Home / Lajme / Çfarë pret nga protesta e 29 shtatorit kolonel Dilaver Goxhaj, pjesëmarrës në UÇK bashkë me të birin pilot i aviacionit

Çfarë pret nga protesta e 29 shtatorit kolonel Dilaver Goxhaj, pjesëmarrës në UÇK bashkë me të birin pilot i aviacionit

Fotografia e Vladimir Bizhga

Koloneli Goxhaj, për të pavarurën MekuliPress shprehet se, mbështetë protestën mbarëkombëtare të Lëvizjes Vetëvendosje, porse ai ka edhe disa sygjerime miqësore. Ai, ndër tjerash shprehet se protesta duhet “të jetë e vijueshme, e pandërprerë, deri në realizimin e dy kërkesave të para, dhe marjjen e vendimit nga Parlamenti për të kaluar në zgjedhje të parakohëshme”.

Fotografia e Pellumb Zaimi

MekuliPress: Çfarë pret nga protesta e 29 shtatorit z. kolonel Goxhaj?

Për protestën e datës 29 shtator 2018 

Ditët e fundit të këtij muaji, përmes mediave elektronike të Kosovës, është bërë me dije se në 29 shtator 2018, do të zhvillohet protestë e madhe mbarëkombëtare, në Prishtinë, e cila pritet të karakterizohet nga tre kërkesa të jashtëzakonshme:

1-      Dorëheqjen  e  Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi;

2-      Dorëheqjen dhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të kryesuar prej Ramush Haradinajt;

3-      Kalimi në zgjedhje të reja elektorale të përgjithshme, të parakohëshme, parlamentare.

Organizimin e kësaj proteste, me sa është konfirmuar deri tash, e organizon Lëvizja Vetëvendosje, e cila po njofton se pjesmarrja do të jetë shumë e gjerë, si në asnjë rast tjetër.

Kjo protestë, bazuar në madhësinë (numurin) e pjesmarrësve, ka për të treguar:

a- shkallën e pakënaqësisë së popullit ndaj Qeverise  dhe ndaj Presidentit aktual;

b- mbështetjen që ka në popull opozita, e veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje.

Por ajo që ka rëndësi më së shumti, përmes kësaj proteste do të duket vendosmëria e popullit dhe veçanërisht vendosmëria e Lëvizjes Vetëvendosjes në mbajtjen e premtimit që ajo po i bën popullit. Dhe kjo ka për t’u treguar në kohëzgjatjen e saj:

–          do të jetë e vijueshme, e pandërprerë, deri në realizimin e dy kërkesave të para, dhe marjjen e vendimit nga Parlamenti për të kaluar në zgjedhje të parakohëshme;

–          apo do të jetë thjeshtë një ose disa ditore.

Nëse kjo protestë do të mbyllet vetëm me atë revolt të datës 29 shtator, ose 2- 3 ditore, atëherë do të kemi të bëjmë me një SHOW, dhe asgjë tjetër.

Njëkohësishtë, nëse protesta do të quhet e mjaftueshme vetëm me datën 29 shtator, atëherë do të besohet ajo çka fltet nën zëra, se Opozita e Pozita gjithë debatet në sallën e Parlamentit nuk i kanë gjë tjetër, veçse një teatër i luajtur nga artisë ordinerë joprofesionistë.

 Presim e shpresojmë.

 Dilaver Goxhaj

Tiranë, 25 shtator 2018

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...