Home / Opinion / Ish komandanti Musa tregon gjithcka për veteranët, thotë se rrenca janë ish komandantët, tani në politikë, UÇK kishte vetem kaq ushtarë

Ish komandanti Musa tregon gjithcka për veteranët, thotë se rrenca janë ish komandantët, tani në politikë, UÇK kishte vetem kaq ushtarë

September 20, 2018
Ish komandanti Musa tregon gjithcka për veteranët, thotë se rrenca janë ish komandantët, tani në politikë, UÇK kishte vetem kaq ushtarë

Njëri prej ish komandantëve të Zonës Operative të Shalës, njëherit ish kandidat i PDK-së për deputet, Emin Musa ka reaguar ndaj publikimit të listës së veteranëve mashtrues.Përmes një statusi në rrjetin social facebok Musa ka thënë se fajtorë kryesorë për veteranët rrenca janë ish komandantët, tani në politikë.

“Më së shumti gërditem nga demagogjitë e ish komandantëve dhe liderëve të luftës, tani në politikë, kur thonë se nuk e dimë kush i bëri gjithë këta veteranë! Gërditesh nga ata që bënë propagandë, madje nëpërmes të strukturave të tyre politike, gjatë gjithë luftës kundër UÇK-së, e mohuan luftën çlirimtare, dhe tani na dalin se na paskan qenë ushtarë çlirimtarë!”, ka shkruar Musa.

Statusi i plotë:

Listat e veteranëve, të vërteta dhe gënjeshtra!

Gjynahet e vjetra, taksirati i ri!

Përmbledhje:

UÇK kishte rreth 13000 ushtarë.

Nuk janë 19000 veteranë të rrejshëm që marrin pensione, por rreth 33000 sishë!

Ligji për veteranët është përshtatur për rrenca, matrapaz dhe njerëz pa dinjëtet!

Fajtorë kryesorë për veteranët rrenca janë ish komandantët, tani në politikë!

Prokurorët pa dinjëtet, nuk mund të bëjnë punë të dinjitetshme!

Të dashur veteranë! Qytetarë të nderuar!

Polemikat pa epilog, të një shoqërie pa kritere, jo vetëm që janë bërë të tepërta, por edhe të gërditshme dhe neveritëse! Në një shoqëri normale, dhe në një shtet normal, të qenit veteran i luftës është krenari, nder, begati, urti dhe madhështi, ndërsa në shtetin tonë të pa denjë, dhe në shoqërinë tonë lakmiqare, e pa kritere, veteranët i kanë konvertuar në mall për kusuritje politike, lypcarë të pa denjë dhe të nënshtruar, duke ju ulur dinjëtetin, nëpërkëmbur e persekutuar, sikur të ishin vet djajtë e këtij vendi, e jo ashtu siq janë, vlera më e lartë që ka ky popull dhe ky atdhe, kuptohet pas dëshmorëve!

Jemi gërditur nga akuza, fyerje, sharje, e klasifikime të shumëllojshme të individëve e taborreve pro et kontra, dhe pak kemi lexuar apo ndëgjuar ndonjë analizë, se kush e mban përgjegjësinë për këtë, dhe si mund të dalim nga kjo situatë. Më së shumti gërditem nga demagogjitë e ish komandantëve dhe liderëve të luftës, tani në politikë, kur thonë se nuk e dimë kush i bëri gjithë këta veteranë! Gërditesh nga ata që bënë propagandë, madje nëpërmes të strukturave të tyre politike, gjatë gjithë luftës kundër UÇK-së, e mohuan luftën çlirimtare, dhe tani na dalin se na paskan qenë ushtarë çlirimtarë! Po kush janë fajtorët kryesorë për gjithë këtë tragji-komedi dhe këtë gjurullti, dhe si duhet të dalim nga kjo situatë! Ushtarët jo se jo! Këta që e kanë bërë vet bërllog, e tani i shajnë prokurorët, se ju paskan dalur nga hatri. Nuk ju paskan mbajtur mirë zhagun, siq e donë Ata!

Mos i shani prokurorët, sepse vetëm dëshironi t’a largoni fajsinë nga vetja, sepse fajtorët kryesorë për të gjitha jeni Ju, dhe bash Ju, lidershipi i UÇK-së! Ju jeni fajtorët numër një, për gjendjën e mjerueshme të një numri të madh veteranësh të vërtetë, që nuk ju keni krijuar kushte për punësim, mirëqenie dhe prosperitet, edhepse i keni pasur të gjitha mundësitë! Ju jeni fajtorët numër një edhe për ligjet kaq të dobëta të Kosovës, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me vlerat e luftës. Ju, që në luftë betoheshit në parime dhe drejtësi, i shkelët të gjitha, i harruat ata që i kishit më besnikët, që disa e dhanë jetën, e shumë të tjerë do të flijoheshin, dhe ofruat rreth vetës të dëgjueshëm, pa dinjitet dhe pa vlera, e tani i shani!

Këta nxorëm një ligj për qefin e mashtruesve, dallavergjinjëve e sabotuesve, dhe tani përpiqeni t’a gjeni gjilpërën në terr!

Ky ligj i nxjerr veteranë luftëtarë njësoj ata që ishin me armë në dorē për disa vite rresht, sikur ata që hynë në Kosovë dy, tri ditë para përfundimit të luftës. I nxorët veteranë ata që grumbulluan para nga populli, veçmas nga mergata, e të cilat në masë të madhe u keqpërdorën! Ju i nxorët veteranë kontribues edhe ata që hynë në luftë me opinga dhe dolën nga lufta me vetura luksoze, dyqane e pallate! Ju i promovuat në veteranë edhe ata që na shanë, na përbuzën e nuk na pranuan fare si ushtri çlirimtare!

Këta, që tani qesin petulla në uji, dhe luajnë me ndjenjat e veteranëve të vërtetë, dalin e rrejnë për vota, e thonë se, gjoja paskan qenë edhe më shumë se 60,000, kur e dinë se nuk kanë qenë kurrë më shum se 13,000 veteranë të vërtetë, prej tyre, sipas një regjistrimi emër për emër, në vitin 2007, nga TMK, pat rezultuar se 8500 veteranë janë të pa punë. Edhe prej atij numri jam shumë i sigurt se nja njëmijë prej tyre kanë bërë zgjidhje, por në rastin më ekstrem mund të jenë rreth 7000 (shtatmijë)deri në 8000 (tetminë) përsona që do ta gëzonin të drejtën e pensionit të veteranit, sipas kritereve të atij ligji që Ju e keni nxjerr!

Nëse do të ishin të përfshirë në pensione vetëm ata që janë realisht veteranë, do t’a kishin një pension të dinjëtetshëm, jo ndihmë sociale, qe marrin sot, dhe kostoja buxhetore do të ishte për rreth 50 milionë më pak.
Pra fajtorët numër një janë ish komandantë që tani janë në politikë,
Më datë 4 Gusht 2018, pra para një muaji, kanë qenë 38,253 (38 mijë e 253) veteranë dhe 1,663 (1 mijë e 663 familje veteranësh) që kanë marr pensione. Gjithësejtë: 39 mijë e 916 pensione.

Kjo far prokuroria e Jonë e mjerë, thot se janë 19,000(19 mijë veteranë të rrejshëm, ndërsa unë ju them atyre se, pas komandantëve politikaj, këta prokurorë kanë rrejt më së shumëti! Gjysma e atyre që i kanë publikuar si veteranë të rrejshëm në Zonën e Shalës, kanë qenë ushtarë të vërtetë.

Kjo prokurori e pa përgjegjshme ja ka huqur keq, dhe në një shtet normal do të duhej të shporrën nga aty! Të publikohën të rrejshëm edhe ushtarë dhe komandantë të dovotshëm, e mos të gjendën, jo 19,000 (nëntëmbdhjetëmijë) por 30,000(tridhjetmijë) janë pensionistë të rrejshëm, është më shumë se turp!
Po si të dilet nga kjo gjurullti e kjo faqe e zezë?

1. Të shfuqizohet ligji aktual dhe të nxirret një ligj i ri, që i definon saktë gjërat!
2. Të filloj nga e para verifikimi, duke i shfrytëzuar si bazë kryesore listat e veteranëve të punuara nga TMK!
3. Të gjithë shfrytëzuesit e rrejshëm, të detyrohën t’i kthejnë pensionet!
4. Pensioni i veteranit, të jetë në lartësi të rrogës mesatare, ngase ata për 20 vite ishin të lënë pas dore.
5. Të ndiqën penalisht të gjithë komandantët keqpërdorues!

I gjithë procesi mund të kryhet për dy muaj!

Lavdi dëshmorëve!
Lavdi luftës së UÇK-së

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...