Home / Të ndryshme / Dilaver Goxhaj: “Shigjeta” operacioni më i suksesshëm, në Koshare detyra nuk u krye. Ju në Kosovë jeni ‘infektuar’ nga Serbia, që festoni humbjet

Dilaver Goxhaj: “Shigjeta” operacioni më i suksesshëm, në Koshare detyra nuk u krye. Ju në Kosovë jeni ‘infektuar’ nga Serbia, që festoni humbjet

 ( Mare  nga agnjensia       MEKULIPRESS.INFO)

Ai në “Debat Plus” tha se “Shigjeta” është operacioni më i madh i UÇK-së, por deri te realizimi i tij kishte shumë debate se si do të organizohej.

“Unë, Bislim Zyrapi dhe Drini ishim kundër ndërhyrjes nga Gorozhupi, sepse përballë këtij vendi në Zym, Serbia kishte artileri të rëndë. Nga Zymi, Goruzhupi do të ishte cak i lehtë për t’u goditur, ndërsa ne ishim për atë që të hynim nga Pashtriku”.

“Çeku, për të na mbyllur gojën, na tha se ishte porositur nga amerikanët të ndërhyhet nga Gorozhupi”, tha ai.

 

 

Goxhaj thotë se i është propozuar atij për të marrë komandën e këtij operacioni, por ai e kishte kundërshtuar.

“Unë u thashë se është nder për mua, por operacioni duhet të udhëhiqet nga një djalë vendas, sepse u thashë se ky do të ishte një operacion shumë i madh dhe historik”.

Sipas anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, jehona e operacionit “Shigjeta” ishte e madhe në Serbi edhe në botë.

“Clintoni deklaroi nga SHBA, se UÇK-ja është bërë e papërmbajtshme. Të nesërmen u mblodh Parlamenti i Serbisë dhe ishin në mëdyshje të vazhdojnë luftën apo jo. Propaganda ishte fitorja më e madhe me operacionin ‘Shigjeta’”.

Goxhaj ka thënë se “Shigjeta” ishte operacion më i lavdishëm sesa ai në Koshare.

“Në Koshare luftuan 63 ditë dhe kishin furnizim të mirë me armë, por kufirin nuk e thyen. Ata luftuan, nuk u turpëruan, por detyrën nuk e kryen. Ne s’kemi pse të lëvdojmë një betejë që nuk e fituam. Ju në Kosovë jeni ‘infektuar’ nga Serbia, që festoni humbjet”, tha ai.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...