Home / Lajme / TANI E KA FJALËN POPULLI!

TANI E KA FJALËN POPULLI!

Sami Kurteshi

 

 

 

Kryeprokurori i shtetit, Kryeprokurori i PS Reshat Millaku dhe prokurorë të tjerë të kriminalizuar, nuk duhet të dorëhiqen, por të shkarkohen dhe të futen në burg! Aty e kanë vendin bashkë me shefat dhe urdhërdhënësit dhe shefat e tyre politikë, duke filluar nga kreu i krimit të organizuar politik e institucional Hasim Thaçi.

Këtë e bën vetëm Populli!

Jo më vetëm me votën që do t‘i vidhet, blihet e keqpërdoret, por me veprime konkrete, duke mbushur rrugët e sheshet e Kosovës deri në zhdukjen e krimit të organizuar institucional.

Prokurori Blakaj nuk duhet të kthehet në Kosovë dhe në pozitën e tij pa siguri fizike personale, profesionale dhe të familjrs. Këtë sot nuk ia garanton as Policia e Kosovës me kreun e saj thellësisht të kriminalizuar, sidomos nga shpura e Shpend Maxhunit, i cili pasi e kriminalizoi policinë, tani do ta kriminalizojë edhe AKI-në, me urdhër dhe udhëzime të Hashim Thaçit dhe bekimin e Ramush Haradinajt.

Siguri personale fizike per vete, familjen dhe punën e tij profesionale, nëse kjo është kërkesë e tij, Elez Blakajt mund t‘i ofrojë dhe garantojë vetëm populli dhe miqtë e tij të sinqertë, të sigurtë, të fortë, të vendosur dhe të guximshëm, amerikanë dhe britanikë.

Deri atëherë

KRYEPROKURORË ZHDUKUNI NGA FAQJA E DHEUT! NË BURG!

Zgjohu Popull! Në Shesh!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...