Home / Lajme / Ne vemendje Reagon OKB: Thaçi nuk është ftuar në Asamblenë e Pergjithshme, delegacioni nga Kosova gjendet privatisht në lokalet e OKB-së

Ne vemendje Reagon OKB: Thaçi nuk është ftuar në Asamblenë e Pergjithshme, delegacioni nga Kosova gjendet privatisht në lokalet e OKB-së

 –

Sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka tubuar delegacione të 193 vendeve anëtare në debatin e përgjithshëm, ku do të ketë fjalime nga presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, përshirë ketu edhe një delegacion shqiptar nga Tirana, përfaqësues nga kreu shtetëror nga Republika e Shqipërisë llir Meta, i cili pritet sot të ketë një takim me shefin e OKB-së Antonio Gutierres.

Zëdhenësja e sekretarit të përgjitshëm të OKB-së Eri Kaneko: Prania e delegaconit të Kosovës në OKB privatisht, as si vëzhguese si Palestina

Udhëheqësit botërorë nga e hëna janë mblidhur në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Njëqindetridhjetepesëudhëheqës të shteteve dhe qeverive dhe dhjetëra ministra do të zhvillojnë takime, përfshirë këtu edhe ato nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Serbia etj.

Sipas RTK, Klan Kosovës dhe mediave tjera të njohura si të Hashim Thaçit “Në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Neë York po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova i prirë nga presidenti i Kosovës..” Por, zyrtarët e OKB-së në Nju Jork kanë dematuar këtë lajm, duke pohuar se “As Hashim Thaçi e as as delegacion nga Prishtina nuk është ftuar në sesionin e sivjetëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Se si kanë mundur të hyjnë në lokalet e Pallatit të OKB-së, mund t’i pyesni ata..”

Në pyetjen rreth prezencës së delegacionin nga Kosova në punimet e sivjetëm të sesionit të AP-së të Kombeve të Bashkuara, Eri Kaneko, zëdhënëse e OKB-së, është përgjigjur se “delegacioni, përfaqësuesit nga Prishtina në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork nuk janë ftuar zyrtarisht, dihen arsyet. Nëse ata janë në Nju Jork, mund të jenë privatisht dhe jo në punimet e sesionit të AP të OKB-së.”

“OKB nuk lëshon ftesa në vetvete për Asamblenë e Përgjithshme. Lidhur me Debatin e Përgjithshëm të nivelit të lartë, vetëm përfaqësuesit nga Shtetet Anëtare dhe Vëzhguesit e Përhershëm mund të flasin…” ka thënë sot zëdhënësja e sekretarit të përgjitshëm të OKB-së Eri Kaneko.

Se a ishte Kosova prezente si vëzhguese në sesionin e Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së, zyrtarja e OKB-së në fund ka thënë: “Jo – Dihet vëzhguese të Përhershme janë vetëm dy vende Selia e Shenjtë dhe Shteti i Palestinës”.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...