Home / Opinion / *VETERANET E VERTETE NGA SHQIPERIA* *DHE MASHTRUESI*

*VETERANET E VERTETE NGA SHQIPERIA* *DHE MASHTRUESI*

 

*Reagim prej Kryetarit të OVL së UCK-së, Tiranë*

Kohët e fundit jemi njohur me listat e shpallura nga Prokuroria e
Kosoves, për veteranët e konsideruar mashtrues, ku perfshihen edhe nga
ata nga Shqiperia, të cilet, në masën 95 per qind i perkasin zones së
Hasit e të Tropojes. Që në krye të herës, mund te themi se janë bërë
edhe gabime, lidhur me percaktimin e veteraneve të quajtur te rrejshem,
nderkohe që eshte bere nje pune e mirë edhe per selektimin e nje pjese,
që nuk e meritojnë.

Me kete rast, jemi te detyruar te japim disa shembuj konkretë, bazuar në
dokumente e fakte, gjë që mundeson te verifikohen lehtesishtë veteranët
e vertetë nga ata të pavërtetë. Dhe konkretisht:

*Alush Xhem Gradica*, i cili është poseduesi i bazes se parë të UCK-së
në Vlahen–Has, e ngritur nga ana jone, bashke me Luan Haradinaj, në mars
te vitit 1997, me porosi te anetarit te SH.P. te UKÇ-se, z.Xhavit
Haliti. Luani dhe shume antare te Sh.P., si Kadri Veseli, Hashim Thaçi,
Nuri Behxheti (Hoxha) etj, kane qendruar aty, dhe është Alushi ai që i
ka percjelle të shumtën e herës matane kufirit. Familja tij ka qenë
vijimisht e rrezikuar nga materialet rezik shpërthimi që deponoheshin
atje, perfshi edhe dy dhomat e gjumit. Pas renies se Luanit, ne 6 Maj te
97-es, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj erdhen mbas dy jave dhe moren ne
dorezim materialet që ishin grumbulluar deri atëherë në këtë bazë.

Alushi, deri ne fund te 99-ës, ishte aktivë, duke mbetur baza më e madhe
në Has. Ai percolli me dhejtra grupe luftaresh ne Kosove prej fillimit
te vitit 1997, ndersa ne vitin 1999, me nje grup prej 60 vetesh, te
cilet bene nje pushim ne shtepine e Isuf Gashit, “Baces“, në Rahovec,
dhe më pas vijuan për në Drenicë. Ne kete grup ishte edhe H.Thaçi. Sot,
Alushi eshte i semure psikik, dhe kjo vetem per faktin se pesoi traum
kur u vra Luani, me grupin prej 10 vetesh te kryesuar nga Fehmi
Lladrovci. Ky grup në kete bazë u armatos. Dhe jemi duke pergatitur
pllakatën per ta bërë objekt muzeal të asaj lufte.

Me Presidentin e Kosoves, z. Hashim, qe e njeh personalisht, kemi
biseduar per të mundesuar kurimin e tij në ndonje klinike te
specializuar. Por, cuditerisht, tani del nje dorë, qe e nxjerr mashtrues
kete kontribues të luftës. Verifikojeni kete fakt, zoterinje te Prokurorisë.

Aktiv ne ato vite e deri ne fund të luftës ishte edhe vellai tij Demir
Gradica, gjithashtu i konsideruar edhe ky, “mashtrues” në lista!

*Lah Ajet Lleshi,* ka qenë baza e dyte në Pashtrik-Has, lagja Lleshaj.
Që në fillim te vitit 1997 edhe kjo baze u krijua se bashku me Luan
Haradinaj. Lahja ka qene aktiv gjate gjithe kohes me vellezrit e
kusherijte e tij. Kane kaluar kufirin me dhjetra here gjate periudhes
1998-1999, per bartjen e armatimit dhe percjelljen e grupeve te armatosura.

*Vellai tij, Xhevat Lleshi,* ra deshmor në pritat serbe, duke
transportuar armatim në thellsi te Kosoves, në vitin 1998. Ky far
„deshmitari“ i Prokurorise, tashme i dekonspiruar, (per te cilin do flas
me poshte), deklaroi se „Xhevati ra duke ruajtur lopën“! Dhe per kete
fyerje që ky intrigant që i bëri gjakut të këtij dëshmori, Lahi i dha
një mësimtë mirë, dhe per kete arsye ky lloj „deshmitari“, i bie vize
emrit tij! Gjithë zona e Hasit e din mire rastin. Te gjithe vellezer e
kusherinje te tij ishin teper aktive, te cilet vijojnë të banojne në
lagjen Lleshaj-Pashtrik.

*Besnik Sali Jaku*, shtepia e tyre familjarisht ishte baze e Luftes, me
aktivitet mjaft te lavdrurshem në ate kohë. Vellai tij, Perparimi, ish
doganier në Portin e Durresit, beri gjithcka per nxjerrjen nga tragetet
materialet ushtarake qe vinin nga Perëndimi, gjate viteve 1997-1999.
Fehmi e Xheva Krasniqi- Lladrovci kanë qenë strehuar në shtepine e tyre.
Thjesht per kuriozitet, gruaja e Besnikut, Gjyla, mban edhe sot ne
gishtat e saj, unazen qe i fali Xheva Karasniqi, kur ajo u strehua ne
shtepine e tyre, gjë qe edhe eshte treguar edhe në nje emision televiziv.

Aty jane bazuar edhe zoterinjte: Thaci, Kadri Veseli, A. Grabovci e
shume grupe luftetaresh, qe armatoseshin dhe merrnin bekimin nga nena e
tyre!

*Skender Ismail Poga.* Shikoni foton, të cilen e ka bërë vet Daut
Haradinaj, me aparatin e Rexhep Selimit, në muajin Maj 1997, në Qafe
Mali, disa dite pasi u vra Luani, te cilet erdhen per te vazhduar punen
e per të marre në dorzim bazat qe kishim ngritur me Luanin. Prandaj dhe
ai nuk eshte rastesisht ne kete foto.

<http://www.mekulipress.info/>

Une jam vet i pesti vella, dhe kam edhe 5 motra. Te gjithe me perkrahen
pa hezitimin më të vogël në veprimtarine time atdhetare, por perveç
Skënderit dhe meje, cuditerisht, asnje prej tyre nuk figuron në lista
per aplikime. Në Has, sigurisht qe do te ishte vellai im dhe njerzit e
mi, sepse tek ata do te mbeshtetesha, sepse dihet që regjimi i asaj kohe
na perndiqte. Në ate kohe Skenderi banonte në Krume, prandaj dhe kishte
lidhje te shumta. Me Luanin, pothuajse cdo javë, ishim ne shtepine e tij.

E kishim mbushur shtëpinë dykatshe plot me armatim , si dhe haurin dy
katesh, ku mbante barin e bagëtive. Luftëtarët e LKÇK-se, si Fatmir
Humolli (Baci), Nazmi Zuka e Sabit Gashi (Cima) etj, gjithashtu dergonin
materiale ushtarake në kete baze. Vajza e Skenderit, Fatbardha 15
vjecare, u vra si rrjedhojë e ekzistencës së këtyre armëve, duke lozur
me ato, me dt. 10 Korrik 1997. Të tillë sakrificë bëri Skënderi, duke
sakrifikuar edhe fëmijën për lirinë e Kosovës, dhe ky jezit bën të
pamundurën për ta hequr nga listat e vetranëve të vërtetë.

E kategorizova pjesmarres vellane tim, dhe jo pjestar, vetem per t’i
ikur ketyre lloj gojeve te liga. Por ishte Azem Syla ai qe e ndryshoi,
pasi Azemi i spjegoi komisionit tragjedinë familjar dhe aktivitetin e
tij. Prandaj ai komisjon e shpalli me të drejtë veteran. Rexha, Dauti,
Daja e Zeka, por edhe shume shoke tjere kane qene ne kete baze pasi ra
Luani, dhe është mirë të pyeten.

*Shkelzen Mehmet Dollapaj,* një djalë trim, nga nje familje patriotike e
Tropojes, i lidhur me celulat qysh në vitet e para te luftes, i cili
eshte i mirenjohur nga Azem e Hysni Syla dhe shume shoke te njesiteve te
para te UÇK-se. Shtepia e tij ishte baze e luftes dhe teper aktivë ne
kohen e Luftes.

*Hamit Sejfulla Diva*, me aktivitet teper te gjate në kete aktivitet
atdhetar. Aplikimi i tij per veteran ishte teper i merituar, futja e tij
ne listat per mashtrues eshte e turpshme dhe e papranueshme per ne. Nese
do t‘i referoheshit emrave qe ai ka permendur ne aplikacion, me te cilet
ka mbajtur lidhje gjate Luftes, ju kurre nuk do te merrnit inisiativen
per ta shpallur veteran te rremë. Por, per fat te keq, edhe Hamiti
njihet nga ky palo deshmitari xheloz qe e ka listuar të rremë.

*Ramiz Sadik Aliaj,* i perndjekuri nga Serbia, Haki Hajdari-Derenica, u
strehua ne shtepine e tij. Hakiu e shndërroi këtë shtëpi në bazë për
logjistikën në Has. Por, po të mos ishte Ramzi veprimtar dhe mbështetës
i kudondodhur për Hakiun, ajo familje nuk do të shërbente kurrë si bazë
logjistike. Dhe ky i besuari i fshehtë i Prokurorisë na e shpall
kontribues të rremë!

*Arian Tahir Boçi*, Ne Prill te vitit 1997 gazetari Milaim Zeka dhe
telekronisti i TVSH, Bujar Kore, bene nje inçizim me kamera ne banesen e
tij, ku ai grumbullonte armet e zones në Fush Kruje dhe ate armatimit ia
jepte linjave tona. Nderkohe, ajo interviste u dha ne Eurovizion, sepse
intervista kishte vlera per opinionin nderkombëtar. Lufta nuk fitohet
vetem me ushtare ne front. Me se shumti lufta fitohet me propaganda,
prandaj dhe Milaim Zeka me të drejtë shpallet veteran. Nese e deshironi,
ne e disponojme kaseten. Milaimi e Bujari mund te flasin edhe me shume.

*Sanije Abdi Peka.* Dihet se komandanti i bazes kryesore te UCK-se, per
logjistike, ne Shqiperi, ishte Xheladin Gashi, i njohur me pseudonimin
“Plaku”. Ai, me gjithë familjen e tij, qendroi në familjen e Sanies, në
Krume-Has, prej fillimit te vitit 1997 deri ne mbarim te luftes. Te kjo
shtepi-baze kuptohet që do të mbaheshin shume dokumenta e materiale
ushtarake, të clat ishin mjaft te ndjeshme per eksplodim. Sanija dhe
familja e „Plakut“ edhe sot vazhdojne te jene si një familje e vetme.

*Bedri Zenel Islami,* nje prej aktivistve të parë nga Shqiperia, ne
radhet e LPK-se, në Perëndim, i cili në maj te vitit 1998 u zgjodh edhe
kryetar i kesaj force politike, inicuese dhe udhëheqëse të asaj lufte,
të cilën e udhehoqi deri ne mbarim te asaj lufte clirimtare. Besoj se
eshte e tepert te flasesh me shume per kete figure emenete. Me mire le
te flasin per te anetaret e kryesise se LPK.

*Shkelqim Bujar Sadushi.* Vjen nga radhet e komunitetitt rom në Elbasan.
(Rast unikal te ne). Ky pjestar i UCK-se, u rreshtua ne Brig.131, në
Junik, e komanduar prej Mus Krasniqit. Koha tij ne lufte nuk eshte e
gjate, sepse mori leje per te shkuar përkohësisht pranë familjes në
Elbasan, por me armen e tij vrau pa dashje vellane, per cka edhe beri
disa muaj burg.( Shih. dok.) <http://www.mekulipress.info/>

*Isa Adem Demiri Kerçova*. Nje shok mjaft i zoti nga Kercova, i cili ka
qene i inkuadruar në celula shumë heret. Bashkëluftëtar me Adem Jasharin
prej vitit 1993, (shiko foton).

Se bashku me Agush Bujen kane sjelle materiale ushtarake me shumice nga
Zvicra, por edhe 24 kamionet e tipit „Saurel“, qe u perdoren nga ne me
nje repart special qe furnizonte repartet e UÇK -se kur vullnetaret
luftetare sterviteshin në Veri. Shtepia e tij, në Golem (Kavaje), ka
qene baze, ku u strehuan qindra luftetare dhe prej te cileve kane rene
20 deshmore, perfshi heronjte Fehmi e Gjeva Lladrovci, Ilir Konushevcin,
Abedin Rexha, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Skender Çeku etj, pervec qe
ky person eshte i mirenjohur nga zoterinjte: K.Veseli, Thaçi, Shaban
Muja, Ali Ahmeti etj. Dhe para do kohesh, ne kete baze u vendos nje
pllake perkujtimore. Per kete gjeni dhe lexoni edhe fjalimin e
zoterinjve Ali Ahmeti e Xhevat Bislimi mbajur me kete rast, ku ishin
prezente edhe F.Nano e Sabit Brokaj.

*Alfred Din Koleci,* babai tij, Din Koleci, eshte deshmor. Ra matane
kufirit mbi Vlahen gjate kohes kur transportinte mjetet ushtarake per ne
Kosove dhe Alfredi ishte ne ate ne grup transportues municioni e arme, i
cili e mbarti në krahë babanë e vrarë për ta sjellë në shtëpi. Dhe ky
dëshmitari i rremë bëhet garant për mohimin e asaj veprimtarie!

Grupi Vlahnës: Banoret e Vlahnës kane qene te gjithe ne Lufte, por
megjithate, jane gjetur te etiketohen rende djemte me aktive:

*Ylli Avdi Sokoli.* Me aktivitet intensivë gjate luftes. Ka perkrahur
Luanin dhe organizuan edhe pritje ne shtepine e tij kur ai ra. Ka qene
nje nga organizatoret e grupit te Vlahnës per bartjen e armatimit. Mori
pjese aktive ne luften e Koshares. Aktiviteti tij eshte i njohur edhe
nga vellezrit Haradinaj.

*Miftar Sait Kovaçi*. Aktiv me grupet e luftetarve. Shtepia tij ka qene
baze e materialeve ushtarake dhe vete ai organizator per dergimin e
materialeve ushtarake deri ne Rahovec e me larg.

*Astrit Ali Sokoli*, i plagosur nga ushtarët serbë gjate transportimit
te furnizimeve brenda në Kosove, shume aktivë. Dhe me poshte po rendis
emerat e disa me te spikaturve: Bali Mus Muhadri, Mehmet Islam Kadria
Muhadri, Abedin Avdi Karakushi, Bajram Ajdin Muhadri, Asllan Zenun
Sokoli, Kujtim Rrahman Sokoli, Vesel Isuf Gocaj, e shume te tjere, të
neperkembur ne listat e turpit, qe neve, dhe shume dejtues te luftes e
ushtarë nga Kosova i njohim personalisht.

*Djemte e Cahanit,* qe jane njohur edhe ne ate kohe si: Grupi
Cahanit-Pashtrik (nje pjese e tyre): Qamil Hysni Cahani organizator e ne
kontakt me „Plakun“ , Xh. Gashin, Bedri Sahit Cahani, Agron Elez Cahani,
Adriatik Beq Cahani, Asllan Jemin Cahani, Avdi Bajram Cahani, Shani
Maksut Cahani, Binak e Halil K. Cahani, Alush Sadik Cahani, Hajredin
Besim Cahani e shume te tjere meritore te brezit kufitar, nga lagja
Lleshaj e Koleci, e të fshatrave Pogaj, Golaj, Helshan, Letaj, Dobrune
etj, qe realisht moren pjese në Lufte.

Nga nje veshtrim i pergjithshem, deri tani rezultojne mbi 200 vete, te
cilet nuk duhet te ishin ne keto lista deskritituese.

Pa marre parasysh, se kush futi duart ne keto lista të turpërimit të
luftëtarëve të vërtetë, por kjo eshte krejt e pakonceprueshme. Nuk dihet
se cfare kriteresh u perdoren kur u shpallen listat me 2014 e 2015, ku u
miratuan 70 perqind e tyre; dhe nuk dime gjithashtu se cfare kriteresh u
perdoren tash qe u mohuan si veteranë, kur i njejti ligj vazhdon te jete
në fuqi.

Me mire se kushdo tjeter mund te flasin Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir
Lima, Must Jashari, Hysni Syla, Bislim Zyrapi, vecanërisht koloneli
Maliq Doci, komandanti i qendrës stërvitore në Has, por dhe luftetaret e
Batalionit Atlantiku e shume e shume luftetare te Kosoves, per
pjesmarrjen e perkrahjen masive te Hasit ne Lufte. Nese do te kerkohej,
ata do flisnin edhe konkretisht me emër, per njerez e zona te caktuara
qe ishin ne flaket e zjarrit te Luftes.

A mund te besohet se vertete Prokuroria mund ta caktoje sakte kriterin
ekzakt se kush e meritoi e kush jo ne Has, pa kontaktuar e konsultuar me
këta persona dëshmitarë okularë?

Hasi, per arsye politike shteterore nuk u caktua si nje Zone Operative
me vehte e luftës në Kosovë, per te mos u implikuar shteti yne. A mund
të zhvillohet lufta pa logjistikë? Dhe Hasi ishte logjistika kryesore e
luftës në Kosovë. Kush e mohon këtë gjë, ka mohuar gjithë luftën për
clirimin e Kosovës.

Edhe sot ne disponojme listat e Xheladin Gashit -“Plakut “, per njerzit
aktive ne Has. Pikrisht, keta persona jane goditur nga nje dore e njohur
tashmë, pas intervistës që dha prokurori Elez Blaka. Ky person nuk ka
asnje lidhje me Hasin dhe luften e tyre. Nuk dijme se ne cfare cilesie
apo statusi eshte pyetur ky „deshmitar“; por, ajo qe dimë me siguri,
eshte fakti se ai eshte mjeshter i madh i mashtrimit, dhe intrigant
kalibri, që manipulimin e ka ngritur në art.

Po kush eshte ky „deshmitar“ kaq i besuar e kompetent i Prokurorise? Po
e spjegojme me poshte:

Ky person e ka emerin Spiro Butka (Bucka). Pasi u perzu nga TMK-ja, ky
Spiro, në muajin qershor 2006, e që të jemi sa më realistë, i ndihmuar
edhe nga ana e jone, hartoi dokumentacionin ligjor per Shoqaten e
Veteraneve te UCK, per Shqiperine. Dhe, pa bërë ende grumbullimin e
anëtarësisë së kësaj shoqate, ai u vetshpall kryetar i saj, beri edhe
vulen, dhe menjehere filloi te shkruante gjithcka e kunder gjithkujt qe
kishte kontribuar ne luften per clirimin e Kosoves, për të nxjerrë vetëm
veten si kontribuesin më të madh nga Shqipëria për atë luftë clirimtare,
si rrjedhojë e etjes së tij për lavdi e karjerë. Mirëpo, me idete e tij
delirante dhe shpifjet e tij, ai u be i padurueshem.

Per kete arsye, në vitin 2015, kryetari OVL. UCK për Kosovën, Muharrem
Xhemajli, sekretari organizativ i saj Smajl Elezi dhe antari i kryesise
Naser Berisha, te autorizuar nga Kryesia, erdhen ne Tirane dhe i
komunikuan Spiro Butkes shkarkimin nga detyra e kryetarit te
vetzgjedhur, per shkak te shkrimeve te tij skandaloze, të bëra në
cilësinë e kryetarit të veteraneve te Shqiperise

Ai mendonte se, meqense, unë isha antar i Kryesise se Veteraneve ne
Kosove, kisha ndikuar ne shkarkimin e tij, prandaj filloi të shpifte e
të bëhej dëshmitar i fshehtë e i besuar i Prokurorisë, për t’u mohuar të
qenët veteran kontribuesit e vërtetë për atë luftë, që unë u pata
vërtetuar aplikimet e tyre. Kësaj i thonë: për inat të sime vjehre,
vajta e fleta me mullixhiun.

TMK- ja, me urdhër të Komandës së KFOR-it, Spiron e perzuri me cermoni.
Duke qenë njeri tepër hakmarrës dhe intrigant, u hakmorr duke shpifur me
shkrime nëpër gazeta dhe media të tjera të Kosovës, se gjoja drejtuesit
kryesorë të TMK-së ishin agjentë kroatë etj. Ndoshta për këtë „zbulim“
të madh,Prokuroria pranoi si dëshmitar,pasi nuk ka shpjegim tjetër.

Fushatën shpifse e filloi më pas edhe ndaj meje, duke me veshur disa
vrasje te shekullit, duke më bërë një nga më të pasuruarit nga UCK-ja,
madje duke më bërë edhe pronar me pallate në Shqipëri e në Kosove.
Mirëpo, nuk u mjaftua me kaq, më pas „zbuloi“ se në dhe dhe babai im,
kolonel Ismail Poga, pakkishim qenë te lidhur me UDB-n! Dhe kë? Ismail
Pogën, që Serbia e ka dënuar me vdekje në mungesë për atdhetarizmin e
tij të shquar, ku, për nder të asaj veprimtarie, sot ne Kosove tre rruge
mbajne emrin e tij.

Nuk kam denjuar më herët te debatoj asnjehere me kete mashtrues, se me
dukej rënie ne nivelin e tij të turpshëm, per faktin se na njohin të
dyve. Por cdo gje ka nje kufi. Per arsye se shpifjet e tij nuk kane te
bejne më, për mua dhe familjen time, por ai kërkon të denigroi gjithë
Ushtrine Clirimtare te Kosoves. Me këtë e mbushi kupën. Nuk thuhët më
kot se durimi ka kufi.

OVL e UÇK ne Kosove duhet te verpoje per t‘i ndalur hovin këtij
mashtruesi sa nuk eshte vonë, por edhe institucionet ne Republiken e
Shqiperise, përfshi TV e media të ndryshme, Org. LANÇ-it, ambasada e
Kosoves etj, ku ai prezantohet cdo dite si “Kryetar i veteraneve” dhe
t‘ia mbyllin kete lloj rruge dashakeqe kombëtare.

Në 2 nentor 2016 u bene zgjedhjet e rregullta te OVL për UCK-në, në
Shqiperi pas shkarkimit tij nga OVL Kosovë, ku Spiro nuk u zgjosh as
antar i kryesisë sonë, dhe Prokuroria e ka pas te lehte ta verifikonte
kete fakt, pasi disponojmë të gjitha dokumentacionin e nevojshëm. Thua
që të jetë kaq e pa aftë Prokuroria në Kosovë e të mos e dijë se për t’u
zgjedhur kryetar i një shoqate të miratuar me vendim gjykate, nuk paska
dokumentacione?! Nuk e besojmë.

Ky Butka (por që mbiemtin e vërtetë e ka Bucka) vazhdon edhe sot te
thirret ne emer te shoqates se tij private, duke deklaruar: „shoqata
jonë nuk i njeh veteranet e sotem“, dhe percakton numera e emra nga
shtepia tij, per te dhene te kuptohet se ky paska qenë shef i madh i
luftes. Aq i madh është, sa që kur u shkarkua prej drejtuesve kryesore
te OVLUCK të Kosovës, filloi te qante si ato gratë e liga, dhe u lutej
me aman e derman te mos e hiqnin, sepse, sipas tij: „do të më fusin ne
burg, po nuk qeshë kryetar i kësaj shoqate“. Pse e kishte kete frike?
Pyeteni, se vetëm ai e di mirë; ndoshta e di edhe Prokuroria e Kosovës,
ndryshe nuk kuptohet me c‘qëllim e kanë përzgjedhur.

Mirepo, ai e mori vulen e shoqates me vete dhe nuk e dorzoi kur u
shkarkua, dhe per ne te zgjedhurit shkruante se na kishe “perjashtuar“
nga shoqata! Edhe sot, ku mbas vehtes tij ka vetem kater vete, manipulon
me ate vule, ne emer te “shoqates” se tij, duke perpiluar lloj-lloj
dokumentesh, që si e si të uli sa më shumë vlerat e asaj lufte clirimtare.

Me këtë vulë, gjoja në e mër të shoqatës, i propozoi Presidentit të
Shqipërisë dekorimin e tij si luftëtar i madh. Dhe ia arrrriti qëllimit.
Presidenti Topi, pa bërë verifikimet e nevojshme, as këtu e as ne
Kosovë, ia dha medaljen, dhe atë medalje e merr dhe e tregon në cdo zyrë
që paraqitet si kryetar, pavarësihtë se është i rrejtshëm.

Per kete arsye, ne te zgjedhurve, Kryesia e OVL.UCK në Kosove na pajisi
me vule tjeter të njohur zyrtarisht, dhe u detyruam te ndryshojme edhe
stampen, duke e emertuar jo me „shoqate“, por OVL.UCK. Tani ka ardhur
koha te ndalohet ky manipulant dhe po pergatitim edhe nje padi penale
per kete.

Me ligsiene e tij, ka marre guximin te fute në keto lista “mashtruese”
nje nga personalitetet e shquara te Shqiperise, z. Sabit Brokaj, i cili
per meritat e aktivitetin e tij te gjithanshem ne favor te Luftes, nga
vet SHP i UÇK-se, eshte listuar Anetar i Shtabit te Pergjithshem. A nuk
e njeh Prokuroria Z. Brokaj? A e dijne ata të Prokurorisë se Ai zotëri
ishte Minister Mbrojtje ne fillim te atyre viteve dhe me pas keshilltar
i Presidentit Mejdani, i cili na mundesoi ne ate kohe gjithcka kerkohej
per luften ne Kosove? Shoket e tjere te ShP te UCK, ku jane, pse nuk flasin?

Departamenti Amerikan i Shtetit kete Bucken tone e ka futur në – Lista e
Zeza – per shkak te veprimtarise se tij me AKSH e FBKSH. Ky „patriot” i
madh, pasi largohet s ii padenjë edhe nga TMK-ja, na shpall AKSH-në dhe
vetemrohet komandant i saj, me gradën general-kolonel, me pseudonimin
“Vigan Gradica”. Në ate periudhe filloi te kerkonte te holla prej
popullsise nga Kosova, Maqedonia e diaspora per te ndertuar “Armaten” e
tij, dhe nxiti per perfitime te tij, Islam Berishen qe u vra ne Uren e
Ibrit, rast i cili eshte i njohur ne Kosove. Kete ngjarje duhet ta
hetoje Prokuroria.

Ky Spiro prej fillimt është mburur dhe vijon të mburret me operacionin
“Shigjeta”. Shikoni aplikimin e tij (foto), ku thote se, paska qene
emeruar zv.komandant i Operacionit “Shigjeta”, ne nje kohe qe nje
funksion i tille nuk ka qene percaktuar nga Shtabi Pergjithshem i UCK.
Madje i ka vënë edhe datën 1 prill 1999.

<http://www.mekulipress.info/>

<http://www.mekulipress.info/>

Duke qenë se nuk ka qenë në rrjedha të ngjarjeve, ngaqë është mobilizuar
javën e fundit të muajit prill 1999, nuk e di se thorrja e SHP dhe e QPK
për mobilizim të përgjithshëm është lëshuar në 2 prill. Po ashtu, Spiro
nuk di edhe faktin tjetër se plani luftarak për peracionin “Shigjeta”
është filluar të hartohet një javë pasi filluan të grumbullohen në
Shqipëri vullnetarët nga diaspora, në 15 prill, dhe ka përfunduar në 26
prill (sikundër dëshmon autori i atij planizimi, Shpëtim Golemi),
prandaj dhe vendos emërimin e tij në 1 prill 1999, kur në atë datë as që
ka qenë menduar nga SHP planizimi e hartimi i atij plani luftarak për
atë operacion. Kështu që, duke vendosur datën 1 prill 1999, në vend që
të vendoste vetullat, ka nxjerrë sytë.

Dhe të gjitha këto i ben per t’u hequr shef i mad hi asaj lufte. Por
faktikisht nuk ka kryer asnjë lloj detyre komanduese për operacionin
“Shigjeta”. Kështu që ky zotëri ka qëndruar vetëm në një zyrë, në uzinën
mekanike në Kukës, dhe asnjë lloj detyre tjetër nuk i është besuar.
Pyesni se ku e ka gjetur këtë trim edhe ish-zv. Ministrin i Mbrojtjes,
z.Fatmir Limaj, kur mbriti në Kukës për dretimin e atij operacioni.
Asnjeherë ky person nuk e ka kaluar kufirin gjatë luftës në Kosovë.

Spirua e ka dorzuar aplikimin e tij në vitin 2013, por Komisioni
Qeveritar “Per Veteranet” ne Kosove ia Refuzoi. (Shikoni Listen e
shpallur me emrin e tij te refuzuar me nr. e aplikimit tij 039553).
Besoj se ata u bazuan diku per kete vendim.

<http://www.mekulipress.info/>

Meqenese e ka te ndaluar te hyje ne Kosove, pas refuzimit, dergoi atje
Rabien, (gruaja e deshmorit Teli Koxhaj nga Berati, qe ra ne Maqedoni )
me nje tjeter, tek Azem Syla, “Daja”, se ku e ka gjetur këtë trim i cili
me vone ia mundesoi te fitonte statusin e veteranit.

Per kete arsye, pata nje debat me „Dajen“, per vet faktin se ky nuk e
merriton kete status; por pse ia mundësoi Daja statusin, atë e di ai.
Por paradoksi eshte se tani, ky edhe pse i refuzuar nga Komisioni
Qendror, autorizohet nga Prokuroria të jetë ai verifikuesi i veteranëve
të luftës,që vetë ky nuk i dëgjoi as krismat e asaj lufte, e jo më të
dijë se kush veproi e luftoi!!!

Per dijeni, ky zoteri eshte perjashtuar nga ushtria e Shqiperise, ne
gjysmen e dyte te viteve ’70, si I padenje per oficer, per shpifje e
thashetheme. Me te njejtin stil vazhdon edhe sot. Zanati nuk harrohet.
Pranoi te inkuadrohej ne UCK thjesht për përfitime personale,madje si
nje mercenar, duke e percaktuar edhe pagesen, jo 500, se nuk ishte
dakort si gjithë të tjerët, por 1000 marka ne muaj. Hasjanet nuk moren
rroge mujore si ky.

<http://www.mekulipress.info/>

A mund te pretendohet se ky tip i semure e pa personalitet, i njeh
hasjanet në aktivitetin e tyre, kur vetem 2 dite ka shkelur ne Has,
ditet e tjera,sikundër thamë, ka qene te uzina mekanike ne Kukes,
ndërkohë që hasjanit kishin 2-3 vjet që luftonin serbin e furnizonin UCK
në Kosovë? Dhe paradoksi më i madh, është ky që duhet të përcaktoi se
cilët hasjanë kontribuan për atë luftë e luftuan në Kosovë!

Ky eshte ai personi i besuar sekret i Prokurorise së Kosovës. Le të na
tregojnë zotërinjtë prokurorë se kush ua ka rekomanduar këtë person, se
vështirë të besohet se e kanë zgjedhur vetë, pasi Spiro Butkës i është
ndaluar nga ish-Presidenti Bush (i vjetri) të hyjë në Kosovë. Kush janë
këta zyrtarë kaq të fuqishëm, që dalin edhe mbi presidentin e SHBA?!

Une i dhashe materiale te bollshme kryetarit të OVL, z.Hysni Gucatit
(keto qe po paraqes tani dhe të tjera foto me dosje), per t`ja dhene
Prokurorise. I dhashe edhe nr. tim te telelefonit. Po me ate rast, i
dhashe te shkruar edhe fjalen qe mbajta me date 5 Maj 2017 ne Krume me
disa qindra pjesmarres edhe nga Kosova, ku u bera thirrje te ndalonin
dhenjen e parave per tu bere veterane, sepse listat do te rishikohen; me
ç’rast, me kurrajo mora persiper edhe barren e reagimeve. Prita qe
prokuroria te me therriste dhe t’i ndihmoja me korrektesine e
perkushtimin tim, por kjo nuk ndodhi.

Jemi te ndergjegjeshem se jane bere gabime ne lista, por ka te tjere qe
akoma jane jashte listave. Konstatoj se ka elemente qe jane hequr me te
drejte. Elemente nga zona te ndryshme ne Has gjeten “komandnate” te pas
luftes ne Kosove, qe pretendonin se e njihnin Hasin dhe me forma te
ndryshme arriten te listohen pa merita. Situata doli jashte kontrollit.
Nga ajo zyre, ne prani te Faik Fazliut kam terhequr rreth 200
aplikacione, te cilet i ruaj akoma ne arkivin tim, shume te tjera i
asgjesuam po aty, ne zyrat tyre, por shume prej tyre edhe sot listohen
si te vertete.

E njejta situate, eshte edhe nder lista tjera te dala nga prokuroria
prej deshmitarve qe bejne fjale per percaktimin e elementit ne fshatra
te ndryshme ne Has. Nuk dime sa te sigurte e te sakte kane qene edhe
ata, por mund t’ju them me shqetsim, se me keto veprime mund te kriojhet
nje precident i rrezikshem. Ata mund te zbulohen, siç u zbulua nga
hasjanet ky tipi, dhe mund te kemi pasoja te pa parashikuara, pasi atje,
siç jam ne dijeni, kane filluar dyshimet ndaj individeve te caktuar.

Jane hequr persona teper aktiv ne ate Lufte dhe jane konsideruar
mashtrues. Ne se je apo jo mashtrues, kete e percakton vetem Gjykata,
askush tjeter.

Por a nuk u gjet nje term tjeter per te mos lenduar shoket? Gazeta pro
ruse e serbe, mezi priten per te baltosur Luften e per t‘i futur edhe
veteranet ne nje thes. Sot ata ndihen te fyer. Trimeria e fesnikria qe
treguan dje, sot u eshte neperkembur. Nuk kontribuan per tu shperblyer
me nje pension, kete askush nuk e dinte atehere. Hasi ka qene dhe
vazhdon te jete i varfer, por askush te mos guxoje t’ju ndaloje atyre qe
e meritojne, Titullin e Nderit te Veteranit.

Lufta ishte e hapur, jo sekret, perse sot duhehen thirrur deshmitare te
fshehte e sekret per te treguar bashkluftetaret e tyre? Per cfar
kuptimi? Hasi e Tropoja ishin vet ne Lufte .Te gjithe e njohin njeri
tjetrin ne çdo fshat. Edhe sot flitet per aktivitetin e sejcilit ne ate
kohe. Ne nuk kishim komandante ne çdo fshat, ashtu si ju ne Kosove, por
kishim organizatore te fshatit. Ata, aty jane edhe sot. Pyesni.

Javen e kaluar degjuam ne nje nga Tv e Kosoves, Kryemisnistrin e
nderuar, z.Ramush Haradinaj. Ashtu ka ndodhur edhe tek ne, s’ka evidence
te sakte. Serbet hyne brenda kufirit tone ne shume pjese te kufirit
shteteror, Tropoje e Has, deri ne 100 apo 300 m ne thellsi dhe gjuanin
ne shtepite tona.Te gjithe rroken armet dhe ruajten familjet e pronat e
tyre. Grupet e fshatareve tone, çdo nate kalonin kufirin me 10, 50, apo
120 kafshe ngarkese me armatim. (disponohen filmime per shume raste).
Percillnin permes plumbave grupe te ushtaresh matane kufirit. E gjithe
lenda e pare e Luftes u bart apo kaloi neper Has e Tropoje.

Nga ajo lufte e perbashket, 34 te vrare e mbi 20 te plagosur ka Hasi,
por dhe Tropoja e cila u la disi pas dore ne kete proces .U bene deme
materiale ne shtepi e bagti, jane konstatuar trauma te disa femije nga
granatimet. Kush i rregjistroi ata? Ne nuk ishim te inkuadruar ne
Batalione e Brigada, por ishim realisht baza e logjistikes se luftes.
Shteti shqiptar ka bere pak ose aspak ne kete drejtim. Shume qeveritare
te sotem nuk e dijne as cfar ndodhi ne ato zona ne ate kohe te Luftes.

Mbas Luftes, ne nuk kishim se si te rregjistrojeshim ne listat e IOM-it,
as ne listat e KFOR–it, kur u be demilitarizimi i UCK-s, por as ne
listat e TMK-s. As komandantet tuaj nuk mbajten lista per hasjanet, por
gjeten perkrahjen e tyre pa kursim.

Sot harruat, e duhet te fshihen nga listat ?! Perse dhe kujt i duken
shume tani? Gjykoj se nuk duhet te humbisni besimin e vullnetin e kesaj
zone, por edhe te Tropojes, ku te gjithe ishin te perfshire ne Lufte. Ai
vullnet e besim duhet te mbahet gjalle, sepse nuk i dihet, Ballkani
duket i trazuar.

Ne vitin 2013 kam dorezuar listen e sakte te aplikimeve kush e meriton e
kush jo. U caktova ne kete proces nga qeveria e Kosoves. Bera shenime
per sejcilin, duke bere edhe kategorizimin e tyre. Ne ate kohe, me
procesverbal, kam dorezuar gjithsejt 547 aplikime ne rang vendi.

Por politika ne Kosove, pas vitit 2013 e ne vazhdim, vet i zhveftesoi
kriteret e ligjit, dhe rifilluan aplikimet. U tha se: Kush ka dhene buke
e uje ishte veteran!! Hasjanet dhane me shume se buke e uje, por ashtu
si ne Kosove, u gjeten rruge e forma per aplikime pa kriter.

Deri me dt. 27 Prill 2017 nga e gjithe Shqiperia kishin fituar Statusin
gjithsejt 1042 veterane. Nga te cilet, nga Hasi 718 vete, nga Tropoja
160 vete. Nga zona tjera te vendit 164 vete. ( Lista e siguruara nga
zyrat e M.Punes e Ceshtjeve Sociale, cfar nenkupton se keta persona
kishin hyre ne sistem te pagesave.] Me pas ky numer ka ardhur ne rritje
dhe situata doli jashte kontrollit.

Tani dalin lista me emra dhe hiqen te nesmeren nga gazetat e portalet.
Fshataret e Pashtrikut ne Has nuk kane telefona inteligjent e as
interrnet dhe nuk dijne ekzakt se kush u hoq e kush jo. Asnje nga Kosova
nuk kerkon te koordinoje per kete katraure, por gjendet ky Spiro, qe
vendos me poste elektronike, (se nuk besoj ta keni marre ilegalisht ne
Kosove,ngaqe eshte ne listat e zeza)

Prokuroria ne Kosove tani ben thirrje qe brenda nje afati te shkurter te
behen ankesat ne Gjykate!!

Çfar dokumenash mendoni se kane hasjanet sot mbas 20 vitesh, kur ata me
grupe organizoheshin nga fshatrat Vlahen, Dobrun, Golaj, Cahan, Helshan,
Kishaj,Pogaj etj, dhe deri ne 120 kafshe kalonin malin e Pashtrikut,
duke bartur materialet e duke kaluar kufirin disa here, se bashku me
ushtaret e Kosoves. Kush i numroi apo rregjistroi ata? Kafshet e
ngarkuara u regjistroin nje per nje, por jo njerzit.

Shoket ne Kosove, ata qe e njohin mire Hasin, duhet te prononcohen, e jo
kaq indiferent ndaj popullsise se ketyre zonave meritore.

Do te ishte ne nderin e tyre dhe te Qeverise se Kosoves qe zona e Hasit,
perfshi edhe Tropojen, te kishte kritere me te buta ne keto percaktime,
gjithnje te bazuar ne aktivitetin e sejcilit, sepse ata ishin vertete
luftetare, por jashte evidencave te „komandanteve“ tuaj.

Ne se dikush ka qellim qe te sfumoje, apo te zbeh vlerat e kontributin
qe dhane gjate asaj Lufte populli Hasit e i Tropojes dhe i gjithe
Shqiperise, gabon rende , sepse nuk do t’ja arrije.

Saktesimi i veteraneve nga prokuroria, per mua ishte i gabuar. Ky
“deshmitari”, qe pershkruam me lart, mbase eshte shembulli me tipik.
Neqoftese komandantet gabun, le ti korrigjojne gabimet. Gjithcka duket
se mund te korrigjohet. Mendoj se do t‘i duhen shume vite Gjykates te
zgjidhi kete problem, dhe perseri gjykata nuk eshte rasti me i mire i
zgjidhjes. Jam per riberjen e Komisioneve, ku te vendosen kritere te
rrepta dhe te vihen para pergjegjesise ligjore komandantet, dhe te
ribehen listat. Sipas te gjitha burimeve te sherbimeve sekrete te huaja,
te asaj kohe, por edhe te zbulimit tone, ku kam shyrbeyr, deri me 12
Qershor 1999, ushtar aktiv ne UÇK, brenda ne Kosove, ishin rreth 20 mije
ushtare. Por, perfshi dhe logjistiken ky numer arrinte deri mbi 25000,
gje qe u pranua edhe nga OVL UÇK.

Kriteri ishte edhe per kategorizimin “Pjesmarres” por nuk duken gjekund
te tille. Numeri i sotem i veteraneve duket pak i teperuar, pasi ketu
mendoj se u futen edhe ata qe kontribuan me te holla ne Perendim etj.

Ka vend per diskutim kjo shifer, por me Ligjin ekzistues, veshtire te
ndahen sakte percaktimet. Ju kerkoj ndjese, por dua te tregoj nje fakt:
Babai im, Ismail Poga, gjate LANÇ-it, ishe Komandant i Çetes Hasit, me
pas Komandant i Batalionit te Hasit dhe per nje periudhe Zv Komandant i
Brig XXV S. Ne vitin 1982, kur ai ndodhej ne spitalin e Kukesit, pra 38
vjet pas perfundimit te Luftes, po ne spital, ku edhe une isha i
pranishem, ai leshoi nje vertetim (deklarate), per nje ish partizan, i
cili akoma nuk kishte perfituar Statusin. Por ajo deklarate u vertetua
edhe nga organet e tjera.

Me kete rast dua t’ju bej thirrje te gjithe veteraneve te vertete te
Hasit e Tropojes, por edhe familjeve te deshmoreve dhe invalideve qe te
ruajne qetesine. Ky mund te jete nje proces i gjate, por do te shkoje
aty ku duhet, sejcili do marre ate qe meriton. Te pamerituarit nuk do te
mund te mbijetojne gjate. Te tjeret, te fyer e te neperkembur
padrejtsisht me keto lista, do te fitojne te drejten e tyre dhe une, ne
cilesine e kryetarit te veteraneve, do ti mbeshtes.

*Kryetari i OVL të UCK – Dega Tirane*

*Sokol Poga*

*Tirane, 28.9.2018*

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...