Home / Lajme / „ ESHTRAT E RRAHMAN MORINËS ME I KTHYER NË KOSOVË!“

„ ESHTRAT E RRAHMAN MORINËS ME I KTHYER NË KOSOVË!“

Fotografia e Fatmir Brajshori-Tushi
Fotografia e Fatmir Brajshori-Tushi
Fatmir Brajshori-Tushi

 

( Çka kanë t‘përbashkët Rr. Morina dhe Ahmet Krasniqi?)

E para, sot, kur e ndeza TVen, por edhe disa portale, dhanë pamje nga Kuvendi, ku pash dy arkivole, Kadri Veselin duke nderuar, pastaj Ramush Haradinajn dhe vartësit e tyre… Mendova që paska vdekur gjatë natës dikush me peshë… Pastaj mësova se bëhej fjalë për kthimin e eshtrave të kolonelit jugosllav dhe të ushtris serbe Ahmet Krasniqit dhe një tjetër ( që dorën në zemër nuk e njihja dhe s‘them gjë për të)…
Ahmet Krasniqi pastaj, duke qenë në krye të një farë FARK-u, kishte marrë rolin, që në ndihmë të serbëve, të dobësonte UÇKën me skenarin e njëjtë si në Bosnje, me Fikret Abdiqin…

Dhe meqë Ahmet Krasniqi dhe Rrahman Morina kishin shumë të përbashkëta, mendova, pse mos me ja „ sjell eshtrat edhe Rrahman Morinës…
Arsyetimi:
„ Ahmet Krasniqi i shërbente ushtris Jugosllave ndersa Rrahman Morina MUPit serbo-jugosllav- kosovar!“
Ahmet Krasniqi ishte i martuar me një serbe nga Beogradi, e poashtu, Rrahman Morina i martuar me një shkinë!

Ahmet Krasniqit fëmijët i jetojn në Beograd dhe flasin serbisht sikur edhe fëmijët e Rrahman Morines që e dinë vetëm serbishten!
Në luften Serbi – Kroaci, kroatët e zunë rob Ahmet Krasniqin teksa serbët një oficer kroat. Armata jugosllave serbe kërkoj nga kroatët që „ ata ta lirojnë Ahmetin nëse ata kroatët duan që serbët ta lironin oficerin e tyre!
Edhe Ahmet Krasniqi edhe Rrahman Morina ishin dosta me oznashin Tahir Zema.

Kështu që, meqë e sollën Ahmetin do duhej të sillnin edhe Rrahmanin. Ose Ahmetin ta dërgonin në Beograd te Rrahman Morina, aty ku i jeton gruaja dhe fëmijët!
P.S.
Ma kanë gërdit, revolucionin dhe luftën, këta opangagjit dhe barinjtë, që po udhëheqin me shtetin dhe pushtetin!

Poshtë kosovarët!
Rroftë Kosova!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...