Home / Opinion / SI MUND TË SHPËTOJË MAQEDONIA?

SI MUND TË SHPËTOJË MAQEDONIA?

Sipas të gjitha gjasave, edhe përkundër përpjekjeve nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm, nuk mund të arrihet zgjidhje mes partive politike të pozitës dhe opozitës për ratifikimin nga Parlamenti të Marrëveshjes së Prespës, me këtë edhe për hapjen e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Duke pasur parasysh interesin strategjik dhe afatgjatë të shtetit, orientimin evropian dhe ardhmërinë e qytetarëve, ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon, forcat politike progresive duhet t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve të vendit, vullnetit të tyre politik të shprehur përmes referendumit të 30 shtatorit.

Nëse partitë politike parlamentare vërtet janë të përkushtuara për ndjekjen e kësaj rruge dhe arritjen e këtyre qëllimeve, siç edhe deklarohen para opinionit vendës dhe faktorit ndërkombëtar, duhet t’i tejkalojnë dallimet dhe interesat e tyre të ngushta partiake në këtë moment historik për vendin dhe të ndërtojnë strategji të përbashkët për tejkalimin e kësaj gjendje.

Opsioni më i mundshëm dhe dobiprurës për të gjithë qytetrët e vendit, si edhe edhe për vetë partitë politike, pa dallim të përkatësisë etnike apo çfarëdo dallimi tjetër, duhet të jetë përmbushja e interesit të qytetarëve të vendit, me këtë duke e dëshmuar edhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, bashkëveprim dhe aksion politik të përbashkët, së paku një mandat të qeverisjes së vendit deri në arritjen e objektivave kryesore, vazhdimin e reformeve të gjithanshme, konsolidimin e shoqërisë demokratike, ndërtimin e shtetit ligjor, përfundimin e procesit të dekriminalizimit të shoqërisë dhe institucioneve të pushtetit, si dhe arritjen e suksesit në ndalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative, të cilat deri më sot kanë krijuar tensione dhe polarizim të shoqërisë më baza etnike dhe baza të tjera, duke krijuar dallime të thella sociale dhe ekonomike, krizë politike, stagnim të ndjeshëm, degradim të vlerave demokratike, shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, kërcënim të paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Duke qenë të përgjegjshëm përpara kësaj situate të krijuar në vend, forcat progresive të partive politike të shqiptarëve, drejtuesit e pushtetit dhe faktori ndërkombëtar, duhet patjetër t’i shfrytëzojnë idetë, sugjerimet dhe kapacitetet e bashkësisë akademike, me këtë rast edhe sugjerimet nga plani B, i hartuar me kohë nga Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, për situata të veçanta, deri në arritjen e objektivave kryesore për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, me këtë edhe tejkalimin e dallimeve mes pushtetit dhe faktorit shqiptar vendës për barazi të plotë të shqiptarëve në këtë shtet, për progres të pëgjithshëm dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

(6.X.2018)

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...