Home / Lajme / Zoti Ahmeti, kujt i shërben funksionari juaj në “TELEKOM”, shqiptarëve apo “xhepit” të tij!? A do t`i kërkoni llogari?

Zoti Ahmeti, kujt i shërben funksionari juaj në “TELEKOM”, shqiptarëve apo “xhepit” të tij!? A do t`i kërkoni llogari?

  12-09- 2018

 

Edhe pse shqiptarët e Maqedonisë janë shfrytëzues të rregullt të shërbimve të operatorit celular T-Mobile dhe operatorit fiks T-Home, ata shumë pak informohen për produketet e këtyre kompnaive, edhe pse janë pagues të rregullt të faturave për shfrytëzimin e shërbimeve nga këto dy kompani.

E gjithë kjo shumë lehtë mund të konstatohet nëse bënë një gjurmim nëpër salonet e këtyre kompanive ku nga 50 % e atyre që paguajn faturat mujore do të dëgjoshë të belbëzojnë në gjuhën shqipe.

Nga ana tjetër, këto dy kompani nuk e informojnë klientelën e tyre shqiptare as nëpërmjet mediave që shkruajn me gërma shqip. Nga këtu shqiptari mbetet i painformuar për produketet, risit, përparësit dhe aksionet e lira të këtyre dy kompanive, ndërsa media në gjuhën shqipe anashkalohet përball asaj në gjuhën maqedënase.

Nëse bënë një vështrim të mediave që shkruajn e transmetojnë lajme në gjuhën maqedonase do të vëreni se ata nga po këto dy kompani kanë reklame me të cilat e informëjnë qytetarin që njehë e flet vetëm maqedonishten se së shpejti do të ketë “celularë falës nëse e vazhdon kontratën, ose do të ketë lirime të internetit celular”.

Por, jo vetëm kaq, këto dy kompani me sa duket kanë “alergji” nga fjala shqipe dhe qytetari shqiptarë edhe pse duan që arkat dhe “thesaret” e tyre ti mbushin edhe nga parat e shqiptarëve.

Në gishta mund të numroshë ata që flasin shqip nëpër sallonet e shitjes të këtyre dy kompanive, e të mos flasim për instanca më të larta të punësimit kur përgjegjësit dhe rrogat janë të majme. Aty thuaj se shumë pak, apo fare hiç s’janë të përfaqësuar shqiptarët.

Nëse heqim një paralele midis institucioneve shtetërore të cilat e kanë për obligim që të kenë të punësuar 20 për qind shqiptarë, atëherë këto dy kompani që kanë klientelë thuaj se 50 % shqiptarë, ateherë të punësuar së paku duhet të kenë 35 %, ndërsa qytetarin dhe klientin e tyre duhet ta informojnë edhe nëpërmjet mediave në gjuhën shqipe, e jo të informohet vetëm se një pjesë e shfrytëzuesve, për arsye se krijohet diskriminim etnik.

A thua cili është interesi i këtij diskriminimi? Ndoshta ka nga ata prapa kuintave që interesin e tyre personale e vëndojnë mbi interesin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare!

Partai shqiptare në pushtet Bashkimi Demëkratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti edhe pse për vite të tëra ka pasur post të një funksionari të lartë në kompanin celulare T-Mobile, ai nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen edhe pse mu për këtë qëllim ai është emëruar aty me urdhër të Ahmetit dhe këshillit drejtues partiak.

E ky zyrtar i BDI-së së Ali Ahmetit me të marrë këtë post drejtues në vend se të realizojë misionin e tij për të cilin ishte caktuar, ai shfrytëzojë këtë post për interesat e tij perosnal.

Këtë nuk po e themi Ne, po, pikërishtë mediat në gjuhën maqedonase në të cilat bënë reklama të T-Mobile ky funksionarë i BDI-së. Ata për muaj të tërë në adresë të tij kanë lansuar lajme dhe informacione se po keqpërdorë parat e kësaj kompanie për interesa personale. Nga këtu mund të konkludohet, se partia e cila e ka emëruar këtë funksionar duhet edhe të kërkojë përgjegjësi nga ai. Kreu i BDI-së, Ahmeti urgjentishtë duhet të veprojë që ti mbetet besnik parimit për të cilin e ka “bekuar” këtë funkasionar të lartë në T-Mobile, e ajo është mbrojtja e interesit të përgjithshëm shqiptarw e jo aty perësnal.

Fundja vet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kohë më parë patë deklaruar se të gjithë funksionarët e tij që bëjnë mallverzime dhe shkelin parimin dhe interesat shqiptare, të “shënjestrohen” dhe të merren masa ndaj tij. Z. Ahmeti ja një shembull konkretë!

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...