Home / Lajme / QEVERIA PAGUAN PELETIN PËR SHTËPINË E UKË E MENDIM RUGOVËS

QEVERIA PAGUAN PELETIN PËR SHTËPINË E UKË E MENDIM RUGOVËS

 

24.09.2018
Qeveria paguan peletin për shtëpinë e Ukë e Mendim Rugovës

Rreth 10 mijë ka shpenzuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të furnizuar me lëndë djegëse (pelet) rezidencën e familjes Rugova.

Kështu është konstatuar në raportin e Auditimit për vitin 2017, të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Sipas raportit të auditimit, duke u bazuar në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, MKRS mund të mbulojë vetëm shpenzimet e restaurimit dhe ato të konservimit për objektet e trashëgimisë kulturore në pronësi private, shkruan Kallxo.com.

“MKRS kishte nënshkruar kontratë në vlerë 9,560€ për “Furnizim me lëndë djegëse-pelet për Rezidencën Ibrahim Rugova”. Malli dhe fatura janë pranuar në vlerë totale, mirëpo në mungesë të mjeteve ishin paguar vetëm 1,510 euro”, ka gjetur Auditori Gjeneral.

Auditori ka rekomanduar që ministri duhet të siguroj se nuk do të ketë kompensime shtesë për shërbimet që janë pjesë e detyrave të obligueshme të postit që mbajnë punonjësit e ministrisë. Gjithashtu rekomandohet që ministri duhet të sigurohet që të gjitha pagesat kryhen sipas ligjeve përkatëse.

“Kompensimi shtesë për shërbimet që janë pjesë e detyrave të obligueshme të postit që mbajnë punonjësit e ministrisë dhe mbulimi i shpenzimeve në mungesë të bazës ligjore rezulton me pagesa të parregullta për ministrinë”, potencohet në raport te rreziku i pagesave të parregullta.

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...