Home / Histori / 75 VJTORI i Brigadës I Sulmuese Partizane

75 VJTORI i Brigadës I Sulmuese Partizane

 

Dilaver Goxhaj

Në 15 gusht të këtij viti mbushen 75 vite nga krijimi i Brigadës parë Sulmuese Partizane, Heroinë e Popullit. Komandant i kësaj Brigade ka qenë një nga personalitetet më të spikatura të luftës dhe të paqes, Mehmet Shehu, dhe komisar Tuk Jakova. Kujtojmë sot atë Brigadë, e cila i dha asaj lufte çlirimtare 371 dëshmorë. Nga kuadrot dhe dëshmorët e saj 14 prej tyre janë dekoruar me Titullin “Hero i Popullit”. Mehmet Shehu, Tuk Jakova, Hekuran Pobrati, Muhamet Prodani, Vehbi Hoxha, Ndreko Rino, Gjeli Argjiri, Xheladin Beqiri (dëshmor), Inajete Dumi (dëshmore), Abdyl Elmazi ( dëshmor), Estref Osoja (dëshmor), Fejzi Micoli ( dëshmor), Gjok Doçi ( dëshmor), Myslym Shyri ( dëshmor).
Kujtojmë sot ata dëshmorë dhe heroizmin e asaj Brigade në një kohë kur Shqipëria është mpirë në një atmosferë shtypëse plot vese. Një etje për përfitime pa madhështi rëndon mbi mendimin e shqiptarëve, i cili pengon çdo lloj veprimi atdhetar shtetëror dhe individual. E përkujtojmë këtë Brigadë Heroinë e Popullit në një kohë ku shoqëria jonë po vdes e helmuar në egoizmin e saj të drojtur dhe të poshtër, ku forcat njerëzore humbasin kot, pa shpresë, pa një reze gëzimi; shumica e njerëzv që kanë mbetur në Shqipëri janë ndarë njeri nga tjetri, nuk e njohin njeri-tjetrin. Shoqëria jonë po mbytet, prandaj dhe ka hequr dorë nga përkujtimet e ngjarjve të historisë më të lavdishme të saj, nga Lufta Nacional-Çlirimtare.
Le të jetë ky shkrim një dritare, ku të lemë të hyjë era e lirisë për të thithur frymën e heronjve partizanë; le të nxisi sadopak grumbullimin e shpirtrave të mëdhenj që vuajnë për të mirën e shoqërisë sonë. Të tillë jetëshkrime për fornacionet partizane dhe për heronjtë e shkëlqyer të asaj lufte nuk i drejtohen kryelartësisë së ambiciozëve; ato i kushtohen fatkqësive. Atyre që vuajnë le t’u japim balsamin e dhimbjes së shenjtë.
Në krye të këtij legjioni heronjsh, le t’i japim vendin e parë komandantit të Brigadës së Parë partizane, Mehmet Shehut. Ai ka qenë pjesmarrës në radhët e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës I Sulmuese, komandant i Divizionit I Sulmues gjatë luftës sonë nacional-çlirimtare, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore, Ministër i Brendshëm, Ministër i Mbrojtjes, 27 vite Kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë dhe antar i Byrosë Politike të PPSH.
Brigada I Sulmuese
Brigada I Sulmuese u krijia një muaj pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare, i cili u krijua më 10 korrik 1943. Shtabi i Përgjithshëm, me komandant Spiro Moisiu dhe komisar Enver Hoxha, ishte organi më i lartë ushtarak udhëhqës i Luftës dhe i Ushtrisë. Në Kongrsin Përmetit Enver Hoxha u zgjodh Komandant i Përgjithshëm.
Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm lufta e armatosur e popullit shqiptar hyri në një etapë të re zhvillimi, në atë të kryengritjes së përgjithshme të armatosur popullore. Si rrjedhojë, udhëheqja strategjike e forcave të armatosura u ngrit në një shkallë më të lartë, u hodhën themelet e Ushtrisë së rregullt Popullore Shqiptare. Duke u shndërruar nga ushtri partizane në një ushtri të rregullt popullore, ajo do të kryente detyra të mëdha strategjike: çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë dhe të siguronte ndërtimin e një Shqipërie demokratike.
Brigada I ishte i pari formacion i madh i kësaj ushtrie të rregullt. Br1S nuk isht një repart krahine e qarku, siç ishin çetat, batalionet dhe grupet partizane. Ajo ishte një njësi luftarake në dorë të SHP, e cila lëvizte dhe manovronte në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku të paraqitej nevoja. Udhëzimi për krijimin e Br1S u lëshua nga KQPKSH më 20 qershor 1943, ku delte qartë pikësynimi: “Formimi i Brigadës I si dhe formimi i batalioneve ngjall dhe forcon besimin në zhvillimin e luftës sonë drejt kryengritjes së përgjithshme. Në Brigadën I dhe në batalionet e zonave të ndryshme, populli do të shohë bërthamën e shëndoshë e të sigurtë të Ushtrisë Nacionalçlirimtar Partizane Vullnetare Shqiptare…Brigada do të ketë luftëtarë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe karakterin e një ushtrie të rregullt” (Dok. Krysore te PPSH,vëll.1,bot,2, 1971, f.175-176)
Si vend për grumbullimin e partizanëve dhe për organizimin e Br1S u caktua fusha e Makërzës, në Vithkuq, i cili ndodhet rreth 20 km në jugperëndim të Korçës; dhe inaugurimi i saj u bë në 15 gusht 1944. Të 556 partizanët e saj u ndanë: në 4 batalione pushkatare me rreth 120 veta secili, në një kompani murtajash, në një kompani kundërtankesh dhe në një bateri artilrie; çdo batalion përbëhej prej tri kompani, çdo kompani prej katër skuadrash. (Krijimi i strukturës së togave në çdo kompani ndodh në muajin shtator 1944, me udhëzim të SHP). Flamurin luftarak Brigadës ia dorëzoi Spiro Moisiu, Komandanti i SHP. Betimin në emër të partizanëve e bëri Komandanti i Brigadës, Mehmet Shehu. Enver Hoxha përshëndeti në emër të PKSH dhe të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NÇl.
-VIJON-

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...