Home / Lajme / Kurti: Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!

Kurti: Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka komentuar kërkimin e presidentit Hashim Thaçi që të takohet me presidentin rus Putin.

Kurti, për këtë e ka cituar një ish-bashkëluftëtar të Hashim Thaçit, i cili ka thënë se për mos me shku në burg Thaçi, kufirin e bjen deri në Vushtrri.

Madje, Kurti e ka quajtur Thaçin edhe si gjysmë president.

“Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: “Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!””, shkruan Albin Kurti në Facebook.

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...