Home / Opinion / Betejën e arsyeshme të ideve demokratike bëjeni brenda Vetëvendosjes!

Betejën e arsyeshme të ideve demokratike bëjeni brenda Vetëvendosjes!

Fotografia e Avdi Ibrahimi
Avdi Ibrahimi

Ditar
Shkruan: Avdi Ibrahimi

Çfarë zhurme ngjau këtyre ditëve në RTV, në shtypin gazetarisë e portaleve kinse informative, dhe në rrjetët sociale, për ca mospajtime që ndodhën nga individ të caktuar në kuadër të LVV! Në vend të një informate kryesisht normale të shfaqej në mediat elektronike sa për të njohur opininonin për ca mospajtime ideore në kreun e Vetëvendosjes, në vend se të shprehej një keqardhje për arrestimin e padrejtë të deputetëve të këtij subjekti politik, vërshuan shkrime, intervista që më shumë janë dizinformata sesa informata, njëkohësisht në vend se të shprehej një keqardhje për fjalorin ofendues të Aidës ndaj kolegut të tij Albinit! E gjithë propaganda u orientua pro e kundra se çfarë po ndodhë në Vetëvendosje???!!! Edhe pse kjo ishte një punë e brendshme që betejen e ideve demokratike mund ta bënin bashkë me njeri tjetrin në bazën e partisë ku kanë fituar votëbesimin e antarësisë së gjërë.

Kështu sikur u harruan tërësisht problemet politike dhe ekonomike që ka Kosova!
Kur hyn të vallëzosh në lojën politike duhet të mendosh dhe duhet ditur të vallëzosh, njëherit t’u mbetësh besnikë atyre që të kanë dhënë votbesimin, se aty ka gjithfarë lojrash, por edhe në këso lojrash duhet zgjedhur fjalët publike nga ku tregon eduketen dhe vlerën njerëzore që ke, por loja intriguese dhe ofenduese ndaj Albinit ideologut të LVV, që lufton për ideale kombëtare është e pafalshme ngase ai ende ndodhet në paraburgim.
Visari në intervistën dhënë KTV-së në “Rubikon”, i ishin ngatërruar fijet si politikan dhe si njeri, ai vuri kushte për të mbetur në LVV, duhet pranoheshin idetë që të mos kandidoj Albini për kryetar ishte kjo një kërkesë e Dardanit, i cil disa ditë më vonë dha intervisten e tij në RTV-Klan Kosova në “Zona B”, me Baton Haxhiun, ndër të tjera e demantoi atë që tha Visari kryetari i LVV, ditë më pare, se askush nuk mundet me ndalu Albinin me kandidu për kryetar në zgjedhjet që po afrohen. Pra, janë këta njerëz që u ngritën lartë në majat e Vetëvendosjes nga ana e Albinit, kurse sot për qëllime karrieriste shantazhonin se do të largohen nga Vetvendosja nëse nuk përkrahen idet e tyre, për çka ende askush nuk di nga opinioni se cilat janë idet e tyre?! Mendoj se asgjë për t’u habitur, Dardani dhe ndonjë si ky sikur janë ngopur me njerëzit e vetë, që ishin burim frymëzimi për të jetuar jetën e dinjitetshme në atdhe, është ngopur nga jetë e heronjëve dhe heroinave shqiptare, është ngopur nga trimat aktivist që po japin gjithçka nga vetja e tyre për ideale njerëzore që populli të jetojë në liri e paqe ndërvllazërore. Ideja për bashkim kombëtar për të sikur ishte folklorizëm e çka e çka tjetër u shpreh në TV-KLAN KOSOVA???!!! Është hidhur të trilloj tragjedin personale e të linçuarit, ngase ai e din se nuk ka atë autoritetin në Vedvendosje karshi Albinit që është truri i Lëvizjës dhe përtej saj, ndaj nga sofra ku kanë ngrënë bukë së bashku me Albinin, përderisa ai po mbahet padrejtësisht në burg e gjuajnë me gurë për qellime karrieriste?! Duhet thënë se është apsurd të flitet publikisht për njëfarë koncepti metodologjik, kur për këtë ka mundur të bisedojnë mbrenda partisë e cila veç ka avancur në drejtim të punës metodologjike kaherë! Ndërsa beteja e ideve të arsyeshme demokratike është mir të zhvillohet mbrenda forumeve më të larta në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvedosje, atëherë është gjithçka në rregull dhe vazhdoni përpara duke u pajtuar dhe mirëkuptuar me njëri tjetrin, në mënyrë që të tregoni nëse vërtet jeni për ndryshim ku aktivistët, antarësia dhe mbështetësit ja kanë dhënë votbesimin të mos ngelen të tradhtuar!

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...