Fotografia e Xhemil Zeqiri

NJÈ URIM PÈR DITÈLINDJE PÈR MBESÈN TIME TÈ SHTRENJTÈ SOFIA Zeqiri!

Pèrpara nje  vjetèsh,
ndodhi mrekullia,
se erdhi tek ne,
si èngjèll Sofia..

Se erdhi tek ne,
si Èngjèll i Zoti,
e bukur-e bukur,
si pika e lotit!.

Si pika e lotit,
si lule-si flutur,
ndaj e gjithè Bota,
u bè mè e bukur!.

U bè mè e bukur,
u bè mè e mirè,
sepse erdhe ti,
dritè e èmbèlsirè!.

Ti je sot akoma,
zog me cicèrimè,
ne gjuhèn e zogjve,
nga tyja e dimè!.

Ti na e mèsove,
Sofi dallandyshja,
po tè kanè shumè
afer,gjyshi e dhe gjyshja!.

Po çdo çast tè ditès,
je me ne-moj xhan,
s’pyet dashuria,
pèr njè oqean!.

Pèr njè oqean,
as pèr dy e tri,
se portreti ynè,
na u gdhènd nè sy!.

Na u gdhènd nè sy,
si dritè e pasosur,
bukuri jote,
lindi e vulosur!.

Ti je mè e èmbèl,
dhe nga mjalti i bletès,
tek ty rjedh e rjedh,
burimi i jetès!.

Je pasqyra jonè,
e shtrènjta Sofi,
ndaj dhe ne tè duam,
nè pafundèsi!.

Ti je kènga vetè,
me plot melodi,
ndaj ta nisèm sot,
kètè poezi!.

Po ti vogèlushe,
sot s’mund ta kuptosh,
as urimin tonè:
“Njèqind vjet tè rrosh!.!.”

Pèrveç poezisè,
s’kam tjetèr peshqesh,
po ti vargje do,
se je njè DUKESHÈ!

11-10 2018

nga Arben Duka ( P.S. huazuar dhe pershtatur mbese sime Poezin e te madhit Arben Duka)

About admin

x

Check Also

“Për sjelljen e Ramës, studentët dhe gjirizet e sistemit anti-sistem”

il December 16, 2018  Nga Arkiva Pse Rama i mëshon gjithnjë e ...