Home / Lajme / Kurti në Kukës: Është jetik 29 shtatori për ta kthjelluar edhe kryeministrin Rama

Kurti në Kukës: Është jetik 29 shtatori për ta kthjelluar edhe kryeministrin Rama

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim me qytetarë të Shqipërisë, e takimi është zhvilluar në Kukës.

“Shqipëria me askënd tjetër përveç se me Kosovën. Protesta e 29 shtatorit është protestë kundër ndarjes së Kosovës. Hashim Thaçi ka arritur ta relativizojë dhe vë në diskutim pavarësinë e vendit. Ndonëse paradoksale, por mbase askush nuk mundet ta kuptojë më ndjeshëm situatën se ata që ndodhën në mes dy trarëve: njërit në Morinë (pika kufitare), e tjetrit para tunelit të Kalimashit (pika e pagesës së autostradës)”, thuhet në njoftimin e LV-së të ketë thënë lideri i Lëvizjes, Albin Kurti.

Në Kukës, ka thënë Kurti, takuam qytetarë të cilët Qeverinë e Shqipërisë e kritikojnë se nuk është e angazhuar dhe e bashkërenduar me faktorë të tjerë politikë brenda dhe jashtë dy republikave tona dhe e cila ka rënë pre e panikut të shpërndarë nga Thaçi. “Përkundrazi, pa këtë panik, qeveria e Shqipërisë do duhej me qenë më e qarta dhe më konsistentja në raport me Kosovën dhe interesat e kombit”, ka thënë ai.

Në njoftim thuhet se është jetik qëndrimi i Lëvizjes, sepse një Republikë e cila nuk e ka horizontin nga bashkimi kombëtar është një republikë e cila mbetet pre e ëndrrave të Serbisë për Kosovën.

“Është jetik 29 shtatori, për ta kthjelluar edhe kryeministrin Rama për situatën dhe për ta shtyrë edhe qeverinë e Shqipërisë që të mbajë një qëndrim të drejtë dhe kombëtar në mbështetje të palëkundur për integritetin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Nëse ëndrrat e bashkimit kombëtar nuk ndiqen konkretisht dhe strategjikisht, ka thënë Kurti, në çdo hap e çdo rrezik, atëherë kjo ëndërr do të kthehet në makth të vazhdueshëm për të dyja republikat nga Serbia.

About admin

x

Check Also

“Për sjelljen e Ramës, studentët dhe gjirizet e sistemit anti-sistem”

il December 16, 2018  Nga Arkiva Pse Rama i mëshon gjithnjë e ...