Home / Opinion / Besa nuk i ipet kujtdo!

Besa nuk i ipet kujtdo!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

17-10-2018 Prizeren

Kam shkruar edhe here të tjera mbi institucionin e Besës, në jetën tonë shoqërore shqiptare, rol të rëndësishëm ka patur (Besa, fjala e dhënë), këtë edhe shkenca e ka vlersuar si një veti kryesore për popullin shqiptarë në përgjithësi, njëherit për shqiptarin Besa është një nga pjesët më hyjnore në jetën e tij, ajo konsiderohet për të e shenjtë.
Nëpër shekuj shqiptari në shtigjet e jetës, gjatë udhtimeve të tij me armë në dorë ju dashtë të mbroj lirin e të drejtat kombëtare nga pushtues e tradhtar të ndryshëm. Gjatë udhëtimit të tij në rrugën e lirisë strehë për të ishin malet e larta, bjeshkët e mrizit të zanave, lumenjeve, krojeve e brigjeve të detit, në dritën e diellit e të hënës, ka besuar se është në ndore të tyre, (është në besë të tyre), në shtegtimin e kohës.
Koha e sotme për dallim nga shekujt e kaluar, spikati me një luftë të përhershme me shtersat shoqërore të sunduesve që ngritën krye për t’ju imponuar vegjëlisë popullore me pretendimin se ata janë në superioritet për të sunduar. Shqiptari e Shqiptarja që kanë shpirtin e pastër e fare të padjallëzuar është i prirur t’i besoj tjetrit në fjalën e dhënë apo në premtimin e dhënë. Por megjithate shfaq njëfar rezerve kundrejt tij, ngase besa nuk i ipet kujtdo! Para së gjithash duhet ditur se kujt duhet besuar. Syçeltësia në sferën e marëdhënieve shoqërore është një domosdoshmëri në aktualitetin e sotëm t’i besojmë proverbit popullor shqiptarë: -Besnik bënu e besë gjithkujt mos i nxë.
Nga proverbi mund të nxjerrim mësim se të ligut, mashtruesit, matrapazit, abuzuesit, keqpërdoruesit që falsifikon ngjarje historike, duke i përvetësuar ato për interesa personale të tij, dhe një grupi servilësh që për çdo ditë shkelin fjalën e dhënë, s’duhet kurrsesi dhënë besën, ngase i ligu, i pabesi, ka për passion t’i imponohet më të voglit (më të dobtit), për ta mbisunduar e shfrytëzuar pamëshirshëm mundin dhe djersën e tij.
Pabesit e llojit të këtyre njerëzve ma kujton atë këngën e “Musës së Vogël” të kënduar nga rapsodi popullor, këngë kjo që ka tipare të baladës sonë historike familjare të motrës Hajrie dhe vllezërve, në anën tjetër Bejta Sylës me të bijtë të cilët bënë tradhtin e padëgjuar nga karakteri i tij lakmitar, dhe i mësuar me intriga, mashtron gruan e tij Hajrien dhe i pret në besë, në bukë të vet, vëllezërit e saj Musën dhe Halilin, ngase Bejta Syla nga lakmia për karrier e pasuri, i nxitur nga Veziri i Shkodrës, bënë aktin e trdhtisë ndaj miqëve të tij, kështu ai bëhet sinonim i tradhtisë dhe së keqës që njeh epika jonë popullore shqiptare, më pas kjo tradhti është dënuar nga vetë motra Hajrie që vretë Bejat Sylën me gjithë t’bijtë.
Kjo lë të kuptojmë se armiku, i ligu, krimineli, lakmia për të krijuar pasuri pa mundi e djersë, së pari kanë për qëllim t’i linçojnë (veçojnë) nëpëmjet propogandës shpifëse e shantazhit ata njerëz të zgjuar e trima që nuk njohin frikën e tyre, ata që janë simbol i qëndresës së pastërt atdhetare, të eliminojnë me intriga e pabesi nga jeta. Në kontekst të kësaj pabesie, e vërteta kundër gënjeshtrës, e mira kundër të keqës, përparimtarja kundër regresivës, kundrejt njerëzve me veti të degjeneruara bajraktariste, me ambicie të sëmura karrieriste, e cila është vetë jeta ka një kuptim të thellë e të qartë të luftoj botën e errësirës, të arrijë me çdo kusht dritën ngadhnjimtare.

Më 18 Tetor 2018.

Fotografia e Avdi Ibrahimi

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...