Home / Të ndryshme / KUSH JE TI QË ME TREGON, SE SI TA DUA KOSOVËN?

KUSH JE TI QË ME TREGON, SE SI TA DUA KOSOVËN?

Tash kur po ju hargjohën Argumentët kundërshtarve politik, po të quajn “Patriot i Facebookut”, por harrojn horrat që kurrë në jetën e tyre nuk sakrifikuan asgjë për Kosovën, madje as luftën Çlirimtare nuk e mbeshtetën!

Kur të shohin në ballë të organizimëve (protestave) të quajn militant partie, kurse vet janë paterica të pushtetit, që duke qenë Militant i partis në pushtet, janë punësuar kudo pa i plotësuar kriteriet e atij vendi të punës, janë ledhatuar nga pushteti në çfar do forme, dhe iu duket vetja Patriot i vertetë?!
Para luftës, të ledhatuarit e pushtetit i kemi quajtur “Shpiuna”! E di që ky cilësim nuk vlen bash edhe për ditët e sotit, por të bëhëmi realist, dallimi i vetëm i pushtetit të sotëm shqipfolës me atë të regjimit Titist e Milloshevicist ishte se, Serbët na vranin, kurse këta shqipfolësit tanë po na e pijn gjakun çdo ditë ngapak!
Pra të ledhatuarit e pushetit të sotëm nuk janë Shpiuna, por Tradhëtar!

Tipat kanë harruar që janë Shqiptar duke u shtirrur si të “moderuar”!
Kanë harruar që Shqiptari në radhë të parë e ka Atdheun dhe interesat Kombëtare, pastaj vjen Familja, komoditeti, pasuria e tej..
Shqiptarët nuk kanë patur kohë me qenë të moderuar, ngase gjithmonë kanë qenë të shtypur (pos Shpiunave që kanë patur komoditet).

Respekt për secilin që ka kontribuar në forma të ndryshme për çeshtjen Kombëtare, por ju nuk keni të drejtë të na e mbyllni gojën neve (gjeneratës të re) që nuk kemi pas ende rast me tregu vetën!
Prandaj krenohu me sakrificën tënde, mos u bë puthadorë i asnjë pushtetit, i cili nuk vepron në interes të çeshtjes tonë të përbashkët, sepse bëhësh Tradhëtar i idealit.

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...