Home / Opinion / Udhëheqësit e Kosovës me ndërkombëtarët këto 19 vjet i kanë bërë lëshime Serbisë në dëm të Kosovës!

Udhëheqësit e Kosovës me ndërkombëtarët këto 19 vjet i kanë bërë lëshime Serbisë në dëm të Kosovës!

Udhëheqësit e Kosovës me ndërkombëtarët këto 19 vjet i kanë bërë lëshime Serbisë në dëm të Kosovës duke pranuar edhe dialogun, kur asnjë Republikë në Jugosllavi pas pavarësisë nuk ka dialoguar me Serbinë. Ndarja e Mitrovicës – Kosova nuk ka qasje ne veri. Me ardhjen e forcave ndërkombëtare më 1999, forcat franceze u vendosën në urën e Ibrit. – Maqedonia në kufi na i mori 2800 ha, kurse Mali i Zi përgjatë kufirit i mori 8200 ha. – Gazivoda (Ujmani) në veri – Z. Potok është liqeni më i madh në Kosovë me 9.1 km2, gati sa tri liqenet tjera në Kosovë. Radoniqi në Gjakovë i ka 5.9 km2, Batllava në Podujevë i ka 3.27 km2 dhe Badovci në Prishtinë i ka 2.57 km2. – Leposaviqi me 536 km2 me gjatësi 50 km. Gjeologët e minierës “Trepqa” kanë konstatuar se në regjionet e Rogoznës dhe Kopaunikut (Albanikut), ekzistojnë rezerva të xehës së plumbit e zingut prej më se 8 miljonë tonelatash. Kosova që nga viti 1921 ka i ka pasur 10.908 km2. – Asnjë shtet në botë nuk quhet multietikë përveç Kosova. As Letonia nuk quhet multietnike që ka 56 % letonë dhe 44% nacionalitete tjera. – As Kosova Veriore nuk është dashur të cilësohet multietnike. Para ardhjes së Milloshoviqit në pushtet, pa u ndarë Zveqani dhe Z. Potoku nga Mitrovica, e cila kishte 66.528 shqiptarë dhe 25.929 serbë. Së bashku me Leopsaviqin Kosova Veriore kishte 67.386 shqiptarë dhe 40.907 serbë. (Regjistrimi 1981). – Rreth 10 mijë shqiptarë që jetonin në veri të Mitrovicës ende nuk u kthyen, pasi që ishin shpërngulur gjatë dhe pas luftës 1998-99. Në veri tash po ndërtohen banesa kolektive për serbët. – Askund në botë nuk ekziston decentracizim njëetnik (kolonial), si ardhacakët serbë në Kosovë. – Askund në botë nuk ka ministri të kthimit për kolonistët siç është ajo e kthimit të serbëve në Kosovë. Në mes të dy luftrave botëtore janë sjëllë 70 mijë kolonistë serbë dhe malazezë. Prej vitit 1945-66 janë sjellë edhe 56 mijë të tjerë. Në kohën e Milloshoviqit janë sjellë edhe 100 mijë të tjerë. – Askund në botë nuk formohen mini komuna njëetnike si komunat serbe në Kosovë, ku në kuadër të këtyre komunave përfshihen edhe vendbanime shqiptare. Në kuadër të komunave serbe ka fshatra shqiptare më të mëdha se komuna, p.sh., Parteshi që është komunë i ka 1268 serbë, kurse Cernica i ka 1772 shqiptarë. Regjimi i Millosheviqit i pat formuar gjashtë komuna në dobi të serbëve, po ashtu pas luftës në vitet 1998-9 u formuan edhe komuna tjera serbe. Para ardhjes së Millosheviqit në pushtet Kosova kishte 22 komuna, tash janë 38 komuna. – Askund në botë monumentet kishtare nuk kanë status të posaqëm. Në Kosovë kishat serbe në komunizëm kishin vetëm 184 ha, tash i kanë me qindra ha më shumë se para Luftës së Dytë Botërore, ku në Kosovë kishat i kishin 1447 ha. Këto kasha janë vazhdimësi e kishave iliro-shqiptare katolike të adaptuara e të rinovuara në kisha ortodokse e pastaj serbe. Me themelimin e komunave serbe u formua edhe Asociacioni i komunave serbe (Bashkimi i tyre). Insistimi i serbëve dhe Serbisë është për autonomi territoriale ose bashkim me Serbinë. Pa anulimin-shfuqizimin e këtyre të këqijave Kosova nuk është e pavarur. Literatura: – Avni Kastrati “Kosova nëpër vite”, Prishtinë, 2006. – H. Ibra “Shkatërrimi i hapësirës së Republikës së Kosovës nga okupatori serb”, (1989-1997), Prishtinë, 1998. – Kosovo nekad i danas – Kosova dikur e sot, Beograd, 1973.

Ragip Mexhuani

Prishtinë  29-10- 2018

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...