Home / Lajme / Shoqëria Lëvizja kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjeve të 12 lëndëve të të burgosurve politik

Shoqëria Lëvizja kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjeve të 12 lëndëve të të burgosurve politik

Fillimi / Lajmet / Shoqëria Lëvizja kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjeve të 12 lëndëve të të burgosurve politik
Shoqëria Lëvizja kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjeve të 16 të burgosurve politik

 Sot, shoqëria Lëvizja ka dorëzuar 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen dhe mbytjen në tortura të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare. Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e veprimtarëve, Shaban Shalës,  Kadri Zekës, vëllezërve Gërvalla, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Ukshin Hoti, etj. Bislmi ka njoftuar se ndërkohë do të dorëzojnë dhjetëra lëndë të tjera për vrasjen e të burgosurve politik. Ai tha se shpreson që prokuroria t’i hetojë këto raste, në mënyrë që shoqëria ta ketë ndërgjegjen e qetë dhe populli ta dijë për fatin e tyre. Kurse Bajram Ajeti nga kjo shoqëri, tha se është detyrë e prokurorisë t’i ndriçojnë rastet dhe të zbardhen. Ai shtoi se mbase përgjegjësit për këto raste sot po shëtitën të lirë, por tha se sot nuk do të përmendë emra. Në këto lëndë hetimi që janë dërguar sot, janë rastet e 12 të burgosurve politik.

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...