Home / Lajme / TË HETOHET VEPRIMTARIA KRIMINALE E KOMPANISË EVN MAQEDONI

TË HETOHET VEPRIMTARIA KRIMINALE E KOMPANISË EVN MAQEDONI

Fotografia e Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

 

Shpërndajeni, se kjo është vrima e zezë e harraçit që paguajmë të gjithë ne, ky është bastioni i pasurimit kriminal të bandave të VMRO-së dhe shërbimit sekret rus në Maqedoni!

 

EVN Maqedoni është kompani private për distribuim dhe fuгnizim me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë.

Si kompani me besueshmëri të ulët tek konsumatorët, shërbime të dobëta, keqpërdorime dhe veprimtari të dyshimta e kriminale, në të gjitha shtetet ku e ka pasur të shtrirë veprimtarinë e saj është dëbuar si kompani e padëshirueshme, sidomos nga shteti fqinj Bullgaria para disa viteve.

Kjo kompani në tregun e Maqedonisë ka depërtuar përmes marrëveshjeve të dyshimta me qarqet politike vendëse, segmente të pushtetit të mëparshëm, të dyshuara edhe për korrupsion dhe krime të tjera.

Kjo kompani një kohë të gjatë në Maqedoni shërben si instrument i pushtetit, përkatësisht i disa qarqeve politike e partiake për ndëshkimin e qytetarëve (konsumatorëve) të cilët i konsiderojnë si kundërshtarë të tyre politik.

Prokuroria Speciale Publike duhet të ndërmerr masa urgjente për hetimin e veprimtarive të paligjshme të kësaj kompanie dhe keqpërdorimeve të detyrës zyrtare nga disa të punësuar sidomos në njësinë e kësaj kompanie në Tetovë.

Dosje me raste konkrete për shkeljet e rënda të të drejtave të qytetarëve nga kjo kompani dhe disa të punësuar të saj janë dorëzuar edhe në disa institucione ndërkombëtare kompetente, nga të cilat pritet që të ushtrojnë presion mbi qeverinë e Maqedonisë, për kontrollimin e plotë të veprimtarisë së kësaj kompanie, me qëllim të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, kontrollin e çmimeve, si dhe eliminimin e konkurrencën në tregun elektroenergjetik të vendit.

(13 gusht 2018)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...