Home / Opinion / RRUGA DREJT BRUKSELIT !!!

RRUGA DREJT BRUKSELIT !!!

Fotografia e Medai Shaholli
Medai Shaholli

(rrëfejnë bulevardi )

Këta janë trimat e DUI-it që janë nisur rrugës për të kërkuar anëtarësimin e Severna Makedonisë, në strukturat euroatlantike, kështu ata kanë vendosur të bindin europën plakë në Bruksel me kryekomandantin Ali kapedanin e tmerrshëm të betejave të munguara, se “dërzhva” e tyre meriton të qëndrojë e barabartë mes vendeve tashmë anëtare të BE.

Ata e kanë marrë këtë mision si detyrë të shenjtë me një qëllim se shqiptarë po sakrifikojnë identitetin dhe emrin për hir të europës.
Grupin e trimave të dheut e shoqëron komandant Forina ( një ish oficir JNA, Kapetan Talati) që duket i menduar dhe i pasigurt për misionin që ka marrë dhe i treti me radhë është këshilltari skandaloz Grubi (i ashpri) që duket shumë entuziast dhe i vendosur, ndërsa të tjerë i ndjekin nga pas.

Rruga do jetë e gjatë dhe plotë rreziqe por kapedan Aliu ka vendosur të shkoj në Bruksel këtë herë jo si në kohën e ilegalitetit me shokët e “idealit”, (si njeriu i UDB-së) po këtë radhë me DUI-stët pa ideal e pa moral si servilë të bindur të pushtetit.

Nuk dihet nëse trimat e DUI-it dhe kapedan Aliu do të mbërrijnë një ditë shëndosh e mirë në Bruksel apo do të shpërndahen secili për “hesap” të vet për të bërë plaçkë apo duke u prostituar në bordellot e europës?!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...