Home / Lajme / Drenica nuk nenshtrohet

Drenica nuk nenshtrohet

Drenica nuk nenshtrohet

Muhamet Kelmendi

Krimineli Vucic, ish-bashkepunetori i fashistit Sllobodan Milloshevic, tash pas 18 vjeteve ia mesyni Drenices legjendare, per te shkelur edhe njehere ne token e lare me gjake.

E vrane dhe e djegen Drenicen heroike, e masakruan dhe e terorizuan kriminelet serbe ne lufte Drenicen tone legjendare dhe tash kryekrimineli Vucic deshi te perdhos edhe me shume, duke insistuar te futet me dhune ne Drenice.
Me kete kryekrimineli dhe vrasesi Vucic iu kthye vendit te krimit. Kishin perkatitur edhe forca cetnike per te intervenuar ne rast gjendjeje.
Nuk eshte hera e pare qe serbet dhe Serbia bene provokime te medha. Ato po bejen per cdo vit. Provokime ka patyr ne Gjakove, ne Lumthate, ne Krushe dhe tash se fundi edhe kryekrimineli Vucic ne Drenicen heroike dhe liridashese.
Por, Drenica tregoj se nuk ndalet. Nuk u ndal as Mushetishti, as Gjakova dhe tash as Drenica legjendare.
Krimineli Vucic u ndal.
Po nuk u ndale Hashim Thaci.
Qeveria kishte bere gabim pse dha leje kryekriminelit Vucic per te ardhur ne Kosove. Ndersa, gabimin me te rende e beri Presidenti, z.Thaci kur i kritikoi drenicasit pse e kane blllokuar rrugen.
“Kjo, tha Z.Thaci, nuk i sherbene paqes dhe ne kete gjendje as politikes dhe gjendjes aktuale ne vend”.
Mjafton kjo deklarate e z.Thaci per te verejtur ofendimin dhe denigrimin e kesaj ane te Kosoves, sikunder dhe te tere te reneve per lirine dhe per pavaresine e Kosoves. Deklarata nuk ka fare miral.
Dihet se Drenices dhe tere Kosoves iu be ne vitet 1998 dhe 1999, si dhe me heret, nga pushtimi, veprime te renda gjenocidiale. Ndaj popullit tone u be krim dhe gjenocid i permasave te gjera. U vrane femije, te rinje e te reja, pleqe dhe plaka. Per nje shekull nuk mbeti kush pa u torturuar.
Edhe sot, vetem mga lufta e fundit, kemi mbi 1670 veta te pagjetur dhe qe sigurisht jane te varrosur neper varre masive ne Serbi.
Asnje pergjegjesi penale nuk eshte dhene per krimet dhe masakrat ne mase.
Jane mbi 20 mije femera shqiptare te perdhunuara.
Demet shkojne ne miliarda, ndersa edhe sot shteti serb mbetet ne politiken e njejte gjenocidiane. Askush nga Serbia nuk i ka “ra pishman” per gjenocidit te bere ndaj popullit shqiptar.
Gjendja e tille, me te drejte, revoltoje popullin martire te Drenices legjendare dhe ata, si ne vitet heroike te kombit, gjate luftes per liri e pavaresi, dolen ne barrikada dhe e ndaluan kryekriminelin te kaloj neper token e lare me gjak.
Kjo ngjarje eshte mesim per institucionet e Kosoves.
Eshte mesim per popillin dhe per cdo kend qe mendon se shqiptaret i kane harruar dhunimet, vrasjet, masakrat , dhegjet dhe debimet masive jashte vendit.
Jo.
Shqiptaret harrojne per mikun dhe dashamirin, per ate qe ka sjellje humane dhe demokratike, qe ka moral etj., por jo per kryekriminelet dhe cetniket e Beogradit.
Ndaj tyre nuk ka lemoshe.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...