuzuese për Enver Hoxhën, duke e cilësuar “tradhtar” dhe sundimin e tij “tradhti”, pa pyetur se çka kemi bërë vet dhe si janë sjellë politikë-bërësit ndaj popullit nga viti 1991 e tutje, me fajde, me kuadro analfabetë dhe me ambicie idiotike.

Në bazë të dokumenteve shtetërore, dihet se Shqipëria ka pasur Kushtetutë gjithmonë nga viti 1946. Prandaj, Enveri, pa një studim ekipor, nuk mund të quhet as ‘diktator’, edhe pse ka elemente të ekskluzivitetit ideologjik diktatorial, sepse diktaturën ia ndalon Kushtetuta. Por, shtrohet pyetja çka ka ngjarë me shumë personalitete bie fjala në Gjermani: në Zonën e kujdestarisë amerikane ku me “Kushtetuta” janë burgosur 95000 veta; në zonën Ruse 67000, në zonën Angleze 64000, në zonën Franceze 19000 persona më 1945-1955. Pa të drejtë pune në profesion janë dënuar në zonën britanike 320 000, në zonën franceze 70 000, në zonën amerikane 83 000 në zonën ruse 150 000 persona. A nuk ishte kjo shkelje elementare e të drejtave të njeriut për jetë, punë dhe liri?.

Dënimet e bashkëpunëtorëve të okupatorit në Shqipëri

Enver Hoxha kishte jetuar në rini në një pasuri e madhe, franceze, prandaj i vetëdijshëm se në vendin e tij është në “pushtet” varfëria, sikur donte t` ua  kthente dinjitetin dhe të varfërve dhe atyre që u ishin bërë padrejtësi. Prandaj me një rrëzim donte ta evitonte sëmundjen e rendë të shekujve. Donte të krijojë një matrimonium (kunorë) duke provuar që me një force depërtuese të krijojë një plenaria fide (fe të plotë), ku i pasuri do të jetë njeriu punonjës dhe aktiv, duke krijuar rrethana të barazimit kolektiv. Kështu duke krijuar prona kolektive, të cilat nuk do të japing rezultate, por në të cilat do të jetohet, prosperohet dhe gabohet një kohë të gjatë, Enveri dhe partia do ta krijojnë masën kritike që të gjithë duhej “të mendonin, të jetonin dhe të posedonin njësoj. Teori tipike kabinetike marksiste-leniniste, e cila nuk gjeti aplikacion në Evropë, por që për jetësimin e asaj teorie pësuan me mija e miliona persona anë e kënd botës. Kjo nuk do të thotë se bota demokratike është më “humane” por do të provohet është më prosperuese. Mbi këtë teori PKSH-PPSH do ta ushtrojë Diktaturën e Proletariatit dhe në fund ajo diktaturë do të rrëzohet sikurse Bastila.

Sipas parimeve të fitimtarëve edhe në Shqipëri më 1945 e tutje do të dënohen personalitete të cilëve “me koka të ftohura’ do të duhej t` u falej jeta, por duke i gjykuar dhe nivelizuar fajet e tyre me fakte konkrete. E Lidhur me këtë kur lexohet me kujdes “Pretenca historike në Gjyqin Special për krimet e luftës”, Tiranë “Bashkimi” 1948, e përfaqësuar nga Gjeneral-major Bedri Spahiu del se indipendenca e vendit e lypte drejtësinë. Ajo fajësi për krime lufte me një anë dhe për ta kënaqur filozofinë e indipendencës do t’ i privojë nga liria: Koço Kotën duke i nxjerr faje nga viti 1914; Xhavit Leskovikun , Bahri Omarin (që të dy si gabim fillestar për marrëveshjen e Selanikut;Kolë Tromara sepse kishte marrë rroga nga Kral Petri, duke e përlyer sidomos Hasan Prishtinën, për ta shpëtuar kokën, Fejzi Alizoti, i cili qysh më 1913 kishte qenë pro politikës imperiale të Romës, “se kishte qenë komisar fashist në Kosovë dhe atje mashtron popullin se e ka fituar lirinë, duka ia përmendur edhe Kartën e Atlantikut, që ishte një kauzë se “Kosova duhej të mbetej me Jugosllavi”, Terenc Toçi i cili në Konferencën e  Milanos më 1942 ku kishte shprehur se Italinë e ka konsideruar shpëtimtare nga viti 1913. Regjimi i ri Komunist do të ngritë akuza edhe për nja 52 personalitete. Të gjithë këta do të konsiderohen dhe dënohen për faje të “faktuara” nga prokuroi. Këta emra do të “mbesin në hije” me Pretencën në Gjyqin e Lartë kundër Koçi Xoxës, të përfaqësuar nga Bedri Spahiu, si “trockist i Titos”.(Shiko: Broshurë e botuar në Tiranë më 1949 dhe e distribuar në disa biblioteka të Kosovës. Të shënojmë këtu se Koçi Xoxe shënohet në dokumente jugosllave se ishte agjent sekret i tyre qysh nga viti 1947. Ky njeri kishte zhvilluar disa bisedime në Tiranë më 1948, sidomos me përfaqësuesit e Ministrisë Punëve të Brendshme, të cilët i rekrutonte A. Rankoviqi.

Më i shpeshti në bisedime, sipas dokumenteve jugosllave ishte Spasoje Gjakoviqi, i cli prej gojës së Koçi Xoxës do ta kuptojë se Enver Hoxha “  kishte themeluar Komitetin e çlirimit të Kosovës” të drejtuar nga oficerët e lartë: Shefqet Peçi, Tahir Kadareja dhe Gjin Marku. Koçi Xoxe e informon Spasoje Gjakoviqin se “Komiteti për çlirimin e Kosovës” I kishte rekrutuar nja 2000 kryengritës të Kosovës, të cilët do t’ i drejtonte Rifat Berisha dhe se më 1949 Kosova do t`i8 bashkohej  Shqipërisë. Siç dihet më 1949 do të pasojnë burgime masive në Kosovë, e sidomos Rifat Spahija do të likuidohet në vijim përmes një lufte të vërtetë ushtarake, sepse po torturohej i  tërë populli. Sipas dokumenteve jugosllave “Komiteti për çlirimin e Kosovës” ka vepruar deri më 1968, kur iu kanë bashkangjitur edhe dy gjeneralë që ishin edhe në luftën qytetare në Spanjë. Njeri nder ta ishte Gjeneral Veli Dedi. Në vitet nëntëdhjetë (shek. XX) një detyrë të tillë do ta fitojë edhe Gjeneral, Halil Katana etj.

Personalitete tjera politike dhe ushtarake që kanë punuar për sektorin KOSOVA, e që kanë marrë informata për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi nuk janë në listat e dokumenteve jugosllave. Por figuron se “Sektori Kosova” nga Tirana ka venë lidhje me “Lidhjen Kosovare” në Stamboll, dhe se për çdo imtësi informohet Enver Hoxha. Një fakt duhet theksuar se “Lidhja Kosovare” nuk do të konvertohet në ideologji komuniste, por në rastin e kryengritjes të gjithë shqiptarët do të gjinden në një front dhe atë front do ta komandojë personalisht Enver Hoxha, ose ndihmësit e tij edhe për një kohë të gjatë.

Ky konstatim ishte nxjerr nga fakti se Enver Hoxha si bektashian nuk ishte kundër fesë, por dëshiron të krijonte një  “Plenaria fides” (fe të plotë) për të gjithë shqiptarët, forca e depërtimit do të ishin mendje preftësia  aftësia dhe zgjuarësia kolektive, duke u bërë pasuri e madhe për një  jetë e shënurr madhështore).

Përfundimi pa konkluza sepse asgjë nuk është përfunduar pa u bashkuar shqiptarët

Si përfundim, më duhet të rrëfehem se uk kam simpati ndaj komunizmit, sepse na e ka pi gjakun me pambuk, neve që kemi qenë nën robërinë jugosllave. Por, të bisedosh qytetarët  e rëndomtë në Shqipërinë bregdetare ata ankohen më shumë se ne, duke harruar se  i kanë kënduar Partisë dhe Enverit pa pushim: nga frika, simpatia apo dashuria. Madje nuk është e pa vërtetë se edhe ne nuk i kemi pasur simpatitë tona ndaj komunizmit, sepse kur shikonim prapa, nuk kemi pasur kurrë mundësi solide, bile të shkollohemi në gjuhën kombëtare. Madje ndaj Enver Hoxhës kemi pasur simpati sepse nuk e kemi ndier peshën e atij pushteti, por edhe për flakjen e robërisë sonë askush nuk e ka diskutuar dhe nuk ka propozuar, që të dalim nga robëria, kur kurrë nuk kemi pushuar duke kërkuar barazi dhe liri me të tjerët që na robëronin. Vetëm kur u pa “nga Hëna” se as sllavët nuk mund të bashkëjetojnë në burgun e popujve që quhej Jugosllavi, vetëm atëherë u kuptuan plagët tona, të cilat ndër të parat i kuptoi Amerika dhe disa vende demokratike të BE-s dhe më gjerë, për çka shqiptarët e robëruar nën Serbinë (Jugosllavinë) u mbetën gjithmonë falënderues, e sidomos shtetit, Shqipërisë Bregdetare në të gjitha kohrat.Të paktën shqiptarët e robëruar kanë qenë gjithmonë me shpresë se pranvera do të vjen nga Tirana:Radio, Televizioni dhe librat që botoheshin atje.

Por, ku ka qenë plaga më  e madhe shpjegohet me faktin, se pa u krijuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa bërë luftë të armatosur të drejtë, çlirim nuk do të kishte, për Kosovën. E në Shqipëri populli ka zbritur nga “ati i kuq” në atë të “bardhë” pa luftë, jo pa disa probleme, pra pozita nuk ka qenë e njëjtë.

E vërtetë është se  edhe Shqiptarët e robëruar në Jugosllavi kanë vuajtur nga ministrat e punëve të brendshme që ishin shumë të egër, (A. Rankoviqi sidomos), e kur të shikohet fati i të gjithë ministrave të punëve të brendshme në Shqipëri 1944-1991, atëherë del se kudo që ka “rrezatuar ngjyra e kuqe”, liria qytetare, mendimi, fjala dhe veprimi i lirë nuk ka qenë i atillë që e meritonte populli, sepse ideologjia ka qenë një “tebain –alkaloid”, helmues i opinionit. Historikisht, asnjë pushtet dhe ekzekutues i tij nuk mund të mbetet pa mëkate. Të mësojmë para nga historia dhe t’i evitojmë të metat e peshës fajeve të pushtetit edhe sot, sepse ende shoqëria njerëzore nuk ka krijuar shoqëri dhe shtet të përkryer.

Në Shqipëri në disa etapa thua se nuk ka pasur pushtet, sepse të gjithë ata që kanë sunduar pranë prijësit  e kanë idealizuar atë deri në kult. Dhe gradualisht kultit iu ka rritur pazari, për ta sjellë Shqipërinë deri në despotizëm, sepse kurrë nuk është dhuruar LOGARIA nga lartë poshtë, nga maja në bazë.

Në Kosovë ata të majave me funksione e pa pushtet, publikisht kanë shitur krunde për bukë popullit, duke kritikuar Enverin, duke i thurur altruizëm profiter Titos dhe despotizmit tij duke ia mbuluar humnerat me 83 miliardë dollarë borxhe, ku Kosova për çdo vit ishte bërë ma e varfër se sa viset tjera, Madje ata titistë më 1988 përpiluan “Programin Jugosllav për Kosovën” që ishte një vale e re e kolonizimit dhe serbizimit, e ku kanë marrë pjesë të gjithë. Ajo pjesëmarrje për fat nuk ishte jetëgjatë, sepse plasi lufta në mes sllavëve për ta shkatërruar Jugosllavinë që vetë e kishin krijuar. Në shkatërrimin e  Jugosllavisë, Enver Hoxha kurrë nuk ka pushuar duke shkruar dhe duke vepruar me kujdes nga çdo pozicion politik, ideologjik, ushtarak dhe diplomatik, për aq sa ishte fuqia.

Prishtinë, 6 tetor 2018

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...