Home / Intervista / Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

 

Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton dhe kritikon veteranët fallco të UÇK-së. Këtu, ndër tjerash, koloneli Dilaver Goxhaj, (Shpëtim Golemi), akuzon njerëzit e pushtetit të cilët janë përgjegjës për prishjen e nderit të luftëtarit të vërtetë të UÇK-së.

Në këtë intervistë kemi emra dhe mbiemra të njerëzve të pushtetit, dhe të “komandantëve”, që u mundësuan të regjistrohen si Veteranë të luftës edhe njerëzve jomeritorë, shkruan MekuliPress.info

 

Më poshtë intervista e plotë:

 Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

MekuliPress: z.Dilaver, ju keni qenë pjestar i Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së. Besoj se jini në dijeni që ditët e fundit po flitet për një sasi të madhe veteranësh nga Shqipëria, disa mijëra. Është e vërtetë që  të kenë qenë kaq shumë vullnetarë nga shteti amë në luftën e Kosovës?

 

  1. Goxhaj: Po, e kam ndjekur këto ditë shtypin e Prishtinës ku bëhet fjalë për veteranët fallco nga Shqipëria. Gjatë këtyre tre viteve që janë bërë aplikimet, me moton: Kush të dojë të fitojë shpërblimin e veteranit të luftës, le të marri një nënshkrim nga një komandant dhe menjëherë merr shpërblim të përjetshëm, se është bërë deti kos. Kështu e kam kuptuar unë ligjin e miratuar nga Parlamenti Kosovës. Dhe këtë ligj e ka zbatuar me shumë pasion Komisioni Qeveritar i Kosovës për Verifikimin e Veteranëve me në krye padrejtësishtë z.Agim Çeku.

MekuliPress: Si ta kuptojmë këtë shprehje: Me në krye padrejtësishtë z.Agim Çeku?

  1. Goxhaj: Shumë e thjeshtë. Dihet që, fillimisht Qeveria e Kosovës emëroi kryetar të atij komisioni ish Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së e më pas ish- Ministrin e Mbrojtjes, z.Azem Syla. Por z.Azem, duke qenë shumë i ndërgjegshëm se gjatë gjithë kohës së luftës ka qenë vetëm disa ditë në Kosovë, nuk e linte morali dhe ndërgjegjia që ai të ishte verifikues i veteranëve, prandaj dhe dha dorëheqjen menjëherë. Atëherë qeveria emëroi z.Agim Çeku.

MekuliPress: Po ç’farë të keqe ka këtu? Agim Çeku ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, dhe është nomale që ky të jetë kryetar i këtij kmisioni shtetëror, apo jo?

D.Goxhaj; Që është më se normale që ish-Shfi i Shtabit të UÇK-së të jetë ai edhe kryetar i këtij komisioni qeveritar, këtë e kupton kushdo. Por duhet saktësuar, që duhet të jetë Shefi i vërtetë i SHP të UÇK-së. Dhe shefi i vërtetë i atij shtabi ka qenë z.Bislim Zyrapi prej majit të vitit 1998, dhe jo Agim Çeku. Agim Çeku ka qenë në luftë në Kosovë vetëm 45 ditët e fundit të asaj lufte, dhe porsa erdhi iu besua detyra e Shefit të Shtabit edhe pse nuk kishte qenë asnë ditë në luftë më herët. Këtë le ta shpjegojnë Hashim Thaçi me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Azem Sylën e Xhavit Haliti, pasi këta e kanë emëruar dhe askush tjetër.
Si rrjedhojë, Agim Çeku as mundi të njihte anëtarët e SHP e jo më nënrepërtin që ruante SHP. Ndërsa Bislim Zyrapi i njihte pothuaj me emër e mbiemër çdo luftëtar të UÇK-së, madje dh vullnetarët që erdhën nga diaspora Shqiptare e që sulmuan nga territori i Republikës së Shqipërisë, pasi është Bislimi ai që i organizoi e i komandoi ata në operacionin “Shigjeta”, bashkë me Fatmir Limajn dhe jo Agim Çeku. Nëse do ta kryesonte Bislim Zyrapi atë Komision Qeveritar, jam më se i sigurtë se asnjë komandant dallaverexhi nuk do të mund të guxonte të jepte lista të rreme. Pyeteni Agim Çkun vetëm për emërat e gjithë komandantëve të brigadave të UÇK-së, dhe po ua tha edhe sot, plaça unë, e jo më të verifikoi gjithë ftëtarët e UÇK-së e aq më shumë ata nga Shqipëria dhe diaspora. Madje, jam po aq i sigurtë që z.Agim Çeku nuk di dhe sa brigade kishte UÇK-ja, e jo më se sa ushtarë kishte ajo.

MekuliPress: Po me sa thuhet në ato lista janë me mijëra nga shteti amë, a është e vërtetë kjo?

D Goxhaj: Shqipëria, e gjithë si popull, e ndihmoi luftën çlirimtare në Kosovë. Por si popull, ama, të kuptohemi drejtë, dhe jo si institucione shtetërorë, duke përjashtuar disa individë me funksione shtetërore, por edhe ata me nismën e tyre dhe jo me miratim të institucioneve shtetërore. Parë në këtë aspekt, janë me mijëra shqiptarë dhe familje shqiptare nga këtej kufirit që e kanë ndihmuar UÇK-në, veçanërisht personeli mjekësor i Spitalit Ushtarak në Tiranë. Dhe jam i sigurtë se asnjë mjek i atij spitali, që shpëtuan 809 të plagosur rëndë dhe vetëm një luftëtar nuk mundën ta shpëtonin, nuk është pajisur me çrtifikatën e veteranit. Por, nëse do të flasim për luftëtarë të vërtetë që e meritojnë shpërblimin e veteranit të UÇK-së, për mendimin tim, duhet ta meritojnë vetëm ata që vunë kokën në rrezik, ata që morën pjesë në luftime dhe ata që komanduan ato luftime. Dhe ata janë aspak më shumë se 150-155 vetë, përfshi këtu edhe dëshmorët nga radhët e tyre. Çfarë janë mbi këtë shifër, të cilën unë ia kam dërguar si Komisionit të Agim Çeku, ashtu edhe Presidentit të Kosovës, por edhe Prokurorisë së Prishtinës, nuk kanë të drejtën morale ta gëzojnë atë lloj pensioni. Vetëm ai që u angazhua në luftë me trup e me armë e jo pse pat veshur uniformën, vetëm ai është veteran. Të tjerët janë kontribues, të cilët edhe mund të dekorohen, edhe mund t’u jepet ndonjë shpërblim, por kurrën e kurrës t’u lidhet pension i përjetshëm, njësoj si ata që mund edhe të ishin sot dëshmorë.

MekuliPress: Sipas jush, kush e mban përgjegjësinë për këtë katraurë lidhur me shifrat e tejfryra të veteranëve?

  1. Goxhaj: Së pari, përgjegjësi ka Agim Çeku dhe pas tij gjihë ai komision, ndaj të cilëve duhet dhënë ndëshkimi që të dëmshpërblejnë arkën e shtetit. Por përgjgjësi ligjore mbajnë të gjithë ata komandantë formacionesh që kanë dhënë vërtetim të rremë për veteranë të pa qenë. Qoftë edhe një të tillë të ket dhënë, këta komandantë duhet të ndëshkohen me heqje lirie, sepse e kanë bërë fajin me ndërgjegje. Por duhen ndëshkuar edhe hartuesit e atij ligji, që kanë krijuar qëllimisht hapësira të tilla në ligj, duke iu hequr e drejta për të punuar në të ardhmen në asnjë strukturë shtetërore. Ndërsa të gjithë ata që e kanë përfituar padrejtësishtë atë pension, a shpërblim, si me thënë, duhet t’ia rikthenë arkës së Qeverisë së Kosovës një më një, sepse janë ata që i kanë shtyrë komandantët në këtë mashtrim. Këto janë për mua zgjidhjet, dhe s’ka pse të sorrollaten më shumë. Vetëm ai që u rreshtua në formacione në vijën e luftimit, vetëm ai është veteran i vërtetë, të tjërët janë kontribues. Nuk duhet lejuar të bëhet barazim vlerash. Jo më kot Abraham linkoln ka thënë: “Kur lapsin e kap injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhëtari, vendi kthehet në një xhungël ku s’mund të jetojnë njerëzit”. Në rastin tonë, lapsin për vërtetimet që janë lëshuar, e kanë pas në dorë injorantët, ndaj dhe është bërë një xhungël me ato pensione.

MekuliPress: Faleminderit z. Goxhaj!

Goxhaj: Ju lutem!

Tiranë, 18.8.2018

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...