Home / Opinion / E VËRTETA DUHET TË THUHET EDHE KUR SHUMËKUJT NUK I PËLQEN

E VËRTETA DUHET TË THUHET EDHE KUR SHUMËKUJT NUK I PËLQEN

 

 
Shkruan: Xhevat Bislimi
(Besimi në Zot-Perëndi dhe feja-religjioni nuk janë e njëjta gjë!)
Rrenjet e religjionit jane te frika e njeriut nga vdekja… Arma tmerruese e religjioneve eshte vdekja!

Kjo eshte arma e vetme qe ka ne dore secili religjion (sidomos religjionet monoteiste) me te cilen i “bindin”, i “disiplinojne” dhe i frikesojne njerezit e varfer, te paditur dhe te pafuqishem!… Ndersa vete religjionet (fete) jane instrument dhe arme e fuqishme ndihmese e shteteve, e pushteteve, e partive politike, e pushtueseve, e sundueseve-tiraneve dhe e te pasureve per shfrytezimin, sundimin, nenshtrimin, mashtrimin, poshterimin dhe roberimin e popujve te vegjel dhe shtresave te gjera popullore… Secili njeri qe ka dy berthama ne koke dhe qe di shkrim-lexim mund te mesoje dhe kuptoje rolin qe kishin krishterimi dhe islami (sidomos!) gjate historise dhe qe kane sot per perhapjen e erresires, mashtrimit, dhunes, perçarjes, konflikteve, terrorit… Prandaj, duhet bere qarte e prere dallimi ndermjet besimit ne Zot (ata qe besojne) dhe religjionit…

Kleri i ketyre religjioneve (prifterinj e hoxhallare) dhe faltoret e tyre (kisha e xhamia) zene vend ne listen e paraziteve dhe mashtrueseve me te medhenj te shoqerise njerezore…
Keto religjione monoteiste jane bere barre e rende (ndonjehere gure ne qafe!) sidomos per popullin shqiptar dhe Shqiperine e lodhur nga copetimi dhe perçarjet edhe partiake, etj. Permes ketyre religjioneve shtete dhe qarqe te caktuara po pengojne dhe kufizojne rende zhvillimin e mendjes, kultures, shkolles, shkences, ekonomise dhe shoqerise shqiptare pergjithesisht… Prandaj, kleri shqiptar atdhedashes, gjuhedashes, flamurdashes e kombdashes ka nje detyre te veshtire, por historike para vetes: religjioneve t’ua jap fytyren shqiptare (forma) dhe t’i vë ne sherbim te atdheut e te shqiptarise (permbajtja)…

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...